-
Sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare, Rama: S'pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash! Shqipëria ka rezistuar më së miri
Pikat kufitare në vend i janë kthyer normalitetit me rivënien në funksion të sistemit TIMS, 24 orë pas sulmit kibernetik të Iranit. Kryeministri Edi Rama siguron se nuk ka pasur asnjë rrjedhje serioze të dhënash.
11 Shtator 2022, 08:40 -
SHBA dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS: Po mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për ta kthyer në normalitet
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se po mbështesin vendin tonë në përpjekjet për të rikthyer në normalitet sistemin.
11 Shtator 2022, 07:56 -
Sulmi kibernetik ndaj TIMS, Kreu i Aviacionit Civil: Në Rinas asnjë fluturim nuk u anulua
Drejtori i Aviacionit Civili, Maksim Et’Hemaj, në një intervistë për Report Tv shpjegon se pavarësisht se sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik asnjë fluturim deri më tani nuk është anuluar.
10 Shtator 2022, 21:29 -
Mero Baze: Shqipëria si viktimë dhe si kalë beteje kundër terrorizmit kibernetik
Ka një reagim të pazakontë ndërkombëtar dhe solidaritet nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes perëndimore në krah të Shqipërisë pas verifikimit të sulmeve kibernetike prej Iranit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin për këtë shkak.
10 Shtator 2022, 20:26 -
Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, aeroporti ‘Nënë Tereza’: Fluturimet vazhdojnë sipas orareve, qytetarët të paraqiten 2 orë e 30 minuta më herët
Pas sulmit kibernetik iranian ndaj sistemit TIMS, aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka bërë një njoftim për të gjithë pasagjerët në të cilin njofton se fluturimet vijojnë sipas planifikimeve në të njëjtin orar. Për të shmangur çdo problem, TIA u kërkon qytetarëve që të jenë të pranishëm në aeroport 2 orë e 30 minuta më herët.
10 Shtator 2022, 15:39 -
Irani dënon sanksionet e SHBA-ve: Sulmet kibernetike, skenar i krijuar nga administrata amerikane! Tirana është viktimë
‘Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë një skenar i SHBA-ve dhe Tirana është një viktimë e këtij trillimi’- ky ka qenë argumenti i ministrisë së Jashtme të Iranit, i dyti pas prishjeve të marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë dhe pas sanksioneve të vëna nga SHBA
10 Shtator 2022, 13:22 -
Irani tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, godet sistemin TIMS, Rama: Po punojmë me aleatët për t'i bërë të pa penetrueshme sistemet tona dixhitale
Shqipëria bie pre e një tjetër sulmi kibernetik nga Irani! Hackerat kanë sulmuar sistemin TIMS! Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se po punon me partnerët për të mbrojtur sistemet tona dixhitale. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, si edhe në aeroportin e Rinasit, por nuk u anulua asnjë fluturim.
10 Shtator 2022, 11:01 -
SHBA sanksione Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe ministrit Esmail Khatib: Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike. Kjo vjen pasi e cilëson si përgjegjëse për sulmin kibernetik që Irani bëri ndaj shërbimeve online në Shqipëri. Nga ky moment ministrit iranian, i bllokohen pronat dhe interesat private në SHBA.
9 Shtator 2022, 17:12 -
Pas Shqipërisë, tjetër sulm kibernetik ndaj një aleati të NATO-s! Zbulohen dokumente sekrete
Qindra dokumente konfidenciale të NATO-s të dërguara në Portugali u vodhën dhe u shitën në dark web, raportoi të enjten e përditshmja kryesore portugeze “Diario de Noticias”. Burime anonime i thanë gazetës se organi më i lartë ushtarak i Portugalisë, EMGFA, ishte objektivi i një “sulmi kibernetik të zgjatur dhe të paprecedentë” që rezultoi në zbulimin e informacionit sekret të NATO-s.
