-
Teksa kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare po intensifikohen, policia ka vënë në pranga një qytetar për shkak se po ndërtonte një beach bar pa leje në Velipojë.
19 Korrik 2021, 15:43 -
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, bëhet asgjësimi dhe groposja e 130 krerëve!
19 Korrik 2021, 13:59Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.
-
Lëviznin me 'Benz' nëpër Shkodër dhe me kallashnikov me vete, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 2 të mitur
19 Korrik 2021, 10:09Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shkodër, si dhe janë proceduar penalisht 2 të mitur, pasi u kapën duke qarkulluar me makinë me kallashnikov me vete.
-
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojës, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët (VIDEOLAJM)
18 Korrik 2021, 11:33Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur 'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.
-
Tentuan të ndërtonin lokal në bregdetin e Velipojës, prangosen pronari dhe dy punëtorët
18 Korrik 2021, 11:13Në Velipojë 3 persona janë v♪7në një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.
-
ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër
17 Korrik 2021, 19:495 vite nga inagurimi i godinës së re, Muzeu Kombëtar i fotografisë “Marubi” ka marrë çertifikatën e pronësisë nga Aluizni. Drejtori i Kadastrës Artan Lame nga Shkodra bëri të ditur se ka filluar puna për dorëzimin e dokumenteve të regjistrimit dhe për objektet e pallateve të braktisura nga pronarët.
-
3 të plagosur nga një aksident në autostradën Lezhë-Shkodër
17 Korrik 2021, 14:303 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur lagja e ish-Frutores
-
Koncerti “Nata Shkodrane” do të sjellë në skenën e amfiteatrit veror të Tiranës rreth 20 këngë, që do të interpretohen nga zërat më të njohur të muzikës së qytetit verior ndër vite.
16 Korrik 2021, 16:21Muzika shkodrane zbret në 21 korrik në kryeqytet, perlat e këngës qytetare në amfiteatrin veror të Tiranës
-
Shkodër, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët
15 Korrik 2021, 13:30Një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët u larguan gjatë aksionit të Policisë.
-
Ankandi për shitjen e Vllaznisë, kandidati për president padit në SPAK, Voltana Ademin
14 Korrik 2021, 22:22Kandidati për president i klubit të Vllaznisë, Almiro Gurakuqi, ka paditur në SPAK presidenten e Vllaznisë, Voltana Ademin, për 'shpërdorim detyre'
-
U shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
14 Korrik 2021, 17:23Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).
-
Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës: Edona Bilali po shkarkon njerëz nga puna dhe po fut të sajit! Tom Doshi po përfiton nga kjo duke dëmtuar PS
13 Korrik 2021, 19:22Socialistët e Shkodrës janë ankuar te kryeministri Edi Rama për deputeten e zgjedhur prej tyre, Edona Bilali, e cila ishte e parë në listën e Shkodrës. Socialistët shprehen se Edona Bilani po heq njerëz nga puna dhe në vend të tyre po fut farefisin e saj.
-
-
Shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja e plagosur! Ishte në spital në Itali me familjen, do martohej në gusht
11 Korrik 2021, 11:2119-vjeçarja Daniela Gjoka kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm por ëndrrat dhe rrugëtimin e jetës së saj e ndërpreu tragjikisht një shpërthim i frikshëm në strehën ku ajo po flinte me nënën, motrën dhe vëllain e saj. Daniela, një prej të plagosurave nga shpërthimi i bombolës së gazit 1 javë më parë në Velipojë, nuk ka mundur ta fitojë luftën me vdekjen. Ajo ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në Itali ku ishte e shtruar bashkë me familjen.
-
‘Nuk e njoha nënën, por i vendosa lule tek varri’.Jeta brenda mureve të jetimores, prek djali jetim me rrëfimin tronditës në 'Pa Gjurme'
9 Korrik 2021, 18:11Nuk janë jetimët e strehës vorfnore, vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por për dy vëllezërit binjakë nga Shkodra, historia përsëritet.
