-
30 mijë profesionistë të lirë do taksohen prej 2024-ës! Tatimi i të vetëpunësuarve rrit me 30 mln euro të ardhurat
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 30 mijë profesionistë të lirë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre, në masën 15 dhe 23% në varësi të të ardhurave që fitojnë.
11 Nëntor 2023, 19:33 -
Projekt-buxheti 2024, PD: Fondet për bujqësinë, të pamjaftueshme
Partia Demokratike thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke e renditur vendin tonë të fundit për subvencionet ndaj fermerëve. Edhe më të papërfillshme për PD-në janë fondet që janë rezervuar për dëmet apo për investimet në kanalet ujitëse.
11 Nëntor 2023, 12:32 -
Projekt-buxheti/ Zusi: Të rishpërndahen të ardhurat si duhet! Mziu: Skandaloze shifra për bujqësinë! Resulaj: Ka marrë më shumë fonde se vitin e kaluar
Buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se ai vitit që po lëmë pas. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove
10 Nëntor 2023, 22:36 -
Në 2024 Shqipëria mund të emetojë një tjetër eurobond, interesat e borxhit për vitin e ardhshëm arrijnë 600 mln euro! Mete: Synojmë uljen e borxhit
Në vitin që vjen prite të merret një tjetër eurobond në tregjet ndërkombëtare për të financuar borxhin ekzistues. Ministri i Financave Ervin Mete tha në Komisionin e Ekonomisë se për vitin 2024 pritet të ulet borxhi nën 60%, por evidentoi si shqetësim normat e larta të interesit.
8 Nëntor 2023, 17:22 -
Buxheti 2024 për arsimin, Manastirliu: Fondi do të shpërndahet për rritjen e pagave, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin.
8 Nëntor 2023, 16:27 -
Manja kërkon më shumë buxhet për drejtësinë në 2024: Duhen para për përkthyes, janë trefishuar letërporositë! Duam të ndërtojmë burgun e grave
Ministri i Drejtësisë shprehu pakënaqësi për buxhetin e dikasterit për vitin 2024 duke kërkuar shtesë fondesh për përkthyesit si pasojë e trefishimit të letërporosive që shkëmbehen me autoritetet e huaja. Në komisionin e ligjeve Ulsi Manja kërkoi një shtesë 1.3 miliardë lekë mbi planin edhe për shkak të nevojës së rikonstruksionit në disa burgje përfshirë edhe atë të grave.
8 Nëntor 2023, 15:47 -
Pr/buxheti 2024, PD: Ulje drastike e financimit në arsim! Qeveria nuk mbajti zotimin e dhënë në mandatin e parë
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për mosmbajtjen e premtimit për rritjen e buxhetit për arsimin. Në një deklaratë për mediat, deputetja Eralda Tase Bano tha se mazhoranca po nxiton të miratojë projektbuxhetin e vitit 2024 pasi sipas saj, ka një ulje drastike të shifrave të financimit për sektorin e arsimit.
8 Nëntor 2023, 13:12 -
Pr.buxheti 2024, ministrja Denaj: Skemë e re mbështetëse për fermerët! IPARD? Ka ngadalësim procesi, jo bllokim fondesh
Nevojat e fermerëve për financim nga buxheti i shtetit janë 3 fish më të larta sa fondet e vëna në dispozicion. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese e se brenda vitit të 2024 do të bëhet skema e re për mbështetjen e bujqësisë, ndërsa vuri theksin tek fondet e IPARD si të domosdoshme për sektorin, për të cilat tha se është ngadalësuar procesi dhe s’ka bllokim fondesh.
8 Nëntor 2023, 12:23 -
Projekt-buxheti 2024, Muzhaqi: 7000 të rinj përfitues nga thirrja e dytë për projekte rinore
Ditën e sotme, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në kuadër të raportimeve në komisione për projekt-buxhetin e 2024, raportoi pranë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit publik për buxhetin e vitit 2024 për rininë
7 Nëntor 2023, 18:13 -
Pr/buxheti 2024, KLGJ e pakënaqur: Duhen para për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjykatave! KPA kërkon rritje pagash
Institucionet e drejtësisë kërkuan rritje fondesh dhe pagash gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve. KLGJ kërkoi më shumë para rikonstruksion e ndërtim gjykatash, ndërsa Kolegji i Apelimit, kërkoi rritje pagash në nivelin e gjyqtarëve të kushtetueses, me pretendimin se është organ i kësaj Gjykate.
7 Nëntor 2023, 17:05 -
Balla: Rritje gati 8% e buxhetit të Ministrisë së Brendshme! Të rikthejmë shkollimin 'bachelor' në Akademinë e Sigurisë! 440 të arrestuar e të proceduar nga 'Tempulli'
Ministri Taulant Balla ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë. Teksa ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2024 dha se është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Ministria e Brendshme
7 Nëntor 2023, 15:23 -
Pr.buxheti 2024, Rama: 2.2 mld lekë shkojnë për bonusin e bebes, nga janari përfituan mbi 36 mijë familje
Në projektbuxhetin 2024 është parashikuar që një fond prej 2.2 mld lekë do të shkojë për bonusin e bebes. Kryeministri Edi Rama thotë se do ta vijojnë këtë mbështetje për familjes.
7 Nëntor 2023, 11:15 -
Skemë e re për pensionet, Mete: Po diskutojmë me FMN dhe BB! Do rishikohet mënyra e indeksimit
Pensioni mujor që marrin më shumë se 760 mijë persona në vend do të rritet ndërkohë që do të ndryshojë edhe mënyra e indeksimit. Ministri i Financave Ervin Mete njoftoi në Komisionin e Ekonomisë se po punohet për reformën e re të pensioneve, e cila ndër të tjera synon të rrisë numrin e kontribuuesve në sistem dhe të ulë deficitin e skemës
7 Nëntor 2023, 11:13 -
Pr/buxheti 2024 te Komisioni Ekonomisë/ Braçe: Bujqësia prej 2 vitesh pa rritje! Ministri Mete: Do ta rishikojmë në ndërhyrjen që do bëjmë në qershor
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë se buxheti i vitit 2024 për bujqësisë nuk është i mjaftueshëm për të zhvilluar sektorin. Përgjigjen e mori nga ministri i Financave i cili tha se buxheti do rishikohet në qershor, madje shtoi se do të rishikohen masat mbështetëse për bujqësinë për të rritur efektivitetin e tyre, në mënyrë që të ndihmohet sektori.
7 Nëntor 2023, 10:54 -
Pr/buxheti 2024 në Zoom! Vijon kaosi në kryesinë e Kuvendit, deputetët e Berishës bllokojnë dyert e komisioneve
Deputetët e Berishës dhe Bardhit kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit të punimeve të Kuvendit. Pas kapërcimit nga dritaret të një ditë më parë, këtë të martë deputetët pa masa disiplinore kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve duke penguar mbledhjet të cilat po spostohen online.
7 Nëntor 2023, 08:35