-
Buxheti 2024/ 7 mln euro për 30 bashki për trajtimin e mbetjeve! Durrësi, Kavaja dhe Saranda, bashkitë me më shumë fonde
Në vitin 2024, për pastrimin e vendit nga mbetjet urbane do të shpenzohen rreth 13 milionë euro. Referuar projektbuxhetit për vitin që vjen do të vihen në dispozicion të 30 bashkive rreth 7 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve urbane, dhe 6 milionë euro do jenë pjesë e buxhetit të Ministrisë së Turizmit.
15 Nëntor 2023, 15:50 -
Pr.buxheti 2024, PD: Asgjë për të rinjtë, paratë për luks qeveritar
Partia Demokratike ngre shqetësimin për shpërndarjen e buxhetit të shtetit për vitin 2024. Deputetja Andia Ulliri thotë se fondet nuk shkojnë për të rinjtë shqiptarë dhe frenimin e largimit të tyre, por drejt koncesioneve dhe luksit qeveritar.
15 Nëntor 2023, 14:08 -
Pr/buxheti 2024, Zhupa: Studentët, të braktisurit e mëdhenj! Investimet në arsim, 2.3 herë më të ulëta se fatura e PPP-ve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur sot për buxhetin e vitit 2024 duke e cilësuar si dëmtues të së mirës publike dhe të parave të qytetarëve. Ajo shprehet se buxheti për arsimin rezulton të jetë 2.3 herë me i ulët se fatura e qeverisë për koncesionet e dhëna.
15 Nëntor 2023, 13:55 -
Rektorët e universiteteve të pakënaqur me buxhetin 2024, kërkojnë bursat e studentëve në fillim të vitit: Ne s’ dimë sa para marrim
Rektorët e universiteteve përplasen me ministrinë e Financave për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm 2024. Sipas tyre, drafti është i paqartë pasi nuk qartëson sa para do të marrin institucionet e arsimit të lartë duke i lënë duarlidhur në menaxhimin e fondeve. Rektorët u ankuan se procedurat e prokurimeve vonojnë investimet.
14 Nëntor 2023, 20:33 -
Pr.buxheti 2024, deputetja e PD: Ramës nuk i interesojnë pensionistët, ka prioritet një grusht njerëzish që do t’u paguhen miliona euro PPP
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pamupuri thotë se projektbuxheti 2024 nuk adreson nevojat bazë të pensionistëve, të cilët nuk po përballojnë dot më çmimet e rritura.
14 Nëntor 2023, 14:44 -
Bardhi paralajmëron: Bllokojmë seancën 2 ditore për projektbuxhetin 2024! Fton Bashën: Kush ndihet opozitar të bashkohet
Grupi i Rithemelimit nuk do të heqë dorë nga skenari i kaosit për të mos lejuar zhvillimin normal seancave parlamentare me pretendimin se po u mohohen të drejtat e opozitës.
14 Nëntor 2023, 13:46 -
Projekt-buxheti 2024 për Shëndetësinë, PD: I hartuar për oligarkët, jo për qytetarët! Janë hequr nga lista 500 familje në nevojë ekstreme
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, gjatë mbledhjes së sotme ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024, është shprehur se është hartuar për oligarkët e shëndetësisë, jo për qytetarët. Sipas deputetes demokrate, buxheti po i varfëron shqiptarët
14 Nëntor 2023, 12:33 -
Pr/buxheti 2024/ Qeveria jep 56 mld lekë për arsimin, Ministrja: Do rrisim pagat! Braçe propozon: Të mbështesim projektet për ngrohje me panele fotovoltaike
Janë parashikuar mbi 56 miliardë lekë për systemin e arsimit për vitin 2024. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se ky buxhet do të përqëndrohet në rritjen e pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar.
14 Nëntor 2023, 10:53 -
Buxheti 2024/ Gjokutaj: Nuk sjell zhvillim të ri, vetëm shton borxhin! Çoçoli: 100 mln euro për rritjen e pagave, ekonomia është rezistente
Projektbuxheti i vitit 2024 ka qenë në qendër të diskutimeve në komisionet parlamentare gjatë mbledhjeve të fundit të realizuara online apo fizikisht. Ky projektbuxhet ka qenë në qendër të debatit edhe mes ekspertëve të ftuar në emisionin “5 pyetjet" me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV.