-
Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet në Velipojë 22-vjeçari nga Kosova
9 Korrik 2021, 17:19Një 22-vjeçar, pushues nga Kosovë, i cili rrezikoi të mbytej në det pasditen e sotme në Velipojë, u arrit të shpëtohej. Bëhet me dije i riu po lahej në det, por më pas ka pësuar disa komplikacione, duke rrezikuar të mbytej.
-
‘Gjysmëfinalja’, përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 3 persona në Shkodër! Sekuestrohen 160 doza kanabisi, 5 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri e 4 celularë
9 Korrik 2021, 11:59Policia ka vendosur në pranga tre persona në Koplik të Shkodrës në kuadër të operacionit 'Gjysmëfinalja'. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia dhe konstatua se këta tre persona kishin nevojë për lokalin për organizmin dhe kohën e fatit, edhe për përdorimin e lëndimit të narkotikes.
-
-
'Gjysmëfinalja', 35 të arrestuar, 18 nën hetim për lojëra fati! 1100 policë aksion në të gjithë vendin, sekuestrohen 5 mln lekë, kompjutera e tavolina pokeri
8 Korrik 2021, 08:54Teksa luhej gjysmëfinalja e dytë për kampionatin europian Danimarkë-Angli, një operacion i koduar "Gjysmëfinalja" është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në 12 qarqet e vendit për goditjen e lojërave të fatit, gjatë të cilit janë janë arrestuar 35 persona ndërsa janë vënë nën hetim 18 të tjerë
-
Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike
7 Korrik 2021, 20:11Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.
-
Rrjedhje nga bombola e gazit, përfshihet nga flakët një shtëpi në Malësi të Madhe, plagoset e zonja e shtëpisë! Fqinji tregon si i nxorri nga shtëpia: Thyeva xhamin dhe derën
7 Korrik 2021, 09:38Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Malësi e Madhe ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri.
-
Velipoja pa roje bregdetare! Shitësi i misrave që shpëtoi çiftin nga mbytja flet për Report Tv: Nëse do kishte roje, do ishte gjallë edhe pushuesi tjetër
6 Korrik 2021, 17:26Velipoja është zona që në këtë sezon ka shënuar më shumë pushues të mbytur. Në mungesë të rojeve të plazhit, një shitës misrash shpëtoi 2 pushues, por jo një treti që doli pa jetë nga deti. "Report Tv" i është drejtuar sot plazhit të Velipojës për të vëzhguar nga afër prezencën e vëzhguesve të plazhit.
-
'Do i çoj doktorit dhuratë 500 mijë lekë', biseda e nënës së të plagosurit të masakrës së Velipojës me infermeren çoi në burg 2 mjekët e QSUT! Zbardhet përgjimi
6 Korrik 2021, 13:16“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli babai i shtetasit të plagosur Elmidin Dyli gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.
-
U plagosën rëndë nga shpërthimi prej bombolës së gazit në Velipojë, nëna me 3 fëmijët ikin privatisht për kurim në Itali
6 Korrik 2021, 12:544 anëtarët e familjes Gjoka, nëna me 3 fëmijët, që u lënduan nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, vijon të jetë kritike, për shkak të djegieve të shumta trupore. Duke qenë se të katërt janë me dokumente të rregullta si emigrantë në Itali familja ka vendosur që të transferohet në spitalet e këtij vendi për kurim të specializuar.
-
-
-
Shpërthimi në hotelin në Velipojë, ISHTI sqaron si ndodhi ngjarja: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, u harrua hapur gjatë natës
5 Korrik 2021, 11:28Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar rrethanat e shpërthimit të ndodhur dje në hotelin 3 katësh të familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën plagosur me djegie të rënda pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç dhe fëmijët e saj, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç, të cilët ndodhen në QSUT në Tiranë
-
‘Princesha e babit’ fituese e festivalit të fëmijëve! Vogëlushët rikthejnë emocionet e këngës në Shkodër
4 Korrik 2021, 20:21Të talentuar dhe të emocionuar fëmijët i janë rikthyer skenës së Festivalit për Fëmijë në Shkodër pas një viti pandemie. Në 22 këngë të interpretura nga talentet e vegjël, 3 u vlerëuan me cmime, ndërsa festivali në edicionin e 59 shënjon 60 vjetorin e rritjes së artistëve të vegjël.
-
-