-
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Më datë 6 janar 2025 do vendoset nëse dosja e Berishës do të kalojë për gjykim. Sot Prokuroria përfundoi leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
16 Dhjetor 2024, 11:20 -
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
GJKKO vendosi sot të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
25 Nëntor 2024, 07:58 -
Afera Partizani, GJKKO shtyn seancën paraprake! Gjokutaj: Dosja 160 mijë faqe! Ja pse mungoi Berisha! Më 25 nëntor vendoset nëse kalon për gjykim
Dosja e SPAK për aferën 'Partizani' me 333 fashikuj, me shifrën rekord prej 160 mijë faqe me të gjitha provat do të shqyrtohet në seancë paraprake me 25 nëntor. Shtyrja një muaj është marrë në seancën e sotme, ku mungoi Berisha, dhëndri Malltezi dhe 2 prej të akuzuarve që ishin përfaqësuar nga avokatët.
24 Tetor 2024, 07:26 -
‘Partizani’/ GJKKO cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Më 24 tetor vendoset nëse kalojnë për gjykim
Seanca paraprake për aferën 'Partizani' do të mbahet më 24 tetor në GJKKO, në orën 12:00. Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale. Të pandehur dhëndri, 2 ndërtuesit e financierja. Akuzat për 5 të pandehurit.
18 Tetor 2024, 12:09 -
Dosja e aferës Partizani në GJKKO, zgjidhet gjyqtarja që do vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit! Vijon hetimi pasuror
Dosja e aferës Partizani, me 333 fashikuj, tashmë ndodhet në GJKKO dhe kërkohet gjykimi i ish-kryeministrit Berisha për korrupsion, dhëndrit Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, si edhe biznesmenëve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe financieres Andi Pustina. Gjyqtarja Flojera Davidhi cakton brenda 10 ditësh senacën paraprake. Hetimi pasuror i familjes Berisha vijon në SPAK.
16 Tetor 2024, 07:20 -
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
SPAK mbylli hetimet për aferën Partizani me 5 të pandehur dhe i drejtohet GJKKO me kërkesë për gjykim. Berisha në hetim për korrupsion dhe dhëndri Malltezi në hetim për korrupsion e pastrim parash, s'do paraqiten të mërkurën në SPAK, por do çojnë avokatët të njihen me dosjen me 333 fashikuj. Nëse gjykatësi paraprak dërgon dosjen në GJKKO, këtu nis përballja reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.
15 Tetor 2024, 19:16 -
Afera ‘Partizani’, SPAK mbyll hetimet! Berisha dhe Malltezi drejt gjykimit! Avokatët tërheqin aktet hetimore për 5 të pandehurit
SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani dhe i vuri në dispozicion 5 të pandehurve, aktet e plota hetimore. Për 10 ditë, SPAK duhet të presë kundërshtimet e të akuzuarve, nëse ata kanë, e më tej do t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për të nisur gjyqin. Burimet thonë se ndaj ish-kryeministrit Berisha mund të veçohet dhe të jetë ende i hapur, hetimi pasuror për të dhe familjarët e tij
24 Shtator 2024, 16:57 -
SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', të mërkurën Berishës dhe Malltezit i jepen aktet e dosjes! Të pandehur dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina
Pesë të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave (25 Shtator), para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë, teksa akuzohen për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”
23 Shtator 2024, 10:16 -
Dosja Partizani/ Merret e pandehur edhe financierja Andia Pustina për pastrim parash! SPAK: Ishte mikesha e familjes Berisha dhe Malltezi
Andia Pustina u paraqit se bashku me avokaten Klodiana Gjyzari. Më herët u morën të pandehur ish-kryeministri Sali berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi
18 Shtator 2024, 13:53 -
DOSJA E SPAK PËR BERISHËN/ Gëzim Begeja, alias Xhimi, i kërkon llogari dhëndrit dhe Bektashit për gati 24 milionë Euro
Gëzim Begeja, alias Xhimi është kushëriri i Jamarbër Malltezit, i cili përveçse ortak dhe përfitues gjithashtu i miliona eurove nga afera “ish-klubi Partizani”, mbulonte dhëndrin në fillimin e procedurave deri në daljen në skenë të Malltezit.
