Kronikë
-
Bashkim Haxhia i akuzuar për pistoletën pa lejë kërkon lirimin nga qelia dhe mbylljen në “arrest shtëpie”
18 Shtator 2019, 13:21 -
Me foton e Enver Hoxhës! Zyrtari i Bashkisë Gjirokastër: E dua më shumë se ty, po ik së më prish punë! Reagon Golemi: Jo luftë klasash (VD)
18 Shtator 2019, 12:48Drejtori i Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist. Në lidhje me këtë ka ardhur edhe një reagim nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi duke iu përgjigjur PD së Gjirokastrës. Golemi ka thënë se tashmë jemi në demokraci dhe nuk mund të kthehemi pas e të bëjmë luftë klasash edhe pse në mesin tonë ka ende persona që kanë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha.
-
Merr fund debati/ E vërteta e Silicon Mix sipas KLSH: Ministria dhe AKU gabuan
18 Shtator 2019, 12:32Zbardhen konkluzionet e auditit të KLSH për përdorimin e plehut Silicon Mix, AKU-ja e bllokoi produktin, më pas e lejoi me ndërhyrjen e ministrisë
-
Testi fizik për tu pranuar në polici, 1040 kandidatë 'vëzhgohen' nga Lleshaj (VIDEO)
18 Shtator 2019, 12:34Aplikantët që do të marrin pikët e mjaftueshme pas dy testeve të para, atij me shkrim dhe fizik, do të zhvillojnë në ditët e ardhshme testin psikologjik.
-
Pjesë e grupit të Bajrave/ Ish-rekordmeni i mundjes Elis Guri dështon në tentativën e radhës për të dalë nga burgu
18 Shtator 2019, 12:35Elis Guri u arrestua nga prokuroria si pjesë e grupit Bajri në zonën e Shkodrës.
-
'Pse publikon mesazhet'? Rama tregon arsyen dhe jep një këshillë për të gjithë
18 Shtator 2019, 12:08Rama thotë se edhe kush i shkruan atij apo edhe ministrave, nuk mbetet fillikat siç ndodhte deri dje.
-
Thyenin xhama dhe vidhnin kuletat në makinat e parkuara të Liqeni i Farkës/ Pranga të riut, në kërkim shoku i tij
18 Shtator 2019, 11:45Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë autorë të vjedhjeve të objekteve brenda automjeteve që qëndronin të parkuara në zonën e Liqenit të thatë.
-
Skandali seksual në Universitetin e Elbasanit/ Pezullohet pedagogu abuzues! Rektorati: Distancohemi nga sjellja e ulët
18 Shtator 2019, 11:30Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” ka pezulluar nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
-
Vrasja e Altin Balliut/ Rrëfehet shoku i autorit: I vuri para të tre, me pistoletë në dorë
18 Shtator 2019, 11:01Olger Mustafa, njeriu që ekzekutoi në Korçë me katër plumba të riun Altin Balliu, ka shumë gjasa që të jetë ndihmuar për tu larguar nga vendi i krimit nga një shoku i tij, i përfshirë në këtë ngjarje teksa sheri mes të rinjve zhvillohej fizikisht.
-
Krimet e Rënda kërkojnë zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri
18 Shtator 2019, 11:03Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri.
-
Atentati ndaj Bledar Muçës e Florenc Çapjas/ Prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj
18 Shtator 2019, 10:43Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj, njeriun që dyshohet nga grupi i hetimit se lëshoi dy breshëri automatiku në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, dy anëtarë të grupit “Çapja” në këtë qytet.
-
Durrës- Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës, pranga 28-vjeçarit
18 Shtator 2019, 10:09Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrotull në Durrës. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip Peugot, E.C., 28 vjeç, banues në Durrës,i cili ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonte viktima R.Ç., 32 vjeç.
-
Elbasan/ Dy punëtorë bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërpriten punimet në përroin e Zaranikës (VIDEO)
18 Shtator 2019, 09:48Dy punëtorë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishin duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan ditën e dielë, gjatë punimeve të firmës ‘Bajrami N’, që po kryen për rehabilitimin e përroit të Zaranikës.
-
Sherr në lokal në orët e para të mëngjesit, qëllohet me armë vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës
18 Shtator 2019, 09:48Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, Vangjel Alla është plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në rrethana ende të paqarta.
-
KLSH zbulon abuzimet/ Ish-drejtori i AKU harxhoi karburant duke qëndruar në zyrë
18 Shtator 2019, 07:46Ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, sipas një kontrolli të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë financiare të AKU, ka shpenzuar karburant me makinën e tij, në një kohë që rezulton të ishte në zyrë. Sipas raportit, në 14 raste, ish-drejtori i AKU-së në vitin 2017, ka qenë prezent në institucione, ndërkohë që në autorizimet e shërbimit përshkruhet sikur ka qenë në lëvizje.
-
Mos u gënjeni nga mëngjesi, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme
18 Shtator 2019, 07:21Dita sot në vendin tonë nis e kthjellët dhe e tillë do të vijojë deri në fund të saj falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Mëngjeset mbeten të freskëta me vlera të temperaturave minimale nga 11 deri në 18ºC, ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat nga 31 deri në 34ºC.
-
E rëndë në Francë! Gruaja nga Kosova gjendet e masakruar në shtrat, bashkëshorti në gjendje shoku
17 Shtator 2019, 23:15Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur të vdekur në shtrat dhe të mbuluar nga gjaku. Bashkëshorti i të vrarës e ka gjetur atë të vdekur të martën në mëngjes, raportojnë mediat në Francë. dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
-
Arrestohet vëllai i sekretarit të PD në Elbasan, pedagogu me makinë luksoze i kërkoi seks dhe dhurata studentes për provimet (VD)
17 Shtator 2019, 21:54Në videon e publikuar pedagogu Denis Himçi shfaqet me një makinë luksoze tip 'Audi', ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.
-
Maunja përplas rëndë 50-vjeçaren në Elbasan, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
17 Shtator 2019, 21:46Pas aksidentit drejtuesi i maunes është larguar së bashku më automjetin. Ndërkohë 50-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.
-
EKSKLUZIVE/ Lajden Kadilli, kush është 'Lypeni' që nuk kapet dot nga policia, në kërkim për tentativë vrasje në kryeqytet
17 Shtator 2019, 20:21Dosja e plotë/ Njeriu që prej gjashtë vite kryen krime dhe nuk kapet nga policia.Tjetër masë arresti nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë në dëm të Gentian Rrahmanit.
