Receta e ditës - Turli me mish viçi dhe patate me kos dhe hudhra / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Patate të skuqura me kos dhe hudhra

Përbërësit : 

1 kg patate

800 gr kos

Vaj për skuqje

 5 thlpinj hudhër

2 lugë gjelle uthull të bardhë

Kripë

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i presim ato në rrota  me trashësi 4-5 mm. i kalojmë në vajin e nxehtë në tigan dhe i skuqim deri në zverdhje të artë.

Ndërkohë trazojmë kosin me hudhra të shtypura e kripë. Largojmë patatet dhe i vendosim në një tepsi . sipër tyre vendosim një shtresë kos. Kështu vazhdojmë sërish një shtresë patate dhe një shtresë kos. I shërbejmë me sallatën që dëshironi.