-
Harta/ Putin alarmoi me vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore, ja cilat vende në botë kanë armë nukleare
Llogaritet se Rusia ka rreth 6000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5500. Arsenali bërthamor është mjaft i madh për të vrarë miliarda njerëz, por edhe për të shërbyer si një parandalues kundër sulmeve.
28 Shkurt 2022, 09:17 -
Bisedimet Kiev-Moskë pa marrëveshje, pritet raund tjetër! Putin: Ukraina të jetë neutrale, më njihni Krimenë! Rusia kërcënon Evropën: Kush i jep armë Kievit mban përgjegjësi
Pas më shumë se 6 orësh në Gomel të Bjellorusisë kanë përfunduar bisedimet ndërmjet delegacionit të Ukrainës dhe delegacionit të Rusisë, të cilat më pas janë kthyer për konsultime në vendet përkatëse dhe pritet një raund i dytë bisedimesh. Putin e ka shprehur qartë kërkesën e tij për njohje të Krimesë si pjesë të territorit të Rusisë dhe garancinë se Ukraina do të jetë një territori neutral, duke mos u anëtarësuar në NATO.
28 Shkurt 2022, 02:23 -
VIDEO/Grupi i hakerave Anonymous mesazh kërcënues Putinit: Siguria e Rusisë do të jetë në rrezik, do përballesh me sulme nga gjithë bota!
Grupi i njohur i hakerave Anonymous përmes një video-mesazhi ka kërcënuar presidentin rus Putin se do të ndërmarrin sulme që do të godasin rrjetin informatikë të Rusisë. Anonymous i kanë kujtuar Putin se do të përballet me sulme që do të kërcënojnë sigurine e Rusisë.
27 Shkurt 2022, 23:15 -
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putinin! Konflikti nuk do të mbarojë shpejt dhe do të jetë i përgjakshëm
Sipas Truss, Putin "po bënte një gabim strategjik" duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore do t'i bëjnë ekonomisë ruse. Por ajo shtoi se lufta mund të zvarritet për "disa vite", duke theksuar: "Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë shpejt. Kam frikë se ky konflikt mund të jetë shumë i përgjakshëm".
27 Shkurt 2022, 10:41 -
Periferi
Mrekullia e arsyes, fëmijëria e Putinit dhe Nënë Tereza
Gjuha e dhunës për fat të keq vazhdon të jetë “mësues” jo i mirë edhe tek ne. Rruga e logjikës, arsyes, dihet, është më e lodhshme, kërkon më shumë pasion, mundim, kohë, përkushtim. Eshtë raskapitëse të bindim një fëmijë; disa mjaftohen ta ndalojnë me një të goditur, më një ulërimë, me një shuplakë, me një dënim, me një grusht, duke shënuar përjetësisht vulën e dhunës, të padurimit, të zhgënjimit në karakterin e tij.
26 Shkurt 2022, 14:22 -
Mero Baze: Aleatët e fshehtë të Vladimir Putinit mes nesh
22 vjet më parë Kosova ishte Ukraina e Europës. Sllobodan Millosheviçi, i cili për dhjetë vite rresht kishte ngritur karrierën dhe pushtetin e tij bazuar tek aneksimi i Kosovës dhe zhdukja e identitetit shqiptar të saj, u përball me rezistencën e një populli dhe në fund dhe me fuqinë e NATO-s, e cila nuk i hoqi nga duart vetëm Kosovën, por i hoqi dhe pushtetin dhe lirinë e tij personale, duke vdekur në qeli.
24 Shkurt 2022, 20:18 -
Fjalimi i plotë, ja si e argumenton Putin thyerjen e rendit ndërkombëtar
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një flaim të gjatë përpara mediave duke justifikuar sipas tij ndërhyrjen në Ukrainë. Putin ka shfrytëzuar ngjarjet e mëparshme historike që nga Lufta e Dytë Botërore, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik si dhe luftërat në Serbi, Siri dhe Irak për të thënë se Rusia nuk mund të qëndrojë më duarkryq. Sipas Putin, NATO-s, po e afron infrastrukturën e saj ushtarake gjithnjë e më pranë kufirit rus, pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre
24 Shkurt 2022, 11:27 -
Presidenti ukrainas thirrje Rusisë të ndalojë pushtimin dhe paralajmëron: Do të shihni fytyrat tona dhe jo shpinën! Kjo është toka jonë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë vendin, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve dhe paralajmëroi për dëshpërimin që do të vinte nga një luftë e panevojshme
24 Shkurt 2022, 07:34 -
Ç’mund të presim, pasi Ukraina të pushtohet nga Putin?
Le të supozojmë për një moment se Vladimir Putin arrin ta vendosë plotësisht nën kontroll Ukrainën. Cilat janë pasojat strategjike dhe gjeopolitike të këtij akti?E para do të jetë një vijë e re e frontit të konfliktit në Evropën Qendrore.
23 Shkurt 2022, 22:48 -
Rusia 'nuk i ndahet' Kosovës
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi që presidenti rus, Vladimir Putin, i bën aneksimit të rajoneve në Ukrainë me procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
23 Shkurt 2022, 18:58 -
Ukraina, agresioni rus dhe Perëndimi
Në një shkrim nga Moska korrespondenti i FAZ e përshkruan hollësisht takimin e Putinit me bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm dhe skenat shpesh bizare, ku ata duhet të qëndrojnë gatitu para shefit të Kremlinit si të ishin nxënës filloristë
23 Shkurt 2022, 14:32 -
Analiza e Financial Times: Ja sesi Vladimir Putin e ka sjellë Evropën në pragun e luftës
Angela Merkel e përshkroi dikur Vladimir Putinin, si një udhëheqës që përdor metodat e shekullit XIX-të në shekullin XXI-të. Ajo që donte të thoshte ish-kancelarja gjermane, ishte se udhëheqësi rus është një njeri i luftës dhe nacionalizmit, në një epokë që supozohet se është e përcaktuar nga sundimi i ligjeve ndërkombëtare dhe globalizimi.
23 Shkurt 2022, 13:52 -
Trump e konsideron lëvizjen e Putinit ‘gjeniale’
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka konsideruar “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putinit për dërgimin e trupave në Ukrainë. Duke u paraqitur në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për përgjigjen e presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë, shkruan BBC
23 Shkurt 2022, 03:27 -
Blinken thotë se takimi me Lavrov është ndërprerë pasi Rusia lëviz në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi një takim të planifikuar me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Gjenevë këtë javë, njoftoi ai të martën, në shenjën e fundit se rrugët diplomatike me Rusinë mbi Ukrainën po mbyllen shpejt.
23 Shkurt 2022, 00:22 -
Vuçiç: Do ta dënoj Rusinë kur Ukraina të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të “dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”.
22 Shkurt 2022, 21:29