-
Agalliu në Report Tv: S'dolëm me 61 kandidatë që mos të ndahej vota e demokratëve! S’bëjmë fushatë Berishën dhe Metën
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, thotë se Partia Demokratike i kishte 61 emra për kandidatë për bashki për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj, por nuk i nxorën, pasi menduan që votat e demokratëve mos të ndaheshin më dysh. Por megjithatë theksoi Agalliu, ato nuk do të bëjnë fushatë për lëvizjen e koalicionit Berisha-Meta
9 Prill 2023, 19:44 -
Premtimi për transport falas dhe pikëpyetjet rreth tij
Premtimi më i rëndësishëm që Lali Belo ka bërë deri më sot, është ai për transportin publik falas për qytetarët e bashkisë Tiranë, e cila përfshin 24 njësi administrative urbane dhe rurale. Deri tani jemi vetëm tek ideja që ky transport do jetë falas dhe që paratë do kursehen nga zëra të tjerë shpenzimesh
9 Prill 2023, 18:12 -
‘Vendoret’/ 3 kandidatë për bashki në ‘ethet’ e përjashtimit! Opozita: Hajdarin e Ismailajn i prek ‘dekriminalizimi’! PS: Të çregjistrohet Tushe i koalicionit Berisha-Meta
Ndonëse KQZ i dha dritën jeshile të regjistrimit në zgjedhjet vendore, 3 kandidatë për kryebashkiakë ende nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në garën e 14 majit. Për shkak se pretendojnë se preken nga dekriminalizimi, opozita kërkon çregjistrimin e kandidatëve të PS për Kuçovën e Mallakastrën, ndërsa PS kandidatin e Berishës për Shijakun, Rezeart Tushen
9 Prill 2023, 17:14 -
Një anije pa direkë po garon në zgjedhje
Muajt dhe javët kanë rrjedhur e tashmë situata në patinë më të madhe të opozitës duket më e komplikuar se më parë. Akuza, Foltore, ndarje, kuvende të ndryshme, sulm e porta të blinduara, gaz lotsjellës, primare e çështje vulash, janë pjesë e së shkuarës.
8 Prill 2023, 20:46 -
Skënder Minxhozi: Bojkoti i Bashës apo opozita e thërmuar antiamerikane e Berishës?!
Berisha po shkon në zgjedhje duke sfiduar të gjitha ligjet e “fizikës” elektorale, thuajse i vetëm, i goditur nga perëndimorët dhe i sigurt se rezultati zgjedhor që do të marrë do të jetë shumë larg asaj që mund të quhet fitore. Në harkun e katër viteve PD shfaqet kështu në dy pamje të kundërta, në kutitë e votës për pushtetin vendor. Dikur bojkotuese me firmën e Lulit, sot e ndarë dhe e thërmuar me grushtin mbi tavolinë të Doktorit. Cila nga këto dy PD vlen dhe peshin më shumë?!
8 Prill 2023, 20:29 -
Si e nxori nga zyra Sali Berisha “mikun” e tij Cara, madje i ndërroi edhe bravat e dyerve
Sali Berisha, bashkë me Ilir Metën, kanë qenë këtë të shtunë në Durrës, ku kanë prezantuar kandidatin e tyre për këtë bashki, Igli Cara. Gjatë prezantimit të Carës, Sali Berisha e vlerësoi atë si mikun e tij.
8 Prill 2023, 19:56 -
PS mbjell fidanë në vend të pankartave nga shpenzimet e fushatës, Rama letër kryebashkiakëve, edhe Spahiajt të Shkodrës: Pranoni donacionin tonë
Në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste Rama u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.
8 Prill 2023, 15:21 -
‘Vendoret’, Balla prezanton Eriselda Sefën për bashkinë e Lushnjës: Votoni për transformimin e qytetit! Infrastruktura dhe bujqësia prioriteti ynë
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla prezantoi sot kandidaten e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Eriselda Sefën. Balla tha se me lekët e fushatës, PS do të mbjellë fidanë dhe sipas tij kjo është dhurata më e bukur që mund t’i japin Lushnjës.
8 Prill 2023, 14:40 -
Berisha dhe Meta prezantojnë Igli Carën në Durrës: Rama po bën gjithçka për të larguar shqiptarët! Vangjush Dako të tregojë sa para i ka dhënë McGonigal
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Durrës, nga ku prezantuan kandidatin Igli Cara. Berisha e Meta, njëzëri bënë thirrje që të votohet Igli Cara, që sipas tyre më 14 maj do t’iu kthejë bashkinë qytetarëve dhe do të vendosë pluralizmin.