13 Nëntor 2023, 22:22 -
Komisionet online për shkak të kaosit të Rithemelimit, buxheti votohet nga makina! Deputeti i PD me kafe e cigare gjatë mbledhjes
Në katër komisione parlamentare të ditës së sotme, mbledhjet u zhvilluan online për shkak të bllokimit të punimeve nga grupi mbështetës i Berishës. Deputetët pjesëmarrës në komisione u lidhën online nga vendet ku ndodheshin, më së shumti nga shtëpitë.
13 Nëntor 2023, 20:33 -
Qendra e Filmit me vetëm 161 milionë lekë, Arben Lami: Prej 4 vjetësh kërkojmë 10 milionë lekë shtesë për diplomat e studentëve!
Në Komisionin për Edukim u diskutuan ndryshimet ligjore të Kinematografisë dhe buxheti për 2024-ën për Qendrën e Filmit. Drejtuesi Arben Lami theksoi nevojën emergjente për 10 mln lekë shtesë, ndonëse në parim sipas tij kineastët do të kishin të domosdoshme një trajtim financiar dyfish më të mirë.
13 Nëntor 2023, 19:30 -
Rama: 400 milionë euro për rritje pagash në 2024! Kemi zbritje të borxhit si asnjëherë! Reformën në Drejtësi e solli PS, jo Amerika! S'ka të paprekshëm
Nga Pogradeci në Asamblenë e PS kryeministri Rama u ndal kryesisht tek buxheti i vitit 2024 dhe Reforma në Drejtësi. Ai tha se 400 milionë euro në vitin 2024 do të shkojnë për rritje pagash. Kurse për Reformën në Drejtësi u shpreh se e ka sjellë PS dhe jo Amerika siç artikulohet. Me drejtësinë e re, Rama nënvizoi se askush nuk është i paprekshëm
13 Nëntor 2023, 16:59 -
Braçe: Spitali i Lushnjës katastrofë, duhet rikonstruktuar! Pamjet nga sallat e operacionit lemerisin miletin! Skema e ndihmës ekonomike dhe e rimbursimit të ilaçeve jo efektive
“Skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e rimbursimit të ilaçeve nuk janë efikase dhe me to po abuzohet”. Këtë shqetësim e ngriti në Komisionin e Ekonomisë deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili me tone të ashpra ka kërkuar të investohet edhe në spitalin e Lushnjës pasi situata është katastrofike.
13 Nëntor 2023, 15:53 -
Pr.buxheti 2024 te ‘Ligjet’/ Institucionet duan më shumë para, 'Financa' s'lëshon dorën! Çausholli: U rritën pagat, nxisni punonjësit për objektivat
Ministria e Financave ishte e prerë me 4 institucioni publike që kërkuan para shtesë nga buxheti i përcaktuar për 2024 në Komisionin e Ligjeve. Përgjegjësja e financave Vilma Çausholli u kërkoi të rrisin performancën me rritjen e pagave që i është bërë administratës, të realizojnë buxhetin e kaluar si ssdhe t’i rishohin kërkesat.
13 Nëntor 2023, 14:49 -
Pr.buxheti 2024, Kumbaro: Kemi pasur bum turistik, së shpejti në Kuvend ligji i ri për turizmin! Vitin tjetër fokus menaxhimi i mbetjeve
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projektbuxhetin për vitin 2024.
13 Nëntor 2023, 13:17 -
Kreu i Agrobiznesit, Rrapaj: Buxheti i Bujqësisë për 2024 jo i mjaftueshëm, 18 milion euro më i ulët se vjet
Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje “Skype” në Report Tv thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke përmendur se ulje reflektohen në investimet e brendshme dhe ato të huaja
12 Nëntor 2023, 19:27 -
SPAK i pakënaqur me pr/buxhetin, e mbështet Zef Brozi: T’u jepen fondet e mjaftueshme për funksionim efikas, mijëra çështje presin me vite e dekada! Mos po u bëhet presion?
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila shprehu dy ditë më parë pakënaqësinë për Pr/Buxhetin e vitit 2024, duke kërkuar një fond shtesë prej 750 milionë lekësh, kryesisht në zërin e investimeve për ta kthyer godinën e re të SPAK në funksionale
12 Nëntor 2023, 18:49