VIDEO/ Alex Del Piero e merr në pyetje, Bellingham habitet dhe bllokohet: Nuk e di pse jam këtu

VIDEO/ Alex Del Piero e merr në pyetje, Bellingham habitet dhe bllokohet: Nuk e di pse jam këtu

Del Piero dhe Bellingham

Real Madrid fitoi me përmbysje 2-1 kundër Bayern Munich dhe është finalisti i Champions League, duke rivalizuar me Dortmund mbrëmjen e 1 qershorit në Londër.

Jude Bellingham dhe Alessandro Del Piero ishin pranë njëri-tjetrit, me legjendën e Juves dhe Italisë që e intervistoi anglezin. Një komunikim i shkurtër dhe i bukur mes talentit të Ancelottit dhe ish-kampionit të Juventusit, tashmë komentator i “CBS Sports”.

Anglezi dukej pothuajse i befasuar që ishte dërguar në zonën mikse të stadiumit për intervistat pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Nuk dinte çfarë të thoshte, ishte shumë i emocionuar.  Fillimisht komplimentoi Del Pieron për pamjen e tij, më pas tha me shumë sinqeritet: “Nuk e di pse më kanë dërguar këtu për intervista, nuk kam fjalë”.

Duke kapërcyer sikletin, mes të qeshurave dhe argëtimit, Bellingham komentoi emocionin e tij për finalen e “Wembley”, që sapo kishte siguruar: “Nuk e besoj, të jem i sinqertë. Jam mirënjohës që jam pjesë e këtij ekipi, një grupi me luftëtarë që nuk dorëzohen kurrë. Unë nuk jam mësuar me të tilla përmbysje dramatike, të tjerët po. Ata janë më me përvojë, për mua është hera e parë në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha ai.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Asnjë pastori i vërtetë nuk do e legjitimonte 'martesën' e së njëjtës gjini, Akil Pano: Surrogacia po sponsorizohet nga pronarët e spitaleve privatë

Asnjë pastori i vërtetë nuk do e legjitimonte 'martesën' e së njëjtës gjini, Akil Pano: Surrogacia po sponsorizohet nga pronarët e spitaleve privatë