Censi, zv.ministri Civici: Detyrim ndaj rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE! Anketuesit shenja dalluese, si të veprojnë qytetarët kur s'u shkon në shtëpi

Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Zv ministri i Bujqësisë, Enio Civici në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka deklaruar se realizimi i Censit është një detyrim ndaj rrugëtimit të vendit tonë në BE.

“Nga qeveria te bashkia shoqëria civile e liderat e komuniteit. E marrin një vendin e udhëheqin atë punë nëse kanë të dhëna. Nëse e dinë numrin e banorëve të ndërtesave ne mund të vendosim ku nevojitet një shkollë, ndërhyrje infrastrukturore, ku ka nevojë për më shumë mjekë apo politika sociale. Çfarë numri nxënësish duhet të trajnojmë etj.

Nëse unë drejtoj një biznes dua të di që atë degën e re të biznesit tim duhet të kem informacion mbi atë zonë dhe a i përket tipologjisë së klientit që mund të përfitoj. Numri i klientëve që mund të përfitoj. Është mënyra më e mirë që njihet për të marrë vendime. Prandaj bëhet Censi. Gjithashtu është një detyrim në rrugën tonë drejt BE. Ka ardhur momenti. Edhe simbolet janë pozitive që ky census të shërbejë si pika 0 e një të ardhmeje shumë të saktë të ndërtimit të politikave publika dhe private në Shqipëri”, tha Civici.

Të vetmet pyetjeve që mund të mos u përgjigjemi kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Sipas ligjit “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, të gjithë qytetarët në moshë madhore mbi 18 vjeç janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve të censit. Sa u përket të miturve, në emër të tyre do të përgjigjen prindërit ose personi që ndodhet në shtëpi në momentin e plotësimit të anketës. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi, Civici tha se përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë për të lënë një takim tjetër me anketuesin.   

“Të gjithë anëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç duhet ta japin këtë informacion vetë. Të dhënat që jep personi vetë apo kryefamiljari mund të jenë të njëjta. Çdokush të japë informacionin vetë të kontaktojë me aketuesin që i vjen në familje. Anketuesi skedulon një takim tjetër me anëtarët e tjerë që nuk ndodhen në shtëpi.

Pjesë nga intervista e Civicit i cili jep informacione për qytetarët mbi procesin e Censit

Nëse një anketues ose disa anketues shkojnë në një banesë dhe disa qytetarë nuk janë aty për disa javë? Do marrin gjobë?

Enio Civici: Anketuesit kanë detyrim që minimalisht 3 herë të kontaktojnë në kohë të ndryshme me atë të intervistuar apo banor që kërkojnë. Ne po udhëzojmë anketuesit që të tentojnë më shumë se tre herë. Pas 3 herëve që tenton kontaktin lë në banesë kontatin e vetë, pra anketuesi, që është i gatshëm të vijë për ta marrë informacionin. Udhëzoj që të gjithë banorët që nuk janë ekziston një numër jeshil 08002244 të cilin mund ta kontaktojnë dhe të lajmërojnë. Në rastin kur e dinë që s’do jenë të lajmërojnë që anketuesi të shkojë kur ata janë. Në rastin kur vënë re se s’kanë kontaktuar anektuesin të marrin numrin jeshil që të shkojë anketuesin.

Kur anketuesi shkon në një banesë, personat e të gjithë familjes nuk janë aty por aty ndodhet vetëm një person. A mundet ai të japë informacion për të gjithë anëtarët e familjes?

Enio Civici: Jo. Të gjithë anëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç duhet ta japin këtë informacion vetë. Të dhënat që jep personi vetë apo kryefamiljari mund të jenë të njëjta. Çdokush të japë informacionin vetë të kontaktojë me aketuesin që i vjen në familje. Anketuesi skedulon një takim tjetër me anëtarët e tjerë. Nëse ke një anëtar të familjes në banesë mund të skedulojë takimet.

Nëse dikush është një një qytet tjetër, jeton atje por pashaportizimin mund ta ketë te zona e tij e vjetër ose nuk kontaktohet fare nga anektuesi. Çfarë duhet të bëjë?

Enio Civici: Kush ndodhet në një qytet dhe e ka banesën në një qytet tjetër është mirë ta lëvizë. Pavarësisht kësaj nëse dikush nuk e ka vlejnë të gjithë ato të tjerat. Do presësh dy javë që të kontaktohesh. Nëse nuk kontaktohesh përdor numrin jeshil dhe lajmëro se nuk je kontaktuar. Përdorimi i numrit jeshil është thelbësor. Edhe vetë anketuesit i ndihmon që të jenë më eficent se si të të arrijnë ty.

Anketuesit që do të shkojnë në çdo banesë do të kenë mjete identifikuese?

Enio Civici: Do kenë disa mjete identifikuese. Bexhe, veshje dalluese. Janë mjete identifikuese që si ka një grupim apo pjesë tjetër e shoqërisë. Duhet të verifikoj në mjetet, bexhin përfaqësues. Nëse një anketues nuk është i përbërë në pamjen e tij nga veshja idenfikuese, bexhi apo tableta nuk duhet ti jepet asnjë informacion. Janë persona që edhe në rrugë ti shohësh i dallon. E mira e kësaj here është që duke përdorur teknologjinë, në momentin që anketuesi shtyp apo prek atë ekranin e tanletës për të futur informacion pajisja komunikon me sistemin qendror. Ka zero mundësi manipulimi apo keqinterpretimi.

Si model nga është marrë?

Enio Civici: Ne jemi asistuar nga delegacioni i BE i cili ka marrë modelet më të mir at ëtë gjithë vendeve të zhvilluara. Është mënyra se si ndodh në vendet e BE .

Siguria e të dhënave, si do funksionojë?

Enio Civici: Siguria e të dhënave bazohet në ligjin që bazohet çdo siguri e të dhënave. Në të cilin t'i patjetër nëse e prek vetë përballesh me ndjekje penale sipas kodit penal, kjo vlen për të dyja palët.

Si janë të ndara pyetjet?

Enio Civici: Janë të ndara mbi të dhëna mbi popullsinë rezidente karakteristika demografike sociale ekonomike. Sipas zonës gjeografike, ka të dhënë për të verifikuar ndryshimet e popullsisë. Karakteristika të ndërtesave dhe banesave dhe të dhëna për sektorë të ndryshëm siç janë strehimi popullsia arsimi shëndetësia dhe punësimi. Etnia feja dhe përkatësia politike janë pyetje që nuk mund tu përgjigjesh.

Censi nisi mëngjesin e kësaj të hëne. Rreth 7500 anketues do të jenë në terren përgjatë 6 javëve për të mbledhur të dhënat e të gjithë shqiptarëve, lidhur me familjen, punën, arsimin si dhe pyetjeve në lidhje me punën. Mospjesëmarrja në anketim është në kundërshtim me ligjin, dhe çdo përgjigje e rremë ndëshkohet me gjobë 50 mijë lekë kur refuzon ose jep informacion të pasaktë, dhe 100 mijë lekë për organizatat që bëjnë pyetësor paralelisht me anketuesit e INSTAT, gjatë 6 javëve që zhvillohet censi. Të dhënat paraprake të këtij censi do të publikohen në qershor 2024 ndërsa të detajuara në dhjetor 2024.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë