-
Problem nuk është sigurimi, por shteti
Debati që ka nisur kohët e fundit pas « zbulimit » se një shtetar i lartë me inicialet IM ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, ashtu siç ndodh gjithmonë në hapësirën tonë publike, u kthye në një sport kolektiv dhe një pjesë e madhe dallkaukësh, delirantë dhe skzofrenë të stimuluar edhe nga vapa e këtyre muajve, jo vetëm që nuk u tronditën edhe ata nga ajo që ishte thënë, por, përkundrazi, e morën në mbrojtje Ilir Metën dhe dyshimin për atë që mund të jetë zbuluar e quajtën si një manipulim të qeverisë.
31 Korrik 2022, 11:14 -
Ylli Pata: Çfarë tregon mesazhi i dytë nga Londra për Sali Berishën?!
Duket se në mjedisin e opinionit publik po përjetohet një handikap i çuditshëm. Ka një polarizim të madh mes palëve, thjesht e vetëm për efekt e interes së dy figurave politike që tashmë janë të “sëmurët terminal të tranzicionit shqiptar”.
30 Korrik 2022, 20:16 -
Ish-presidenti spiun i Sigurimit? Rama: Ilir Meta apo Metaj po shantazhon Autoritetin e Dosjeve, ndryshimi i ligjit i hap rrugë hetimit të plotë
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi verifikimin e Autoritetit të Dosjeve pasi rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në reagimin e tij, Rama tregoi qëndrim të qartë pro kërkesës së Autoritetit të Dosjes duke thënë se politika duhet të votojë në Kuvend ndryshimet ligjore që t'i hapet rrugë hetimit të plotë. Gjithashtu tha se Kuvendi duhet të diskutojë që spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit të Dekriminalizimit.
30 Korrik 2022, 18:21 -
Shtohen dyshimet/ LSI-ja propozoi ndalimin me ligj të verifikimit të Ilir Metës për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit
Pasi Ilir Meta kishte marrë certifikatë pastërtie të figurës nga komisionet Mezini-Bezhani, LSI-ja propozoi në 2015 që të ndalohej verifikimi i tij nga Autoriteti i Dosjeve, PS kërkon ndryshimin e ligjit pas 7 vitesh.
30 Korrik 2022, 18:19 -
Spartak Ngjela: Metë mavria lodhet kot, në vend që të mbyllet në shtëpi, gënjen për spiunazhin e tij
Kush e disponon sot agjenturën e Sigurimit të Shtetit që ka funksionuar gjatë regjimin komunist në Shqipëri? Sepse, befas, ish presidenti Meta na doli si agjent i policisë sekrete të komunizmit në Shqipëri.
30 Korrik 2022, 15:58 -
Dosja për përfshirjen në ish Sigurimin e Shtetit, Meta publikon fotografinë: Rama ishte karikaturisti i shkrimeve propagandistike kushtuar spiunazhit
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë vijon të reagojë për çështjen e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në një postim në Facebook, ka publikuar foto nga revista ‘Në shërbim të popullit’ të vitit 1983. Aty duket një karikaturë që mban autorësinë e kryeministrit Edi Rama.
30 Korrik 2022, 15:37 -
Maratona 30-vjeçare e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit! Ish-i përndjekuri për Report Tv: Komisionet në kohën e PD, falsitet, nismat e reja domosdoshmëri
Në debatin 30-vjeçar për hapjen e dosjeve të ish sigurimit që nisi me komisionet “Bezhani” e “Mezini”, dhe sot me ligjin që do të ndryshojë, të përndjekurit politikë janë ata që kërkojnë jo vetëm hapje të dosjes, por dhe lustracion. Kryetari i “Të drejtat e Mohuara” Ilir Vata thotë se duhet lustracion.
30 Korrik 2022, 15:22 -
Të gjithë hallexhinjtë në një dosje, pa llogaritur Metën
Do të ishte poshtëruese për gjithë këto dekada rraskapitëse, edhe pse shtetit gjysëm demokratik dhe gjysmë qesharak, që kemi ndërtuar, i pikon çatia edhe në vrima të tjera. Ndaj edhe dua në vetvete që mundësisht të provohet e kundërta. Por dëshira ime është një gjë, ndërsa e vërteta një gjë tjetër.