8 Prill 2023, 12:35 -
Mero Baze: Një manual për të njohur kriptoberishistët në këtë fushatë
Kriptoberishizmi është fenomeni i berishizmit të fshehur, që nuk shfaqet në formën e sinqertë të Edi Palokës apo Flamur Nokës, por në formë më të maskuar, që në thelb është i njëjti problem: Njerëz të marrë peng nga Sali Berisha.
7 Prill 2023, 20:39 -
Transport falas pas 14 majit, Shabani: Këlliçi na kopjoi gabim, e kemi vetëm për studentët dhe pensionistët! Ne gjenerojmë shpresë, partitë e vjetra pa surpriza
Kryetari i Partisë ‘Nisma Thurje’ Endri Shabani pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit Berisha-Meta ka kopjuar skemën e tyre për transformimin e transportit publik në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, komenton platformën e Belind Këlliçit që premton për transport publik falas duke thënë se kanë të njëjtën skemë, por vetëm për 2 kategori, studentët e pensionistët.
7 Prill 2023, 18:01 -
Elezi i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipulojë të gjitha
Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zbuluar të tjera fakte tronditëse të manipulimit të zgjedhjeve brenda selisë blu nga ana e Belind Këlliçit, kandidat i koalicionit Berisha-Meta.
7 Prill 2023, 16:33 -
Rritja e numrit të vëzhguesve për ‘vendore’-t e 14 majit, Mërtiri: Nuk zgjidhin problemin, zgjedhjet manipulohen që para ditës së votimit
Sipas analistit, Ergys Mërtiri, shtimi i numrit të vëzhguesve, jo domosdoshmërisht do të sjellë si rezultat zgjedhje me standart më të lartë. Në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Mërtiri tha se problemi i vërtetë që duhet të zgjidhet sot në Shqipëri ka të bëjë me shitblerjen e votave para ditës së votimit.
7 Prill 2023, 14:06 -
Qerim Ismailaj u dënua për falsifikim dokumentesh, Bardhi: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, regjistroi kandidatin e PS! PD e ankimon në KAS
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar regjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhje nën siglën e PS për bashkinë e Mallakastrës. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit pasi nuk duhej ta kishte regjistruar në zgjedhje kandidatin e PS, i cili është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
7 Prill 2023, 13:32 -
‘Non gratat duan t’i vënë zjarrin vendit!’, Berisha sulmon sërish Kim: Ndërhyrja në fushatë është krim, gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e diplomates amerikanë se shqiptarët nuk duhet të votojnë ‘non grata’ të cilët duan që t’i vënë zjarrin vendi, u shpreh se ajo ka probleme me veten. Kim paralajmëroi amabsadoren e SHBA-së se ndërhyrja në fushatë është krim elektoral
7 Prill 2023, 12:36 -
ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç
Një ekip prej më shumë se 300 vëzhguesish të huaj do të mbikëqyrin zgjedhjet e 14 Majit, para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover zhvilloi sot konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri dhe takimeve të para që zhvilloi.
7 Prill 2023, 11:22 -
‘Mos votoni non grata’, Meta i përgjigjet Kim pas takimit me Berishën: Kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë! Më 14 maj fitojmë bashkitë kryesore
Nga selia e Partisë Demokratike, pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, Ilir Meta reagoi për deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo e fundit kërkoi që qytetarët shqiptarë të mos votojnë persona non grata, e për këtë Meta dha një përgjigje.
7 Prill 2023, 11:17 -
Javën tjetër nis fushata, PS mbledh kryesinë! Gjiknuri: Zhvillojmë takime të vogla, pa shpenzime! Opozita e zhytur në rubla ruse, s’ka strategji zhvillimi
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë. Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.
7 Prill 2023, 09:09 -
PD e Vaut të Dejës: Policia ka ndaluar 3 kandidatët tonë për Këshillat Bashkiak me qëllim intimidimin! Çuçi të reagojë
Partia Demokratike e degës Vau Dejës ka pretenduar se efektivë të policisë kanë ndalur sot 3 kandidatëve për këshillat Bashkiak. Sipas tyre, 3 kandidatët janë janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv.
6 Prill 2023, 22:12