-
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)
Një vit pas ekstradimit të tij nga Maroku, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Dosja drejt Gjykatës, reagon avokati
6 Dhjetor 2024, 13:39 -
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi me antiplumb në Prokurorinë e Lezhës! Merret dy orë në pyetje: Erdha si turist
Nën masa të rrepta sigurie, Ruben Saraiva u paraqit në antiplumb në prokurori. 28-vjeçari mësohet t’iu ketë qëndruar deklarimeve fillestare, duke thënë se kishte ardhur si turist në Shqipëri dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Nikulaj.
9 Nëntor 2024, 10:11 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lezhës lë në qeli portugezin Ruben Saraiva! Avokati: Të zbardhen mesazhet në Encrochat (VIDEO)
Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 28-vjeçarit i cili për të disatën herë kërkon ndryshimin e mases së sigurisë, me pretendimin se nuk ka lidhje me krimin e rëndë. Avokati Cakrani: Të zbardhen mesazhet në Encrochat
1 Nëntor 2024, 09:45 -
FOTO/ Ja si duket britanikja që u përfshi në vrasjen e Nikulajt, shpërtheu në lot kur u vendos ekstradimi! Biznesmeni i pagoi drekën dhe i gjeti makinë me qira
Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin. Imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt, por në fakt ishte një prej anëtareve të grupit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.
27 Gusht 2024, 22:14 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja e tij: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin
Gruaja e biznesmenit të ndjerë Ardian Nikulaj ka thyer heshtjen për herë të parë, në një rrëfim për britaniken “Daily Mail”, Vera dhe djali i saj Luis kanë rrëfyer se si i kishin mikpritur bashkëpunëtorët e vrasjes së Ardianit, duke menduar se ishin thjesht turistë.
27 Gusht 2024, 21:17 -
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë
Gjykata britanike ka vendosur që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës City of Westminster Magistrate Court, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman
27 Gusht 2024, 12:37 -
Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë
Prokuroria e Lezhës bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë bërë një përpjekje të fundit për të qenë të suksesshëm në ekstradimin nga Anglia të Edmond Haxhisë, bashkë me katër britanikët e tjerë, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.
11 Korrik 2024, 15:28 -
Vrasja e Ardjan Nikulaj, Ruben Saraiva me polici në gjykatë! Kërkon sërish lirinë, i refuzohet
Seanca gjyqësore e cila zgjati rreth 60 minuta u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pasi dëgjoi palet gjyqtari Ilir Përdeda vendosi rrëzimin e kërkeses, duke caktuar vijimin e mases së sigurisë arrest në burg
13 Qershor 2024, 14:28 -
Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatën e Londrës, në 25 mars shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tyre
Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill te vitit 2023.
21 Mars 2024, 19:20 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, lihet në burg portugezi Ruben Saraiva! Gjykata e Lezhës i refuzon kërkesën për liri
Portugezi Ruben Saraiva i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit 2023 në Shëngjin, do të vijojë të qëndroje në burg pa afat. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 28-vjeçarit, i cili përmes mbrojtësit ligjor kushte kërkuar një masë sigurimi më të butë.
20 Mars 2024, 10:26 -
I dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kërkon lirinë! Gjykata e Lezhës vendos më 20 mars! Avokati: S’ka prova se e ka ekzekutuar ai
Vendimi për Ruben Saraivës, portugezi i dyshuar si ekzekutor i Ardian Nikulajt, do të merret më datë 20 mars. Portugezi i cili ndodhet pas hekurave, ka kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurisë
11 Mars 2024, 10:14 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi i dyshuar si ekzekutori kërkon lirinë! Ruben Saraiva sërish kërkesë në Gjykatën e Lezhës
2 muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva u rikthye në Gjykatën e Lezhës
9 Mars 2024, 09:09 -
Vrasja e Nikulajt, portugezi refuzon statusin e 'të penduarit': S’kam lidhje me krimin! Me Edmond Haxhinë do mbillnim drogë në Shqipëri
Portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë, ku ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin lëndë narkotike. Saraiva është dërguar në burgun 313 në Tiranë.
17 Shkurt 2024, 09:26 -
Portugezi Ruben Saraiva mohon lidhjet me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj: Isha për pushime në Shqipëri
Portugezi Ruben Saraiva është marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Saraiva ka mohuar sërish të ketë lidhje me vrasjen, duke thënë se ishte në Shqipëri për pushime.
17 Janar 2024, 10:47 -
Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, kamera e sigurisë zbuloi portugezin Ruben Saraiva! Hoqi maskën kur mori motorin të largohej
28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie.
8 Janar 2024, 09:39 -
Lezhë/ Vrasja e Ardian Nikulajt, lihet në burg Ruben Saraiva! Portugezi: S'kam lidhje me ekzekutimin, në Shqipëri isha me pushime
Ruben Saraiva i ekstraduar nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Ai dyshohet si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023 në Shëngjin.
2 Janar 2024, 09:47 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekstradohet në Shqipëri vrasësi i biznesmenit! Pamjet kur mbërrin në Rinas
I akuzuari për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualj në prill të këtij viti në Shëngjin, pritet të ekstradohet drejt vendit tonë, ditën e sotme. Portugezi Ruben Saraiva u arrestua në Marok dhe burime nga Ministria e Brendshme thonë se ekstradimi i tij është çështje e mbyllur.
31 Dhjetor 2023, 09:50 -
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Foto e Ruben Saraivas në Marok, me pranga në duar pret ekstradimin
Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet në Shqipëri të dielen e 31-dhjetorit.
30 Dhjetor 2023, 11:26 -
Vrasësi i Nikulajt ekstradohet në Shqipëri para 31 dhjetorit, portugezi që ekzekutoi biznesmenin u arrestua në Marok
I akuzuari për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualj në prill të këtij viti në Shëngjin, pritet të ekstradohet drejt vendit tonë, para natës së ndërrimit të viteve. Portugezi Ruben Saraiva u arrestua në Marok dhe burime nga Ministria e Brendshme thonë se ekstradimi i tij është çështje e mbyllur.
29 Dhjetor 2023, 12:42 -
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Maroku pranon kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutor i biznesmenit
Tetë muaj pasi i arrestua, Maroku ka pranuar kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës, i cili është shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare, si ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulak në prill të këtij viti në Shëngjin. Siç njofton policia, 28-vjeçar portugez, së shpejti do të ekstradohet
21 Dhjetor 2023, 17:10