-
Dy vendime të KLGJ-së rrezikojnë t’u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së
Dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Si për rastin e një gjyqtareje të Apelit të Tiranës, për të cilën ishte kërkuar shkarkimi, ashtu dhe më pas për dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës, për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore, KLGJ-ja ka vendosur pezullimin e procedimit disiplinor, me arsyetimin se duhej pritur vendimi i formës së prerë nga organet e Vettingut.
29 Tetor 2021, 21:04 -
Shifra të frikshme/ Sot 12 humbje jete nga COVID-i dhe 616 raste të reja! 16 pacientë të shtruar në gjendje të rëndë
Kjo e marrë ka sjellë një rritje të frikshme të numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, gjatë 24 orwt të fundit. 12 persona kanë humbur sot betejën me këtë virus, një shifër kjo shumë e lartë që nuk ishte regjistruar prej ditësh. Ndërkohë mbeten në nivele të larta edhe numri i të infektuarve, ku sot si rezultat i 3713 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.
19 Tetor 2021, 16:41 -
Prezantohet plani me 3 pika për krizën energjetike! Rama: Të rrisësh pagat dhe pensionet përtej mundësive, logjikë e Sudes! Vendi do hynte në krizë urie brenda vitit (FJALA E PLOTË)
Sot jam këtu për t’ju thënë çfarë do të bëjmë ne, qeveria juaj, për ta përballuar këtë krizë, e cila kërcënon seriozisht buxhetet familjare, por edhe buxhetin e kompanisë sonë të shpërndarjes së energjisë, e për pasojë stabilitetin e të gjithë sistemit elektro-energjetik shqiptar.
9 Tetor 2021, 17:20 -
Përvjetori i 126-të i lindjes së Mbretit Zog, Princ Leka kujton veprën e gjyshit të tij: Humbëm çdo gjë por nuk pranuam vasalitetin e Shqipërisë
Më 8 tetor 1895 lindi monarku më jetgjatë dhe i fundit i shtetit shqiptar, Mbreti Zog. Sot në 126 vjetorin e kësaj dite trashëgimtari i tij Leka II, përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, vlerëson figurën e gjyshit të tij dhe rolin që ai pati në konsolidimin e shtetit shqiptar.
8 Tetor 2021, 19:50 -
Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku ka pasur debate të shumta që lidhen me menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve.
7 Tetor 2021, 10:17 -
VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë në Sauk-TEG, policia ndëshkon shoferët ‘e pabindur! 11 heqje patentash, 2 të arrestuar dhe 'lumë gjobash'
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesin, në aksin Sauk - Teg, që është ndër rrugët më problematike që përdoret edhe për gara shpejtësi, janë kapur 11 shoferë që lëviznin me shpejtësi 133 km/h deri në 170 km/h, për pasojë u është pezullua patenta 1 muaj deri në 12 muaj.
2 Tetor 2021, 10:43 -
Fieri me 50 % e popullsisë të vaksinuar, por infektimet mbeten të larta! Qarku i dytë më i prekur pas Tiranës
Numri i personave të infektuar në Fier mbetet i lartë, edhe pse janë vaksinuar rreth gjysma e popullsisë. Me shqetësim shihen rritjet e numrit të infektimeve dhe prekja e të rinjve.
18 Shtator 2021, 17:21 -
COVID/ 5 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 995 raste të reja infeksioni
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID në vend në 24 orët e fundit. Po ashtu, nga 5,613 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 995 persona. Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
14 Shtator 2021, 17:20 -
COVID/ 3 viktima dhe 477 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, ndërsa vijon të rritet edhe numri i infeksioneve ditore. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7733 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar me COVID 477 persona.
18 Gusht 2021, 17:24 -
Zjarret në Turqi, shkon në 8 numri i viktimave! Dhjetëra fshatra të shkrumbuar, qindra të plagosur e mijëra familje të pastreha! Përpjekje për të shuar zjarret edhe në Itali dhe Greqi
Prej më shumë se 5 ditësh vazhdon lufta për shuarjen e zjarreve në 6 provinca në Turqi. 8 persona kanë humbur jetën në përballje e flakët e ‘ferrit’ që kanë përfshirë vendin ndërkohë që janë plagosur të paktën 710 persona, 27 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
2 Gusht 2021, 09:49 -
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 19 raste të reja me COVID-19
Asnjë person nuk ka ndërruar jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infeksionit. Si rezultat i 2.267 testimeve 15 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19.
23 Korrik 2021, 15:28 -
Përgjimet/ Toto Riina përmendi 'një burrë nga Shqipëria' kur foli për masakrat! Misteri i shqiptarit që po 'mundon' hetuesit italianë! Pjesëmarrës te vrasja e Borsellinos apo masakrës së Chinnici?
Një shqiptar mund të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i Toto Riinës, kreut të mafias italiane Cosa Nostra për dekada, në njërën prej vrasjeve më të rënda mafioze në historinë e Italisë. Ai është ende i paidentifikuar. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.
14 Korrik 2021, 09:35 -
Shqipëria kërkon të blejë edhe 1.1 milionë vaksina të tjera anti-COVID
Për të përmbushur objektivin të imunizuar popullatën ndaj COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të blihen dhe 1.1 mln doza vaksine. Report Tv, mëson se për këtë do të përdoret fondi shtesë në buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë prej 1 miliard lekësh, i dedikuar për vaksinat. Ky fond prej prej 1 miliardë lekësh do të hiqet nga rimbursimi dhe do të shkojë në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave, ndryshime këto të bëra në Buxhetin e Shtetit.
26 Qershor 2021, 19:01 -
29-30 qershor ditë të hapura vaksinimi për +18 vjeç! Manastirliu: Nga nesër qytetarët të regjistrohen në e-Albania
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga qendra e vaksinimit të përqëndruar në Vlorë, ka shpallur ditët e hapura të vaksinimit masiv antiCOVID19, për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të bëhet në datat 29 dhe 30 qershor, ndërsa gjatë sezonit veror do të ketë edhe ditë të tjera që do të përcaktohen në vijim. Të gjithë qytetarët që duan të vaksinohen duhet të regjistrohen në e-Albania.
26 Qershor 2021, 12:07