-
Dosja e Myslim Murrizit/ U kallëzua në prokurori për pastrim parash e fshehje të ardhurash, ish-deputeti me llogari në 6 banka, shitje pasurish pa noterë dhe biznese me humbje
Ish-deputeti Myslim Murrizi u kallëzua nga Policia e Shtetit në prokurorinë e Tiranës pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Policia e Shtetit ka kryer hetimet dhe ka bërë gati një relacion për prokurorinë ku jep të gjitha detajet që e çuan në dyshimin për të bërë kallëzimin.
6 Janar 2022, 09:36 -
Skandali me pagat, Lapaj në ‘Studio Live’: Përgjegjësi e shtetit, nëse dalin të dhëna të tjera sjell pasoja të parikuperueshme! Merkoçi: Digjitalizimi ka ceduar
Rrjedhja e informacionit të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat ishte temë diskutimi këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv. Të ftuar në studio ishin avokati Adriatik Lapaj dhe kreu i lëvizjes ‘Mjaft’ Aldo Merkoçi.
23 Dhjetor 2021, 18:41 -
Kantina e pijeve 3.4 milionë USD e Lefter Kokës objekt sekuestrimi nga SPAK, pasuria miliona euro e ish ministrit, lokale dhjetëra apartamente, dyqane dhe prona
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka që u arrestua sot nga SPAK posedon një pasuri me vlerë miliona euro. SPAK i sekuestron 88 % të aksioneve në Kantinën e Pijeve me kapital 3.4 milionë USD. Ish ministri pronar edhe i pistët mbi det në Durrës me vlerë 1.6 milionë euro.
14 Dhjetor 2021, 16:57 -
U kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë, SHÇBA arreston punonjësin e policisë dhe inspektorin e Kukësit
Tundimit për të nxjerrë të ardhura nga emigrantët e paligjshëm, duket se nuk i kanë shpëtuar edhe efektivë të policisë. Bëhet fjalë për Y. L. inspektor në Policinë e Kukësit. Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe I. Ç.
10 Dhjetor 2021, 19:47 -
Ja ku qëndron sipas shkencës, fuqia e madhe e përqafimeve
a kanë munguar shumë gjatë muajve të karantinës. Nga ana tjetër, shumë studime shkencore kanë nxjerrë në pah të gjitha funksionet e përqafimeve:ato marrin dhe transmetojnë mbështetje sociale, i sjellin dobi trupit, pasi e ulin presionin e gjakut, rrisin nivelin e hormonit oksitocinë, kanë efekte pozitive në sistemin imunitar, dhe sigurisht qëkomunikojnë. emocione.
21 Nëntor 2021, 21:22 -
COVID19/ Sot 405 raste të reja infeksioni në vend, 5 persona humbin jetën! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spital
405 infeksione të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa fatkeqësisht 5 persona nuk kanë mundur ta fitonin betejën me virusin. Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
21 Nëntor 2021, 16:54 -
Deutsche Welle: Infektimet, të pavaksinuarit dhe 'Mendjeçelëtit'
Gjermania dhe vendet gjermanishtfolëse po shënojnë aktualisht rekorde infektimesh me Covid-19. Politika në Gjermani reagon me katalog të ri masash, kurse te disa shkencëtarë ka zëra vetëkritikë, shkruan Auron Dodi.
20 Nëntor 2021, 08:47 -
KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e AKU-së, Bledar Skënderin: Nuk tërhoqi nga tregu dhe as inspektoi akulloret e rrezikshme për shëndetin
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. KLSH thotë se ka ushtruar kontroll në këtë institucion dhe ka dalë në përfundiminin se nuk është reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi 'oksid etileni' në disa akullore.
10 Nëntor 2021, 17:49 -
KLSH kallëzon në SPAK dhe prokurori 9 funksionarë të bashkisë së Tropojës: Shkelën barazinë në tendera
9 funksionare të bashkisë së Tropojës janë kallëzuar nga SPAK dhe në prokurorinë e këtij qytetit për shpërdorim detyre, pasi kanë shkelur barazinë në tendera. Tre nga 9 funksionarët KLSH i ka kallëzuar në SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e shkollës ‘Asim Vokshi’. Ata janë anëtarë të të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Funksionarët e tjerë janë kallëzuar në Prokurorinë e Tropojës për shpërdorim detyre, për tenderin e rikonstruksionit të pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan dhe Cërrnicël.
10 Nëntor 2021, 17:01 -
Rruga është tashmë e hapur, rinisin hetimet për Fatmir Mediun! Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen e Gërdecit
Gjykata e Lartë ka dërguar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
28 Tetor 2021, 09:50 -
2009-2020, Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve, Gjirokastra me rënie
Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.
25 Tetor 2021, 07:32 -
Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjarët e i marrin 2 mln lekë! Dyshohet për hakmarrje, Thoma Kaçi i hetuar për falsifikimin e shit-blerjeve të 28 apartamenteve
Banesa e një noteri është grabitur në Sarandë, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa hetimet janë orientuar tek konfliktet e noterit Thoma Kaçi, i cili është hetuar për shitjen abuzive, me firma të falsifikuara të 28 apartamente. Tre muaj më parë prokuroria ka kërkuar dënimin e këtij noteri me 9 muaj burgim për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
20 Tetor 2021, 09:30 -
Korrupsion në tenderin rreth 1 mln $ për kanalin 'Agro', SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi! Në pranga edhe 3 punonjës
Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
8 Tetor 2021, 21:15 -
Ndalohen 2 zyrtarët e burgut të Peqinit, falsifikonin kartelat e punës që t'i ulnin dënimi për të dënuarit! Kush është i burgosuri që do përfitonte (EMRI)
Një i dënuar në burgun e Peqinit, po bënte përpjekjet për t’u liruar nga burgu, me anë të një skeme duke u hequr i punëtor i devotshëm. Për këtë skemë, i kishin “ardhur në ndihmë” Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor, të cilët u ndaluar sot nga Policia.
30 Shtator 2021, 20:02 -
Bilanc tragjik/ 15 viktima nga COVID! Ulet numri i të infektuarve, sot 594 raste të reja! 177 të shtruar në spitale
Kjo e martë ka shënuar një tjetër rekord sa i përket numrit të viktimave nga COVID në 24 orët e fundit. Sot janë shënuar 15 humbje jete, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv me këtë virusi 594 persona, 211 prej të cilëve në Tiranë. Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të viktimave të shënuara.
28 Shtator 2021, 18:45 -
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Saimir Tahirit, çështja rikthehet në apel me trupë të re gjykuese! Rrëzohet kërkesa e SPAK për kthim në shkallë të parë
Gjykata e Lartë ka marrë vendim për çështjen 'Tahiri'. Është pranuar kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm për të rikthyer çështjen në apelin e GJKKO me trupë të re gjykuese. Kështu që është rrëzuar kërkesa e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.
28 Shtator 2021, 13:31 -
Operacion anti-drogë në Tiranë, arrestohet për kultivim kanabisi 47-vjeçari në Zall-Bastar! Nën hetim nipi i tij i mitur dhe kryeplaku i fshatit 'Shëngjin i Vogël'
Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Shëngjin i Vogël- Zall Bastar’ nga blutë e kryeqytetit për asgjësimin e lëndëve narkotike
19 Shtator 2021, 18:57 -
Mbetet i lartë numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 1.128 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë
Prej ditësh, numri i personave që infektohen me COVID-19 vijon të mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 7.424 testimeve të kryera, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 3 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 2.279 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë.
13 Gusht 2021, 15:15