15 Shtator 2024, 14:15 -
Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! Shmangën pagesën e 436 mln lekë! Morën edhe 857 m2 tokë shtetërore e s’paguan 23 mln lekë!
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
14 Shtator 2024, 22:57 -
Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion
SPAK ka marrë 4 të pandehur në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të të ish-kompleksit ‘Partizani’. Dy prokurorët e dosjes i komunikuan sot akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave.
12 Shtator 2024, 10:01 -
Afera 'Partizani'/ SPAK merr të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish-kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar
Me një dosje prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij për 'korrupsion pasiv' e kryer në bashkëpunim, lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv 'Partizani'.Ndaj Jamarbër Malltezit rëndon akuza dhe e 'pastrimit të parave'. Me militantë dhe deputetët e tij besnikë Berisha ushtroi presion ndaj prokurorëve të SPAK që i kopsitën dosjen.
11 Shtator 2024, 07:14 -
Afera Partizani, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e dokumenteve të zyrës 'Pustina' që bënte letrat e Malltezit për ngritjen e 19 kullave
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestrot e SPAK në zyrën Pustina në funksion të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani, duke rrëzuar kështu kërkesën e bërë nga zyra e avokatisë
8 Shkurt 2024, 15:44 -
Afera ‘Partizani’ / Berisha shkel vendimin e gjykatës dhe refuzon sërish të paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, krijon kaos në Kuvend
Ish-kryeministri Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, dhënë ndaj tij nga GJKKO më 20 tetor për aferën ‘Partizani’. Por teksa Berisha duhej të ishte para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, ai u shfaq në Kuvend bashkë me mbështetësit e tij duke krijuar kaos.
4 Dhjetor 2023, 07:56 -
Akuzohet se bashkëpunoi me Malltezin për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, Fatmir Bektashi sot përsëri 2 orë e 30 minuta në SPAK
Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e kompleksit Partizani është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij Vasilika Hysi. Firma e Bekteshit i dha Malltezit 5.4 milionë euro.
10 Nëntor 2023, 12:04 -
Carlo Bollino: Kur edhe Argita Berisha gënjen, dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje
Nga intervista e mbrëmshme kuptohet shumë mirë se përse Sali Berisha i bën bisht pyetjeve të SPAK-ut: pasi (gati gjithmonë) të gënjesh në studio televizive është shumë shumë më e lehtë se përballë gjykatësve.
31 Tetor 2023, 16:34 -
DOSJA/ 'Më telefononin, shkoja vetëm të nënshkruaja', ndërtuesi Bektashi zbërthehet në SPAK, tregon personat që bënin letrat e Malltezit dhe ja lë përgjegjesinë dhëndrrit
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, rezultojnë të kenë qenë pronarët në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 19 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani”. Andia Pustina dhe Laura Pustina dy motrat që merreshenin me administrimin e pasurive të dhëndrrit të Berishës.
23 Tetor 2023, 10:29 -
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, lihet në burg Jamarbër Malltezi: Ka firmosur Rama, unë jam profesor doktor! 'Detyrim paraqitje' për ndërtuesin Bektashi
GJKKO la në burg dhëndrin e Sali Berishës Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Nga kafazi i gjykatës, ai mohoi akuzat, dhe shtoi se jo e gjithë zona ka qenë sportive, sikundër pretendon prokuroria. Ndërtuesi Fatmir Bektashi u la në detyrim paraqitje si dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.
23 Tetor 2023, 09:44 -
Afera me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Report Tv siguron vendimin e GJKKO-së, ja akuzat për Malltezin, Berishën e Bektashin
Mësohen akuzat zyrtare të ngritura nga SPAK që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi! SPAK firmosi masat pak ditë më parë
22 Tetor 2023, 08:17