9 Shtator 2022, 11:33 -
Sulmet e Iranit, Shqipëria marrëveshje me vendet partnere për hetimin e krimeve kibernetike, skuadra të përbashkëta hetimore dhe shkëmbim informacioni
Qeveria dërgon në Kuvend marrëveshjen e bashkëpunimit me vendet partnere për të goditur krimin kibernetik. Ndihmë urgjente, procedime dhe hetimet të përbashkëta ndaj personave dhe grupeve të krimit kibernetik.
8 Shtator 2022, 21:07 -
Kompania amerikane Microsoft: Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri qëndron qeveria iraniane
Kompania amerikane “Microsoft” thotë se ka besim të lartë se pas sulmeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri në 15 korrik të këtij viti që sulmuan faqet online të qeverisë si dhe të shërbimeve publike, qëndrojnë aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane.
8 Shtator 2022, 19:10 -
Bota
NATO e konfirmon: Irani urdhëroi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, sulm keqdashës edhe ndaj Aleancës! Do të shtojmë mbrojtjen
NATO ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë pas sulmit kibernetik që urdhëroi Irani duke thënë se do të shtojnë mbrojtjen. Në një reagim publik, thotë se ishte sulm keqdashës ndaj Aleancës pasi kërkonte të cënonte sigurinë.
8 Shtator 2022, 14:31 -
Kronikë
Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, nuk pranoi dorëzimin normal të godinës! RENEA futet për kontroll, më pas e merr në dorë policia (VIDEO)
Stafi i ambasadës së Iranit nuk ka dorëzuar çelësat e godinës dhe nuk ka hequr flamurin, për ta dorëzuar në mënyrë normale godinën. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka ndjekur nga afër operacionin e RENEA-s, e cila është aty për të hyrë në godinë. Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv janë futur në godinën ku ishte ambasada e Iranit dhe kanë filluar kontrollet në të gjitha katet. Pas largimit të Renea policia e ka marrë në dorë godinën.
8 Shtator 2022, 11:17 -
Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, akt i guximshëm dhe jo vetëm kaq
Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Në kuptimin klasik të marrëdhënieve diplomatike ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike konsiderohet si akti i parafundit para se të shpallet lufta
8 Shtator 2022, 08:12 -
VIDEO/ Rama u la 24 orë afat për t'u larguar nga Shqipëria, trupa diplomatike e Iranit bëhet gati, djegin dokumente në ambasadë, e pranishme dhe policia
Menjëherë sapo kryeministri Edi Rama u kërkoi diplomatëve iranianë që të lënë Shqipërinë, duke u dhënë 24 orë afat, punonjësit e ambasadës së Iranit në Tiranë, kanë nisur zhvendosjen. Report Tv mëson se ambasada ka nisur përgatitjet për t’u larguar.
7 Shtator 2022, 21:06 -
Sulmi kibernetik në Shqipëri, Ministria e Jashtme e Iranit mohon përfshirjen: E pabazë! Komplot i SHBA-ve dhe Izraelit ndaj nesh
E pabazuar dhe një komplot kundër republikës Islamike të Iranit, kështu cilësoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë ministrja e jashtme e Iranit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria e Jashtme e Iranit e ka cilësuar një veprim të pamend këtë shkëputje me Iranin.
7 Shtator 2022, 20:27 -
Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, opozita: Vendim i drejtë, por i vonuar! Basha: Dëshmi e bashkëpunimit me SHBA dhe NATO-n
Shqipëria ka shkëputur sot marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve publike online, sulm ndaj të cilit fshihej pikërisht ky shtet
7 Shtator 2022, 14:13 -
Sulmi kibernetik nga Irani, Tabaku: Qeveria përgjegjëse, tregton sigurinë kombëtare për përftime politike
Sulmi kibernetik që përjetoi Shqipëria është një dëshmi e qartë se sa të pambrojtur jemi dhe këtë të cilin qeveria duhet të mbajë përgjegjësi. Ky ishte reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, pas vendimit të qeverisë shqiptare për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, i cili qëndron pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve publike online
7 Shtator 2022, 14:03