-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
Në mesin e të arrestuarve në muajin shtator ishte edhe Luca Lucci, kreu i “Curva Sud Milan”. Akuzohet si anëtar i organizatës që trafikonte sasi të mëdha narkotikësh nga Shqipëria, Maroku dhe Amerika e Jugut, për t'i rishitur më pas në Milano dhe provincën e saj. U sekuestruan 2,2 tonë drogë dhe 800 mijë euro cash. Zbulohet lidhja me shqiptarët
19 Nëntor 2024, 21:43 -
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
Një e treta e buxhetit për vitin 2025 është parashikuar të harxhohet për skemat sociale, nga ndihma ekonomike, skema e pensioneve, pagesa e papunësisë e deri tek kompensimi i ish pronarëve dhe të përndjekurve politik. Buxheti 822 miliardë lekë ndahet në 9 grupe kryesore ku pas mbështetjes sociale pjesën më të madhe të fondeve e marrin investimet dhe pagat e administratës.
19 Nëntor 2024, 19:21 -
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, SHBA bën thirrje për rritjen e mbështetjes për Kievin
Ndërsa kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara po rrisin mbështetjen financiare, ushtarake dhe diplomatike ndaj përpjekjeve të Kievit për t'u mbrojtur kundër agresionit rus.
19 Nëntor 2024, 09:18 -
Armatimet amerikane me rreze të gjatë veprimi, a është vonë për ta shpëtuar Ukrainën?
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të autorizuar sulmet me rreze të gjatë veprimi mund ta ndihmojë Ukrainën të mbrojë territorin në rajonin e Kurskut të Rusisë, marrja e të cilit mund të shërbejë si një ndihmë në negociatat e mundshme për përfundimin e luftës
18 Nëntor 2024, 22:14 -
Mori ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Elbasan! Nën akuzë për korrupsion (EMRI)
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim, ish-kreun e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andri Mehja. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se i ka marrë para një qytetari për ta favorizuar për një ndërtim pa leje.
18 Nëntor 2024, 15:11 -
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2025, u shpreh se buxheti i këtij viti është i lartë se ai i një viti më parë dhe në total është 8.2 miliardë euro. Malaj bëri me dije edhe sektorët ku do të përqëndrohen investimet.
18 Nëntor 2024, 14:33 -
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se ekonomia shqiptare është shndërruar në një mjet përfitimi për një grusht të vogël njerëzish, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim
18 Nëntor 2024, 12:55 -
Dhjetë pistoleta drejt Sarandës, Prokuroria zbulon të tretin e grupit, arrestohet dhe lihet në burg
Pas dy muaj hetimesh intensive, Prokuroria e Sarandës ka identifikuar një person të tretë të përfshirë në çështjen e trafikut të 10 pistoletave të sekuestruara në aksin Kardhiq-Delvinë. Prokurorja Hava Memko ka lëshuar një urdhër arresti për Fabian K., 25 vjeç nga Këlcyra, duke kërkuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë. Ky urdhër është miratuar nga gjyqtari Mikel Hysometaj.
16 Nëntor 2024, 16:43 -
Projekt-buxheti 2025/ Tabaku në Report Tv: Nuk adreson zgjidhje për pensionet! Kemi propozim për minimumin jetik! Takimet e Ramës me pensionistët, justifikime
Tabaku theksoi në 'Sot Live në Shqipëri' se projekt buxheti 2025 nuk adreson zgjidhje për pensionistët, ndërsa përqëndrimi ekonomik është në pak duar. Më tej ajo theksoi se sektori i bujqësisë ka rënie, ndërsa po lulëzon ndërtimi prej parave të pista. Të martën gjatë kohës që do diskutohet projekt buxheti në parlament, opozita do mbajë një protestë jashtë godinës.
15 Nëntor 2024, 14:13 -
Organizata 'Human Rights Watch' akuzon Izraelin për krime lufte, spastrim etnik
Ndërkohë që luftimet po vazhdojnë në Gazë dhe Liban, organizata “Human Rights Watch” publikoi sot një raport që akuzon Izraelin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas saj, dëbimi i detyruar i popullsisë palestineze në Gazë ishte i gjerë, sistematik dhe pjesë e politikës shtetërore të Izraelit.
14 Nëntor 2024, 17:03 -
HRW: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gazë përbën krim lufte
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit për evakuimin e banorëve në Gazë përbëjnë “krim lufte të transferimit me forcë” dhe “pastrim etnik” në pjesët e territorit palestinez.
14 Nëntor 2024, 10:00 -
Sulmi kibernetik nga Irani, drejtoresha e AKSHI-t në Kuvend: 4 skuadra të sofistikuara fshinë 10% të të dhënave! Me Microsoft dhe FBI i rikuperuam
2 vjet më parë AKSHI u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra të shumë të sofistikuara, që kanë vite që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik të sponsorizuara nga shteti i Iranit.
13 Nëntor 2024, 15:22