Receta e ditës - Musaka me thjerrëza e perime dhe omletë me salçiçe dhe domate + sallatë me panxhar dhe mollë / Pjesa e dytë

13 Nëntor 2018, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2018-11-13 15:42:06

Receta e dytë: Sallatë me panxhar dhe mollë

Përbërësit:

2 -3 panxharë të zier

1-2 mollë jeshile

1 qepë e kuqe

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle uthull

Kripë dhe piper i zi

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë kafe mustardë

Një majë luge mjalt

50 gr bajame   

Përgatitja:         

Lajmë dhe i vendosim panxharët në një tenxhere me ujë dhe i lëmë të ziejnë për 40 minuta. I kalojmë në ujë të ftohtë dh i qërojmë panxharët. Më pas i presim në kubikë mesatarë me brinjë 2 cm. i vendosim në një tas. Qërojmë mollët dhe i presim në kubikë 2 cm. i bashkojmë në një tas me panxharët.

Në një tas vendosim shumë pak hudhër, 1 lugë e gjysëm uthull, vaj ulliri, kripë, piper, mustardë, dhe pak mjalt. Marinojmë panxharin dhe mollët dhe në fund e shërbejmë duke e zbukuruar me bajame.