Receta e ditës - Tavë me domate e pulë dhe kastraveca të mbushur me krem djathi / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Kastraveca të mbushur me krem, djath dhe domate

Përbërësit ( për 1 kastravec, 1 porcion) :

1 kastravec i vogël

80 gr krem djathi ose gjizë pa  kripë

1 lugë çaji fara luledielli

3 domate qershi

Kripë dhe piper

Borzilok

Përgatitja :

Lajmë dhe thajmë kastravecin. E presim atë horizontalisht për së gjati në 2 pjesë të barabarta.

Me ndihmën e një luge të vogël pastrojmë farat e kastravecit. Vendosim faat e lulediellit në një tigan pa yndyrë dhe i skuqim ato deri sa të zverdhen.Presim domatet qershi në kubikë të vegjël duke larguar farat. Në një tas vendosim gjizë ose krem djathi. Shtojmë në të domatet në kubikë, farat e lulediellit, pak kripë dhe piper të zi. Mbushim hapësirat që pastruam nga farat . Grijmë pak borzilok sipër dhe i shërbejmë në vend të sallatës.