-
DYSHIMI/ Gazmend Bardhi gënjeu publikisht në Kuvend për bisedat SKY ECC! Lexon pjesë sikur janë të vitit 2023, por EUROPOL thotë se operacioni u bë më 2021
Kreu i grupit të PD-së solli në KUvend disa transkripte të platformës sekrete Enchrochat, që kishin të bënin me emërimin e Edmond Sulajt si kryepolic të Shkodrës, duke akuzuar ministrin Ervin Hoxha dhe kryeministrin Edi Rama. Mirëpo vetë EUROPOL thotë zyrtarisht se operacioni i goditjes së karteleve shqipfolëse dhe zbulimit të bisedave të koduara u bë më 12 Mars 2021, kurse Bardhi e zhvendos dy vite më pas. Sulaj u emërua në tetor 2023 në Shkodër
12 Shtator 2024, 13:49 -
Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
Sipas bisedave në ‘Sky', aktualisht prova për hetimet e dosjes së Spak-ut në lidhje me masakrën e Bradasheshit, ku mbetën tre të vrarë, mes tyre Endrit Alibejt, i njohur ndryshe “Tarzani”, banda e Franc Çopjas mbante në vemendje çdo lajm të medias. Sipas dosjes së SPAK, në një rast, bëhet fjalë që një ushtar i Çopjas, implikon një gazetar, emri i të cilit nuk dihet, por në lidhje të ngushtë me bandat kriminale, se kerkonte 120 mijë Euro, për porositë që do ti jepte vetë Franci, në lidhje me mospublikimin e disa emrave që kishin lidhje me vrasjen
1 Shtator 2024, 13:41 -
Megaoperacioni i SPAK, Report Tv siguron foto të ish-shefit të antidrogës në Lezhë, Klodian Shahini
Report Tv ka siguruar foton e Klodian Shahinit, ish-shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, i arrestuar më urdhër të SPAK
19 Maj 2024, 19:01 -
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme GJKKO ka firmosur 43 urdhërarresteve për disa nga krerët e grupeve kriminale në vend. Pasditen e sotme u mësua se mes emrave janë dhe ish drejtori i policisë Lezhë, dhe një ish efektiv i RENEA-s. Ndërsa paradite u mësua se në kërkim ishte shpallur dhe ish deputeti i PS-se, Arben Ndoka dhe e vëllai e djali i xhaxhait i deputetit PS, Eduard Ndreca. Operacioni vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. 9 masa sigurie të ekzekutuara. Disa prej tyre rezultojnë të jenë në Dubai.
17 Maj 2024, 07:33 -
Gazetari jep shifrën për Report Tv: Janë 7 mijë shqiptarë të ngatërruar me aplikacionin SKY! Ka zyrtarë të lartë të policisë dhe politikanë
Përgjimet e aplikacioni SKY/ECC nga drejtësia belge nxjerrin të implikuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave mjaft shqiptarë dhe kosovarë, mes tyre edhe politikanë. Për Report Tv foli gazetari Fatos Mahmutaj nga Brukseli në lidhje Skype.
10 Prill 2024, 13:37 -
Zyrtarë shqiptarë të përfshirë në dosjen 'SKY ECC' në Belgjikë, udhëtuan në Holandë për leje ndërtimi kulle në Tiranë
Media e huaj “La Libre” ka zbuluar detaje nga nisja e gjyqit në Belgjikë për një organizatë kriminale prej 40 personash, shumë prej të cilëve shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine.
9 Prill 2024, 12:39 -
'Black Eagle', nis gjyqi për 40 të pandehur në Belgjikë, rrjeti i drogës me drejtues shqiptarë doli zbuluar nga 'SKY ECC'
Dyzet persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge kanë dalë në gjyq ditën e sotme në Gjykatën Penale të Brukselit. Hetimi ndaj tyre nisi në shtator 2020 pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasie të madhe acetoni në një kuti
8 Prill 2024, 15:30 -
Në kërkim të provave e kriminelëve në gjithë globin, SPAK dërgoi 123 letërporosi në 2023, drejt Francës kërkesa rekord 30! U kërkuan 39 ekstradime
"123 letër-porosi nisi SPAK gjatë vitit 2023 për ndihmë juridike dhe pjesa më e madhe ishte drejt Francës që dekodoi komunikimet në “SkyECC” dhe “EncroChat”. Drejt SPAK mbërritën 48 kërkesa, pjesa më e madhe e të cilave nga Belgjika, ndërsa SPAK nisi 4 herë më shumë kërkesa për ekstradime"
6 Prill 2024, 15:31 -
Formulari i vetëdeklarimit për ‘SkyECC’ dhe ‘EnchroChat’, efektivi i Gardës pranon se ka përdorur njërin prej aplikacioneve! Nis verifikimi
Një efektiv i Gardës ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit të përdorimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat” se ka përdorur njërin prej tyre. Burime nga AMP bëjnë me dije se efektivi është në fazë verifikimi.
3 Shkurt 2024, 13:42 -
Procesi ‘SKY ECC’ në Belgjikë, dëshmon zyrtarja shqiptare e Gjykatës që transferonte paratë e vlonjatit me mbiemër kolumbian: Mendoja se punonte në ndërtim
Një shqiptare, zyrtare në një gjykatë, ka dhënë dëshminë e saj në Belgjikë lidhur me transfertat e parave që kishte kryer për vlonjatin Erdian Munoz Guerrero, pjesëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës.
22 Janar 2024, 21:22 -
SMS me kriminelët në ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’, sot afati i fundit i vetëdeklarimit të policëve! Çfarë hapash ndjek AMP në vijim? Report Tv zbardh verifikimin hap pas hapi
Mesnata e 5 janarit shënoi afatin e fundit në dispozicion të punonjësve të policisë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit nëse kanë përdorur platforma të koduara për komunikim me anëtarët e grupeve kriminale. Ata që kanë pranuar ose që zbulohen i pret përjashtimi dhe hetimi penal ndërsa formularët do verifikohen në dy faza.
5 Janar 2024, 14:48 -
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale
Efektivët e policisë plotësuan formularët në të cilët duhet të vetë deklaronin nëse kishin përdorur apo jo aplikacionet e koduara “SkyEcc” apo “EncroChat”. Report Tv mëson se asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet, bisedat e të cilëve tashmë që po zbërthehen kanë zbuluar me dhjetëra veprimtari kriminale. Vetë deklarimi bie ndesh me atë që kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi, se në çdo transkriptim të bisedave, del të paktën një polic.
30 Dhjetor 2023, 10:44 -
Miratohet urdhri: Policët që kanë përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat do përjashtohen! Ja formulari që do të plotësojnë (PDF)
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat
4 Dhjetor 2023, 16:07 -
Përgjimet e Sky, Lorenc Vangjeli: Priten arrestime, bëhet fjalë për drejtues të lartë policie që kanë përdorur telefona të kriptuar
Analisti Lorenc Vangjeli nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report Tv ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme në radhët e policisë së shtetit që kanë dalë në përgjimet e aplikacioneve “Sky” dhe “EncroChat”. Ai tha se bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar.
30 Nëntor 2023, 19:34