-
EMRAT/ Dyshime se kanë shkelur ligjin e dekriminalizmit, KQZ çon për verifikim në Prokurori 34 kandidatë për kryebashkiakë e Këshilla Bashkiakë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të çojë për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 34 kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani vetëm 34 është numri i kandidatëve për të cilët ka dyshime se mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria.
12 Prill 2023, 13:48 -
Asfaltohet një tjetër rrugë në Njësinë 5, Veliaj: Jemi në fushatë pune, për ta çuar Tiranën përpara
Një tjetër rrugë në bllokun e pallateve tek “Osman Myderizi”, në Njësinë 5, u asfaltua mbrëmë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet edhe për shtrimin dhe sistemimin e infrastrukturës rrugore në këtë lagje të rëndësishme të qytetit, tha se Njësia 5 është zona ku bashkia ka ndërhyrë më shume, duke qenë se aty vitet e fundit është përqendruar edhe një numër i madh banorësh
12 Prill 2023, 12:58 -
Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr pjesën ‘e luanit’, 104 mln lekë për PD, zero lekë për Berishën! 11 forcat politike që marrin para
Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.
12 Prill 2023, 12:33 -
Lanë mandatin për bashkitë, KQZ nis procesin për zëvendësimet në Kuvend! Priten 5 ligjvënës të rinj, Ilir Beqaj refuzon
Janë 5 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie. Nga kampi opozitar, hoqën dorë nga mandate Luçiano Boçi, i cili pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa. Belind Këlliçi, që zëvendësohet nga Asllan Dogjani
12 Prill 2023, 09:55 -
Alibeaj pas takimit me Escobar: Qëndrimi ynë konstant për çështjen e personave ‘non grata’! Zyrtari i lartë amerikan i shkon në zyrë edhe Metës
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Pas takimit me kreun e shtetit Bajram Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama, Escobar do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e opozitës. Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.
12 Prill 2023, 07:36 -
Sondazhi i Piepoli-t në Report Tv, në Tiranë fiton Veliaj, PS merr shumicën e Këshillit Bashkiak! Berisha-Meta marrin Shkodrën! Në Durrës garë e ngushtë
Sipas sondazhit të dytë të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, Erion Veliaj rikonfirmohet kryebashkiak i Tiranës, e ndërsa socialistët do të marrin shumicën e Këshillit Bashkiak. Gara do të jetë e fortë në Durrës mes Emirjana Sakos dhe Iglit Carës. Përtej ambicieve, socialistët nuk e marrin Shkodrën. Berisha dhe Meta dalin forcë e parë dhe Bardh Spahia fitues me 62%.
12 Prill 2023, 07:05 -
Rama anashkaloi PD-në në hapjen e fushatës, Haklaj: Pazar me Metën dhe Berishën kundër Alibeajt! Kthupi: I do kundërshtarë në 2025-ën, e ka të sigurt fitoren
Në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, u vu re që kryeministri Edi Rama teksa prezantoi sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, sulmoi edhe dyshen Meta-Berisha duke mos përfshirë Partinë Zyrtare Demokratike. Analistët e kanë cilësuar këtë si një narrativë të qëllimshme të kryeministrit Edi Rama
11 Prill 2023, 22:21 -
PS hapi fushatën elektorale, Berisha: Rama në paranoja kishte mbledhur vetëm nomenklaturën më të ngushtë! Komedi e paparë
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka ironizuar çeljen e fushatës elektorale të PS-së ditën e sotme në sheshin Skënderbej ku u mbollën 61 pemë. Në një takim me strukturat e Rithemelimit në Tiranë, Berisha e cilësoi si 'mbledhje nomrnklature komuniste', hapjen e fushatës së socialistëve ku të pranishëm ishin vetëm kryebashkiakë të PS dhe ministra.
11 Prill 2023, 20:54 -
Kollçaku zbulon 3 shtyllat e programit të PS në 14 maj: Marrim Shkodrën! Kadilli: S’ka garë! Basha të kthehet vetëm nëse ka ide të re politike
Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku ka zbuluar në Report Tv 3 shtyllat kryesore mbi të cilat do të bazohet PS në këto zgjedhje vendore, e ndërsa ka shpjeguar edhe arsyen se përse kanë zgjedhur një fushatë pa shumë shpenzime.
