-
Pr.buxheti 2024, Muzhaqi në Komisionin për Çështjet Sociale: Mbi 215 mln lekë mbështetje për rininë përmes AKR-së
Pas kaosit që Rithemelimi shkaktoi në Kryesinë e Kuvendit edhe Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë u mbajt online. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli për projektbuxhetin për vitin 2024.
6 Nëntor 2023, 16:40 -
Dyfishohet buxheti për institucionet e drejtësisë, Mete: Në 2024, 26.2 mld lekë për investimet e parashikuara! 632 mln për rehabilitimin e të miturve
Prej vitit 2016 kur nisi reforma në drejtësi deri në vitin 2024, buxheti për institucionet e drejtësisë do të dyfishohet. Kështu u shpreh ministri i Financave në Komisionin e Ligjeve teksa prezantonte projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku listoi investimet e parashikuara në fushën e drejtësisë.
6 Nëntor 2023, 16:16 -
‘Ekonomia’ miraton në parim paketën fiskale 2024! Importi i mëshqerrave pa TVSH, Braçe: Ndihmon sektorin! Vjero: Do rishikojmë taksat në bujqësi
Vëmendjen më të madhe e mori projektligji për ndryshimin e ligjit të TVSH-së i cili parashikon përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve me qëllim eliminimin e përdorimit të hormoneve
6 Nëntor 2023, 15:14 -
Projektbuxheti 2024/ Mete te ‘Ligjet’: 26.2 mld lekë për institucionet e drejtësisë, dyfishohet krahasuar me 2016
Prej vitit 2016 kur nisi reforma në drejtësi deri në vitin 2024, buxheti për institucionet e drejtësisë do të dyfishohet. Kështu u shpreh ministri i Financave në Komisionin e Ligjeve teksa prezantonte projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku listoi investimet e parashikuara në fushën e drejtësisë.
6 Nëntor 2023, 14:21 -
Bota në luftë, Shqipëria 'hap' thesin për blerje armatimesh! 48.3 mld lekë në 2024 për Mbrojtjen, rritje me 16.8%! 4.7 mld për armatime e pajisje luftimi! Investime për dronë
Buxheti i vitit të ardhshëm ka përcaktuar një shtesë financimi prej rreth 8 miliardë lekësh, ose rritje me 16.8 për qind për forcat e luftimit të ushtrisë shqiptare. Për herë të parë 2% e buxhetit në total është planifikuar për mbrojtjen, një kriter ky për vendet e NATO-s. Fondet e shtuara janë dedikuar për blerjen e dronëve dhe të municioneve e platformave të luftimit.
5 Nëntor 2023, 15:30 -
Inflacioni dhe kursi i këmbimit, rrezik për buxhetin e 2024-ës! Rënia e euros dhe dollarit redukton hyrjet nga importi
Ulja e inflacionit poshtë shifrës 3% në vitin 2024 si dhe zhvlerësimi i euros dhe dollarit janë rreziqet kryesore që i kanosen buxhetit të shtetit. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin që vjen Ministria e Financave thotë se ulja e inflacionit përtej objektivit do të reduktonte të ardhurat në buxhet, ndërsa zhvlerësimi i euros e dollarit do ulte të ardhurat nga TVSH-ja në import
5 Nëntor 2023, 10:01 -
Buxheti 2024, Jorida Tabaku: 70 mln euro janë vetëm taksa të reja! Nga 2024, qëveria takson 23% profesionistët e lirë, të ndryshojë skemën
Në vitin e ardhshëm qytetarëve do ju merren nga xhepi i tyre 70 milionë euro për shkak të taksave të reja, thotë deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila kritikon skemën e qeverisë për taksimin e profesionistëve të lirë
4 Nëntor 2023, 20:59 -
Buxheti 2024/ 5.3 mld lekë ndahen për emergjencat civile! 800 mln u shkojnë bashkive për fatkeqësitë natyrore, 500 mln për mbrojtjen e digave
Buxheti për Emergjencat Civile për vitin 2024 do të jetë 5.3 miliardë lekë, nga 4.3 që është këtë vit. Prej tyre, 800 milionë lekë do ju shpërndahen bashkive për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, si dhe 500 milionë lekë është parashikuar për mbrojtjen e digave.
