-
Një ditë para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiç
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ditën e sotme në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara, fillimisht me Vuçiç në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.
17 Gusht 2022, 09:22 -
Takim me Vuçiç të enjten në Bruksel, Kurti për BBC: Pres shumë nga BE! Nga 1 shtatori reciprocitet me çdo kusht
Të enjten pritet të mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Dy ditë para takimit, Kurti ka dhënë një intervistë për BBC në serbisht, i cili ka thënë se pret që Bashkimi Europian të jetë më aktiv dhe i qartë, sidomos pas incidenteve në veri.
16 Gusht 2022, 18:21 -
Takim që pritet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit/ Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog
Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, duke folur rreth takimit që pritet në Buksel mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të enjten e ardhshme në Bruksel tha se dialogu nuk është i imponuar, por vullneti i të dyjave palëve, gjë që është e rëndësishme në rrugëtimin evropian të të dyja vendeve.
11 Gusht 2022, 21:49 -
Tensionet në veri të Kosovës, Borrell pritet të ‘mbledh’ sërish në tryezë Kurtin dhe Vuçiç
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ripërsëritur ftesën për Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti, për t’u ulur në tryezën e bisedimeve më 18 gusht.
6 Gusht 2022, 13:38 -
Shtyrja e zbatimi të vendimit për reciprocitetin, Kurti: Shkak, fushata dezinformuese e Beogradit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka konsideruar shtyrjen për një muaj për zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe, si një rrjedhojë e asaj që ai e konsideroi 'fushatë e madhe dezinforimi' e Beogradit.
4 Gusht 2022, 14:06 -
Stoltenberg telefonon Vuçiçin: NATO do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë
NATO është e gatshme të ndërhyjë në rast se cenohet stabiliteti mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte ky mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i përcolli presidentit serb Aleksandër Vuçiç,
3 Gusht 2022, 16:34 -
Tensionet në veri të Kosovës, kreu i NATO-s telefonon Albin Kurtin: Ruani qetësinë dhe shmangni veprimet e njëanshme
Pas tensioneve në veri të Kosovës me Serbinë për çështjen e reciprocitetit për targat, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, ka telefonuar kryeministrin e Albin Kurti. Stoltenberg ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme
2 Gusht 2022, 14:16 -
Si kanalet Telegram pro-ruse dhe ruse përhapin dezinformata për Kosovën
Kanalet ruse dhe proruse në Telegram, të cilat deri atëherë ishin të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe justifikimin e pushtimit, u interesuan pothuajse njëkohësisht për situatën në veri të Kosovës. Situata në veri po normalizohet gradualisht nga 1 gushti, ndërsa nga rrugët po largohen kamionët dhe barrikadat, me të cilat serbët vendas kanë bllokuar një ditë më parë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi.
2 Gusht 2022, 10:20 -
Çështja e Kosovës fut në sherr dy politikanët serbë, rrihen në mes të qytetit në Serbi (VIDEO)
Dy politikanë serbë janë konfliktuar fizikisht ditën e sotme në mes të rrugës. Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa në rrugë ka pasur edhe qytetarë të cilët janë habitur nga ky moment.
1 Gusht 2022, 22:41 -
Kosova po e paguan çmimin e marrëveshjeve të dëmshme
Krerët e mëhershëm të Kosovës kanë pranuar që qytetarët e Kosovës të heqin dorë nga çdo simbol shtetëror në raport me Serbinë. Në pikat kufitare me Serbinë qytetari i Kosovës nuk guxon të tregojë pasaportën. Letërnjoftimi i Kosovës i shërben autoriteteve serbe veç si dëshmi për t’i pajisur qytetarët e Kosovës me një dokument me të cilin mund të qëndrojnë apo të kalojnë nëpër Serbi.
1 Gusht 2022, 17:59 -
Tensionet në veri të Kosovës, Alibeaj: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, Rusia të ndalë provokimet
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se Partia demokratike mbështet dialogun Kosovë-Serbi, si edhe po ndj
1 Gusht 2022, 16:19 -
Tensionet në veri të Kosovës/ KFOR: Do marrim çdo masë për ta mbajtur Kosovën të sigurt
Pas tensioneve në veri të Kosovës, KFOR-i ka bërë me dije se kjo forcë është e gatshme të marrë masa e nevojshme dhe të ndërhyjë kur duhet që të ofrojë sigurinë e Kosovës. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në ver
1 Gusht 2022, 16:19 -
Tensionet në veri të Kosovës, Milord Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë
Anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe lider i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, Milord Dodik, deklaroi pas tensioneve për targat në veri të Kosovës tha se Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë.
1 Gusht 2022, 16:08