11 Prill 2023, 17:06 -
100 mln lekë për partitë politike për zgjedhjet e 14 majit! Spaho: Ju edhe pa lekë na lini! Gjylameti: Hallet e partisë mos na i sillni këtu
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë.
11 Prill 2023, 14:56 -
Veliaj: Vizioni i opozitës për qytetin është më i forti zapton më shumë për veten e tij, ju kujtohen ndërtimet mbi Lanë? Ky është vizioni i tyre për parqet
Gjatë prezantimit të vizionit dhe strategjisë së zhvillimit për pesë vitet e ardhshme të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi kundërshtarët politikë kur tha se vizioni i tyre për qytetin është disko Krokodili në Parkun Rinia
11 Prill 2023, 14:52 -
‘Vendoret’/ Shehu në Report Tv: S’do marrim mbi 30 Bashki është çmenduri ta them, por do kemi rezultat! Gazetari: Berisha do humbë edhe Shkodrën
Pragu i zgjedhjeve dhe ethet e fushatës kanë nxitur sërish debatet që e kanë ‘përndjekur’ Partinë Demokratike që në përçarjen e tyre. Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur i bindur se çifti Berisha-Meta do kenë rezultate mjaft të mira
11 Prill 2023, 14:48 -
Roland Bejko takim me demokratët: Ndryshimi i Tiranës, emergjencë kombëtare! T’i japim fund keqqeverisjes së Veliajt
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko vijon takimet me demokratët në bazë. Kësaj here, Bejko është ndalur në një takim me strukturat e degës 14 në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komanduar Enklejed Alibeaj, deputetët Orjola Pampuri e Kreshnik Çollaku, si edhe Enriketa Papa drejtuesja e PD për Këshillin Bashkiak.
11 Prill 2023, 14:40 -
14 Maji, Manja: Çdo i paraburgosur dhe i dënuar me të drejtë vote do të votojë! Asnjë leje në periudhë zgjedhjesh
Si në çdo zgjedhje, të paraburgosurit dhe të dënuarit do të kenë të drejtë për të votuar edhe më 14 maj. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha sot se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote.
11 Prill 2023, 13:52 -
VIDEO/ ‘Vetëm përpara, vetëm përpara!’, Rama kërkon mendim nga ndjekësit për këngën e fushatës: A e keni idenë e kujt është
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një këngë për të cilën pyet ndjekësit nëse vlen për këngë fushate. Duke qenë se i përngjan sloganit të PS-së për zgjedhjet e 14 majit, ‘Kurrë pas, përpara’, kreu i qeverisë fton stafin që ta dëgjojnë së bashku
11 Prill 2023, 13:51 -
Dritan Hila: Pse i ka shitur zgjedhjet Berisha!
Opozita nuk e prish më gjakun nëse do t’i fitojë apo jo zgjedhjet e 14 majit. Kjo edhe për faktin sepse opozita i ka shitur zgjedhjet. Flas për opozitën e Berishës, foltores sepse pjesa e Alibeajt, ajo që mban siglën zyrtare të PD-së është pothuajse e pallogaritshme për numrin e kandidatëve që ka paraqitur.
11 Prill 2023, 11:14 -
Stiv Xhobsi ynë ka ngatërruar fushatë!
Pa mbërritur në limitet e afateve ligjore, Ilir Meta shkoi e dorëzoi për Tiranën një listë kandidatësh për Këshillin Bashkiak sipas marrëveshjes me Sali Berishën. U deshën më pas një mori memesh e gallatash që Berisha ta thërriste Metën në zyrë nja tre herë dhe kësisoj lista me ‘gjenitë’ u shkartis me të Rithemelimit
11 Prill 2023, 11:07 -
PS nis fushatën, në shesh deputetë e kandidatët, mbjellin 61 pemë! Rama: Berisha-Meta i duan bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia
PS ka nisur fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sheshin 'Skënderbej' tha se socialistët janë e ardhmja e ndërsa Sali Berisha dhe Meta e shkuara. Ai thja se kjo dyshe kërkon Bashkitë që të mbrohen nga drejtësia, që vonon, por nuk harron.
11 Prill 2023, 07:56