30 Korrik 2022, 13:10 -
Dhurata Çupi në 'Pa protokoll': Harta e re territoriale të implementohet në zgjedhjet e ardhshme! S'e mohoj ngërçin në PD, na ndau 'non grata'
Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014, sipas PD ka dështuar ndaj kërkojnë një hartë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Pa protokoll” të Anduela Ndreut, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.
29 Korrik 2022, 22:08 -
Mero Baze: Një këshill për të pastruar Ilir Metën nga ‘dosja’
Ka një mënyrë të thjesht dhe një rrugë shumë të shkurtër për të ndalur “përbaltjen” e Ilir Metës dhe për ta sqaruar nëse ai është apo jo “bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit”. Kjo nuk ka të bëj me avokatinë që i bëjnë gazetarët e blerë prej tij në publik, apo të tjerë që kanë halle të ngjashme me të.
29 Korrik 2022, 19:10 -
Demalia në Report Tv: Berisha përdori dosjet e sigurimit! Pjesa më e madhe e deputëtëve të PD ishin në sigurim
Periudha e errët e komunizmit u bë kryefjala e ditëve të fundit ku ish presidenti Ilir Meta figuronte si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit. Gjithë kjo ‘rrëmujë’ sipas analistit Ilir Demalia i cili ishte i ftuar sot në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ndodh sepse shoqëria shqiptare ende nuk e ka bërë ndarjen me regjimin e kaluar.
29 Korrik 2022, 18:44 -
Meta i rekrutuar nga Sigurimi? Vangjeli: Berisha, avokat që i bën dëm Ilir Metës! Dekriminalizimi, ligj kriminal
Për analistin Lorenc Vangjeli, ligji i dekriminalizimit është një nga më kriminalët që ka votuar ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke mohuar kështu të drejtën e shenjtë të rehabilitimit që parashikon drejtësia. Në studion e 'Kontrats', duke u ndalur tek akuzat ndaj Ilir Metës si ish i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, Vangjeli tha se në rastin konkret Sali Berisha është avokat më i keq për ish-presidentin.
29 Korrik 2022, 18:20 -
Lidhja me Sigurimin e Shtetit? Meta: Jam 1 mln% i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha! Fabrikuesit e intrigës do mbajnë përgjegjësi
Ilir Meta dhe Sali Berisha, në koherencë të plotë, kanë folur sërish për publikimin e të dhënave nga autoriteti i dosjeve, sipas të cilave ish presidenti ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Berisha ka mohuar që Meta të ketë qenë spiun. Meta ndërkohë ka thënë se autoriteti i dosjeve manipuloi faktet dhe për këtë do mbajë përgjegjësi ligjore
29 Korrik 2022, 13:41 -
Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS dhe PD kërkojnë ndryshime ligjore! Bushka: Në 'filtër' edhe ata që janë verifikuar më parë! Çollaku: Të hapen të gjitha dosjet
Me pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta është bashkëpunëtor i Ish-sigurimit të Shtetit, socialistët dhe demokratët ndërmarrin 2 nisma të ndryshme ligjore, me të përbashkët, hapjen e dosjeve. Mazhoranca kërkon të verifikohen politikanët e zyrtarët me certifikatë të vjetër të pastërtisë së figurës, ndërsa Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-sigurimit të deklasifikohen dhe të aksesohen nga të gjithë qytetarët, e jo vetëm të prekurit.
29 Korrik 2022, 12:52 -
Ilir Meta spiun i ish Sigurimit të Shtetit? Sali Berisha e merr në mbrojtje: Lojë e turpshme e Ramës, ja kush është I.M që del në dosje
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ilir Metën për përfshirjen e tij si informator i ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha tha se kjo është një lojë e turpshme e Ramës. Berisha tha se ka lexuar dosjen dhe I.M nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.
29 Korrik 2022, 12:48 -
Për zotërit e Sigurimit, që janë uzurpatorët e demokracisë në Shqipëri
Nuk dua të debatoj me ata që vënë në dyshim faktin që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Do të më mjaftonte fytyra e Ilir Metës dhe përpëlitjet e tij për të shantazhuar viktimat që ka spiunuar, për t'i dhënë fund këtij debati.
28 Korrik 2022, 20:08