-
Censusi 2023/ Plani për greqizimin nga Qafë Bota në Llogara (Studimi pjesa 3)
STUDIMI PJESA 3/ Flamuj grekë në institucionet shtetërore shqiptare, tabela dhe shkolla dygjuhëshe dhe greqishtja gjuhë zyrtare nëse vetëdeklarohen më shumë se 20% grekë. Historia e 32 viteve e përpjekjes greke për shtimin e minoritetit me shqiptarë dhe vllehë. Ligjet dhe neni i imponuar në Kushtetutën shqiptare. Si hoqi dorë Greqia nga Korça dhe u përqendrua në zonën Çamëri-Sarandë-Delvinë-Himarë? Cili është roli i Fredi Belerit dhe Anastas Janullatosit në projektin politik grek?
20 Shtator 2023, 12:33 -
“Censi 2023”, Report Tv në Pustec, bashkinë minoritare: Maqedonas apo bullgar? Si do deklarohen banorët? Anketuesi: Nuk i gjejmë në banesë
Në Bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit jeton komuniteti maqedonas. Atje ka nisur censi i popullsisë, i cili pritet të përftojë të dhëna interesante, pasi vitet e fundit disa banorë janë pajisur me pasaporta bullgare. Anketuesi i INSTAT tha për Report TV se banorët e intervistuar deri më tani e kanë deklaruar etninë.
19 Shtator 2023, 13:51 -
STATISTIKAT/ Sa grekë ka Himara dhe Konispoli dhe si i “shton” Greqia
Sa grekë pretendon pala shqiptare dhe pala greke dhe sa vetëidentifikohen grekë në Himarë dhe Konispol? Rezulton statistikisht e pamundur të vetëidentifikohen si grekë më shumë se 14.5% në Himarë dhe 13% në Konispol nga 2.36% dhe 7.44% që njihen si minoritarë. Vetëdeklarimi i rremë në Xarrë në censusin 2011, si nisje e tentativës për tejkalimin e 20% grekë përmes presioneve, pensioneve dhe shtetësive, që të shpallet Himara dhe Konispoli bashki minoritare
19 Shtator 2023, 12:29 -
Censi/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB
Numërimi i popullsisë dhe banesave ka nisur në Shqipëri dhe komunitetet fetare në vend kanë kërkuar nga qytetarët që të plotësojnë edhe pyetjet që lidhen me fenë, ndonëse nuk janë të detyrueshme. Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi shpreh shqetësimin se formulimi i pyetjeve është i paqartë për qytetarët e thjeshtë
18 Shtator 2023, 20:50 -
Censi, zv.ministri Civici: Detyrim ndaj rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE! Anketuesit shenja dalluese, si të veprojnë qytetarët kur s'u shkon në shtëpi
Zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka deklaruar se realizimi i Censit është një detyrim ndaj rrugëtimit të vendit tonë në BE.
18 Shtator 2023, 20:27 -
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
Bashkia e Kukësit është e vetmja në vend që nuk ka nisur regjistrimin e popullsisë dhe banesave, për shkak te zgjedhjeve te pjesshme qe do te mbahen më 24 shtator. Ndërkohë “Censi 2023” ka filluar ne dy bashkitë e tjera te qarkut, Has dhe Tropojë, me 41 anketues në terren.
18 Shtator 2023, 17:28 -
Censi i Popullsisë dhe Banesave, Gjergj Luca u përgjigjet pyetjeve: Mua më pëlqejnë të gjitha fetë, po e shkruaj shqiptar (VIDEO)
Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur pyetjeve të Censit teksa ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale, te pyetjet lidhur me përkatësinë fetare. Luca thotë se te përgjigjja e tij, përsa i përket pyetjes për fenë, ka shkruar se është shqiptar.
18 Shtator 2023, 15:54 -
Censi 2023, regjistrimi i popullsisë dhe banesave s’ka nisur vetëm në Bashkinë e Kukësit! Procesi nis pas zgjedhjeve për kryebashkiakun
Në bashkinë Kukës nuk do bëhet regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Kjo për shkak të zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen me 24 shtator. Ndërkohë Censi ka filluar në dy bashkitë e tjera të qarkut Kukës, në Has dhe Tropojë.
18 Shtator 2023, 13:02 -
Censusi 2023, rreziku që i kanoset Himarës dhe Konispolit
Çfarë është identiteti etnik dhe kombëtar? Çfarë është fluiditeti etnik dhe cilat janë popullsitë me identitet fluid në Shqipëri? Pse vetëdeklarimi është forma e vetme e vetëidentifikimit në censuse sipas udhëzimeve ndërkombëtare dhe cilat janë rastet kur ky vetëdeklarim konsiderohet i rremë? Pse Shqipëria nuk duhet të bënte census me vetëdeklarim për kombësinë, pasi nuk plotëson kushtet e parapara nga legjislacioni ndërkombëtar?
18 Shtator 2023, 13:00 -
Censi 2023, Drejtoresha e Statistikave në INSTAT për Report TV: Marzhi i gabimit 3%! Nëse qytetarët s'gjenden në shtëpi informacion nga administratorët e pallateve, fqinjët
Drejtoresha e Përgjithshme e Prodhimit statistikor në INSTAT, Elona Sevrani zbulon detaje. Të anketuarit do të trokasin deri në tre herë në banesën e qytetarit për të marrë informacionin. Ndërkohë në të gjitha bashkitë e vendit janë hapur dhe zyra të përshtatshme ku qytetarët mund të shkojnë të regjistrohen nëse nuk kontaktohen dot nga i anketuari.
18 Shtator 2023, 11:47 -
Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024
Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen rreth 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetje që janë me dëshirë kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit. Deri pas mesdite, u plotësuan 800 formularë.
18 Shtator 2023, 07:27 -
Censi i popullsisë dhe banesave, KMSH dhe Kisha Ortodokse apel qytetarëve: Deklaroni përkatësinë fetare
Nesër do të nisë në të gjithë Shqipërinë i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave. Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit mysliman të deklarojë në pyetësor përkatësinë fetare.
17 Shtator 2023, 13:05 -
Të hënën nis Censi i Popullsisë, Maqedonia e Veriut thirrje maqedonasve në Shqipëri: Shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri.
16 Shtator 2023, 16:54 -
Më 18 tetor nis Censi i Popullisë e Banesave, Mazniku: Procesi do jetë digjital! Përgjigjia e pyetjeve, detyrim ligjor për qytetarët! Kush refuzon për 3 herë, gjobitet
Tetë mijë persona janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku tha se qytetarët e kanë detyrim ligjor që t'u përgjigjen pyetjeve. Nëse refuzojnë për tre herë, do të gjobiten
14 Shtator 2023, 19:04 -
Më 18 shtator nis Censi 2023, Rama: Proces me standarde e të dhëna reale! Mesazh-Athinës: Leksione për minoritetet s'na jep askush, jemi model
Më 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në konferencë hapëse për Censin. Regjistrimi i Popullisë dhe Banesave nis të hënën e ardhshme dhe do të zgjasë 6 javë. Do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
13 Shtator 2023, 10:26 -
Nis nga 18 shtatori Censusi i Popullsisë, drejtoresha e INSTAT për Report Tv: 50 mijë lekë gjobë për ata që s'përgjigjen ose gënjejnë! Të dhënat publikohen në qershor 2024
Më 18 shtator do të nisë Censusi i Popullisë dhe Banesave. Elsa Dhuli drejtoreshë e INSTAT në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha tashmë se është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”
6 Shtator 2023, 18:40