'Ditari i Ana Frank' - Dëshmia e adoleshentes hebreje vjen për herë të parë në teatër

Të ftuar në Rreze Dielli në Report TV regjizorja Armela Demaj dhe aktori Myzafer Zifla

“Ditari i Ana Frank” pati premierën e tij në 15 nëntor në Teatrin e Metropolit në Tiranë dhe do të vijojë çdo fundjavë deri në datë 9 dhjetor. Bëhet fjalë për një nga veprat më të lexuara në botë dhe të përkthyera në dhjetra gjuhë që bazohet në rrëfimin e vërtetë të 13 vjeçares Ana Frank mbi historinë e familjes së saj hebreje në përpjekjet për ti shpëtuar holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vepra e shkruar nga dy autorët në Frances Goodrich dhe Albert Hackett sjell për publikun një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore jo si një qasje klasike, historike por e ndërthurur edhe me realizimin magjik, me atë se çfarë ndodh realisht me hebrenjtë.