Receta e ditës - Tartë me gjizë e domate dhe supë me krem karrote dhe patate/ Pjesa e parë

19 Korrik 2018, 15:41

Receta e parë : Tartë me gjizë dhe domate

Përbërësit për brumin e  një pete Brise

200 gr miell

100 gr gjalp i ftohtë

70 ml ujë

Petën  Brise mund të zgjidhni edhe ta blini

Përbërësit për mbushjen

400 gr gjizë pa kripë ose (Rikota)

100 ml pana

2 kokrra vezë

40 gr parmixhan i grirë hollë

200 gr domate qershi

30 gr ullinj të zi

Borzilok

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja : 

Miellin e vendosim në tavolinë. Shtojmë në të gjalpin e ftohtë të prerë në kubikë deri san a formohet një masë e thërrmuar. Shtojmë pak nga pak ujin dhe formohet një brum i plotë. E mbështjellim me celefon dhe evendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga frigoriferi dhe me ndihmën e okllahisë dhe pak spërkatje me miell hapim një petë me diametër 25 cm dhe trashësi rreth 2-3mm.

Vendosim petën në një tepsi ku më parë kemi shtruar letër pjekje. E shpojmë bazën e saj me pirun me qëllim që të mos fryhet. Në një tas vendosim vezët, gjizën, panan, parmixhanon , kripën , piperin dhe borzilokun e copëtuar. I përziejmë mirë dhe e shtojmë atë në tepsinë ku kemi shtruar petën. Nivelojmë gjizën dhe pasi domateve i bëjmë një prerje kryq në majë, i vendosim ato të shpërndara në tepsi. Në hapësirat boshe vendosim disa gjysma ullinjsh. Vendosim tartën në furrë në temperaturë 200ºC për 20 minuta.