-
Politikanë spiunë? Balla: Të mbështesim Autoritetin e Dosjeve, çështja kërkon reflektim serioz! Meta e votoi Sulën si kryetare autoriteti, tani e nxjerr si patronazhiste
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka folur në Kuvend për kërkesën e deputetëve të opozitës që të hapet debati ndërsa pritet votimi i ndryshimeve në qeveri. Balla sqaroi se nuk ka pasur asnjë debat për këtë pikë. Sa i përket dosjes së Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, Balla thotë se çështja është alarmante dhe kërkohet reflektim serioz e urgjent. Kështu i është përgjigjur edhe akuzave të Metës se kryetarja e Autoritetit të Dosjes, Genta Sula është patronazhiste. Balla tha se e kanë zgjedhur me konsensus së bashku me Metën dhe tani që po bën detyrën e saj, e akuzojnë për patronazhiste.
28 Korrik 2022, 17:31 -
U quajti tronditëse përfshirjen e Metës në dosjet e informatorëve Sigurimit të Shtetit, Petrit Vasili letër Lindita Nikollës: Pse nuk u trondite për Gjykatën Kushtetuese?
Lajmi se drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ka nxitur mjaft reagime, ndër ta edhe të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës e cila ka thënë se ky rast është tronditës.
28 Korrik 2022, 14:35 -
Spartak Ngjela: Koha e Shqipërisë erdhi! Amerika filloi goditjen, prisni rrufenë e dytë për Berishën
Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë
28 Korrik 2022, 13:10 -
Pse Meta nuk thotë: vihem në dispozicion të institucioneve
Është tëpër herët për ta dalë në konkluzione, kur as nuk dimë përmbajtjen e dosjes dhe as rastin në fjalë. Ajo që dihet është se mekanizmi ka nisur të veprojë dhe për këtë duhet të presim. Pa bërë as tifozllëk dhe as rreshtime partizane
28 Korrik 2022, 09:00 -
Lorenc Vangjeli: Ilir Meta, armiku perfekt i Ramës
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën e tyre që e coi Ilir Metën në presidencë, përvec vetë Ramës, i cili në atë akt politik të pesë vjetëve më parë, dëshmoi se në politikë, i njëjti gur mund të vrasë shumë më shumë se një zog të vetëm.
27 Korrik 2022, 22:43 -
Ish-Presidenti spiunoi shokun e tij, Filip Talo? Donte të arratisej por u ‘dorëzua’ te Sigurimi i Shtetit! Lidhja misterioze me Ilir Metën
Personi i cili dyshohte se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mëson se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.
27 Korrik 2022, 22:22 -
'Komunisti Sali dhe fuksi Ilir’, Veliaj: Meta dhe Berisha po zgjidhin e hallet e para 1990! Të flasin ata për moral si ai që del nga bordello dhe flet për virgjërinë
Veliaj tha se “ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë. U duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir”.
27 Korrik 2022, 20:44 -
Mero Baze: Për avokatët e dëshpëruar të Ilir Metës si ‘bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit’
Të gjithë avokatët e dëshpëruar të Ilir Metës, po përpiqen ta relativizojnë të vërteten e hidhur të dosjes së tij, duke përdorur dy argumente qesharake. Argumenti i parë është pse u zbulua pas 30 vjetësh dhe argumenti i dytë është, kjo bëhet që të ndihmojnë Edi Ramën të rrijë në pushtet
27 Korrik 2022, 18:35 -
Çika në Report Tv: Mjeshtri Berisha ka përdorur dosjet e sigurimit të shtetit për shantazhe! Meta dekoroi pafund ‘shefa’ se e kishte detyrim
Ilir Meta por edhe Gramoz Ruçi kanë qenë emrat që janë përmendur nga gazetari Nebil Çika të ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj në Report Tv si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
27 Korrik 2022, 17:59 -
Metës i doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, Berisha: Akt i turpshëm i Edi Ramës! Urdhëroi falsifikimin e dosjeve
Pas daljes në skenë të një personazhi me profil të lartë publik me iniciale I.M i cili rezultonte të ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se bëhej fjalë për Ilir Metën. Kësaj të dhënë të faktuar, i është përgjigjur me një postim në Facebook ish kryeministri Sali Berisha i cili pretendon se ky është një falsifikim nga Edi Rama
27 Korrik 2022, 16:45 -
Ilir Meta me dy mbiemra/ A e mbajti mbiemrin jo zyrtar për të fshehur të shkuarën në ish Sigurimin e Shtetit?
Ilir Meta figuron me versionin zyrtar të mbiemrit ‘Metaj’ në dosjes së ish Sigurimit të Shtetit. Ish presidenti u prezantuan me emër të rremë dhe jo zyrtar prej 23 vitesh
27 Korrik 2022, 16:22 -
U spiunua nga Meta se donte të arratisej? Personi me inicialet F.T i përmendur në dosje i drejtohet Autoritetit
Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit
27 Korrik 2022, 15:03 -
I doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, Meta: Autoriteti i Dosjeve po manipulon dhe po kriminalizon dosjet! Po zhvendosin vëmendjen nga afera e inceneratorëve
Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi Autoriteti i Dosjeve i nxori emrin se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se Autoriteti i Dosjeve po përdoret si instument propagande në funksion të qeverisë, por askush nuk do ta ndalë në misionin e tij politik tashmë në krye të Partisë së Lirisë
27 Korrik 2022, 13:54 -
Ekskluzive/ Report Tv zbulon dokumentin: Autoriteti i Dosjeve informon Kuvendin se ish-presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet '90.
27 Korrik 2022, 12:03 -
Politikani i lartë I.M., ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit! Nikolla i jep dosjen kryetarëve të grupeve parlamentare: Rasti tronditës, kërkohet reagimi i Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thërritur mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i dhënë dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
27 Korrik 2022, 10:51 -
SKANDALI/ Kush është politikani i lartë shqiptar me iniciale I.M që rezulton ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Partia e Metës: Nxirrni dokumentet
Një ''personazh me profil të lartë politik'' shqiptar me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit thotë se ka arritur ta zbulojë këtë në një verifikim që ka bërë.
26 Korrik 2022, 18:59