4 Nëntor 2023, 19:32 -
Projektbuxheti 2024/ Bashkitë do marrin 360 mln euro transfertë! Tirana, Durrësi e Elbasani marrin pjesën më të madhe
Transferta e pakushtëzuar që jepet nga buxheti i shtetit për të mbështetur pushtetin vendor për vitin që vjen do të jetë 360 milionë euro. Pjesa më e madhe e buxhetit do të ndahet mes 8 bashkive, ku kryeson Tirana me 5.2 miliardë lekë. Kurse bashkia që përfiton më pak nga buxheti i shtetit është Pusteci me vetëm 89 milionë lekë.
3 Nëntor 2023, 12:13 -
Pr/Buxheti 2024, shkurtohen me 14 mln euro fondet e bujqësisë! Më pak shpenzime për skemat mbështetëse të fermerëve
Bujqësia do të ketë më pak fonde në dispozicion në vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar 140.9 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë ose 14 mln euro më pak se viti aktual. Shkurtimi më i madh i fondeve është bërë tek skemat mbështetëse të fermerëve me 27 milionë euro.
2 Nëntor 2023, 16:08 -
Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë 427 milionë euro, 4 milionë euro për projektet e reja hekurudhore në 2024
Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do ti kushtojë buxhetit të shtetit 427 milionë euro. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2024, dhe për këtë fazë të parë janë parashikuar shpenzime në vlerën 85 milionë euro.
2 Nëntor 2023, 14:44 -
Zv.ministri i Brendshëm, Hodaj: Rritje e konsiderueshme e buxhetit për 2024! Vetë-pastrimi i policisë, ka rezultate! Dhuna në Kuvend, për të mbrojtur Berishën
Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se ka një rritje të konsiderueshme të buxhetit për 2024.
1 Nëntor 2023, 18:50 -
E PLOTE/ Pr/buxhetin 2024 prezantohet në konferencën e kryetarëve, Ministri i Financave: I kalon 7 mld euro, 1.2 miliardë euro për investime publike
Projektbuxheti i vitit 2024, prej 7 miliardë euro u prezantua nga Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies, e punësimit si dhe konsolidimi fiskal duke ulur borxhin publik nën 60%.
1 Nëntor 2023, 14:09 -
Si do të ndahen 4 mld euro për institucionet? Rriten shpenzimet për Mbrojtjen e Financat, shkurtohet buxheti për Bujqësinë dhe Infrastrukturën
Në projektbuxhetin e vitit që vjen janë ndryshuar edhe objektivat për institucionet që do të kenë më shumë fonde në dispozicion. Në shpërndarjen e 4 miliardë euro, fokusi është zhvendosur nga shëndetësia tek mbrojtja
1 Nëntor 2023, 12:23 -
Rishikimi i buxhetit 2023/ Xhixho: S’ka ndihmë për çmimet! Ulet buxheti për arsimin, shkojnë për zyrat e luksit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit ngritur shqetësime në lidhje me aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2023. Xhixho tha se nuk parashikohet asnjë paketë mbështetëse për kategoritë në nevojë
1 Nëntor 2023, 11:51 -
Paketa fiskale/ Tavan për akcizën, gjoba të reja për bizneset që nuk paguajnë në kohë tatimin! Indeksimi jo në bazë të inflacionit
Akciza për karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet bazuar në normën e inflacionit siç parashikonte ligji por vetëm 1.5%. Ky kufizim është pjesë e paketës fiskale të vitit 2024 si dhe do të ndryshojë metoda për gjobitjen e bizneseve që nuk shlyejnë në kohë detyrimet.
31 Tetor 2023, 20:00