-
GJKKO ka në ‘tavolinë’ kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, pritet përgjigjja! Do verifikohen telefonat, kompjuterët e dokumentet e sekuestruara
Urdhra arresti, kontrolle banesash dhe sekuestrim pasurish, këto janë kërkesa me të cilat SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme menjëherë pas aprovimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt. Ndërkohë që dy vendimet e para janë ekzekutuar, tashmë pritet të zbatohet vendimi i tretë i gjykatës për arrestimin e ish-zv.kryeministrit dhe personave të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me të.
19 Korrik 2023, 15:34 -
Ndërtim pallatesh, shitje fiktive disa herë... në fund paguanin bosët e inceneratorëve! SPAK: Si i përfitoi Arben Ahmetaj 4 apartamentet e sekuestruara dje
4 apartamentet e sekuestruara këtë të martë, Prokuroria e Posaçme i konsideron si pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Arben Ahmetaj, përmes shitjeve fiktive dhe parave të dhëna nga Mirel Mërtiri e Klodjan Zoto. Në relacionin për Kuvendin SPAK tregon skemën e përdorur, me investimet në ndërtim nga ana e Ahmetajt përmes ish gruas Mançka e deri te shitjet fiktive disa herë.
19 Korrik 2023, 14:40 -
Gjikondi në ‘Repolitix’: Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve! Topollaj: Skandal korruptiv
SPAK po vijon hetimet për rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa analistja Brizida Gjikondi tha në Report Tv se Altin Dumani i ka dhënë tjetër ritëm hetimeve. Sipas Gjikondit, Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve, ndonëse ka edhe persona të tjerë që janë të përlyer.
18 Korrik 2023, 22:37 -
Dosja Ahmetaj/ Gazetari Sokolaj në Report Tv: SPAK në ‘gjueti’ për personat e përfshirë në çështjen e inceneratorëve! Priten goditje më të mëdha
Sokolaj thotë se dyshohet se në lidhje me këto hetime, SPAK ka nisur ‘gjuetinë’ edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë, për të cilët dyshohet se janë prerë edhe urdhër arreste të tjera.
18 Korrik 2023, 19:33 -
Hetimi për Ahmetajn, Burimi në Report Tv: Çështja të shkojë në GJKKO sa më shpejt, aty do tregohet drejtësia! Logu: Duhet përshëndetur, s’ke një ministër të Berishës në burg
Analisti Genc Burimi ka komentuar në Report Tv hetimet për ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj. Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’, analisti Burimi thotë se kjo dosje duhet të shkojë sa më shpejt në gjykim, pasi sipas tij aty do të testohet drejtësia e vërtetë.
18 Korrik 2023, 18:05 -
Dosja ‘Ahmetaj’, gazetari në Report TV: Më shumë se gjysma e qeverisë është në hetim! Ish-ministri nuk është fajtori i vetëm! SPAK të tregohet profesional
Në një intervistë në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dyrnjaja thotë se më shumë se gjysma e qeverisë është në hetim për procedurat e bëra në 10 vite qeverisje. Ai thotë se nëse SPAK do tregohet profesional dhe jo emotiv, do kemi një tronditje të klasës politike shqiptare.
18 Korrik 2023, 15:27 -
Dosja ‘Ahmetaj’/ SPAK heton tendera në 7 bashki: Ish-ministri ndërhyri që të përfitonin miliona euro miqtë e tij Zoto e Mërtiri
SPAK po heton jo vetëm inceneratorët por edhe disa tenderë në 7 bashki të vendit, që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, mund t’i kenë përfituar falë kontakteve dhe ndërhyrjes së Arben Ahmetajt tek kryebashkiakët. SPAK arrin në konkluzionin se për tenderët që bosët e inceneratorëve fitonin, Ahmetaj merrte shpërblim
18 Korrik 2023, 14:20 -
Konferenca e Kryetarëve s'pranon kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me Ramën për inceneratorët! Bardhi: Po financojnë arratinë e Ahmetajt! PS: S'është urgjente
Dy kërkesat e opozitës për të zhvilluar interpelancë dhe mocion me debat për cështjen e inceneratoëve më kryeminsitrin Edi Rama janë rrëzuar sot nga konfereneca e kryetarëve. Për kreun e grupit parlamanetar të PD Gazmend Bardhi duhet të respektohet kushtetuta, ndërsa në ciëlsinë e zëvendëskryetarit të grupit socialist, Toni Gogu e quajti këtë çështje të ezauruar
18 Korrik 2023, 11:16 -
SPAK sekuestron 4 apartamente dhe 2 llogari bankare me vlerë 124 mijë euro të Arben Ahmetajt! BKH kontrollon banesat në Lalëz e Tiranë
Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolloi 7 banesat e dyshuara në pronësi të Arben Ahmetajt, ish gruas së tij Albina Mançka dhe partneres aktuale Erjola Hoxha në Tiranë dhe në Hamallaj. Gjatë kontrolleve u gjetën prova me vlerë të cilët pritet të shërbejnë në hetime. SPAK vuri në sekuestro preventive 6 pasuri të tjera, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare ne emër të Ahmetajt.
18 Korrik 2023, 08:35 -
Inceneratorët/ PD kërkon interpelancë me Ramën! Bardhi: Të japë llogari! Dosja për Ahmetajn, tronditëse! Të pranohet dhe kërkesa e rithemelimit për mocion me debat
Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se dosja e Arben Ahmetajt është tronditëse dhe duhet sqarim
17 Korrik 2023, 14:40 -
Mero Baze: Nuk ka pse të ketë drejtësi të balancuar politikisht, por standard të njëjtë për çdo krim
Urdhër arresti i fundit për Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministër I Shqipërisë, ka shtuar zërat që “parashikojnë” apo kërkojnë që drejtësia të veprojë dhe ndaj akuzave të mbetura pa përgjigje për drejtues kryesorë të opozitës. Madje disa prej tyre bëjnë dhe parashikime se kush prej tyre mund të hetohet
16 Korrik 2023, 20:03 -
Fatos Tarifa: Tre-katër shembuj dhe pesë pyetje për kryeministrin Rama
Për publikun e gjerë dhe për këdo që korrupsionin endemik në këtë demokraci tonën hibride kërkon ta shohë të gjunjëzuar para drejtësisë dhe, në vend të tij, të shohë një moral politik të qytetëruar në shërbim të së mirës publike, dëshiroj të përmend këto episode domethënëse
15 Korrik 2023, 21:39 -
Petro Koçi: Deputetët që nxorrën në publik dosjen e SPAK të pergjigjen penalisht
SPAK e kerkoi kete leje dhe rezultati dihej. Tashme ka nje thuajse konsensus qe ne raste te tilla parlamenti nuk do behet pengese. Edhe une votova pro. Me bindjen dhe shpresen se drejtesine e jep gjykata dhe jo politika. Ne fund te fundit heqjen e imunitetit e shkaktoi vete i pandehuri. Besoj dhe ai po te qe prezent do duhej te votonte pro.
15 Korrik 2023, 18:28 -
Paralajmëron avokat Ngjela: SPAK së shpejti do godasë djathtas
Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK do të fillojë të godasë edhe djathtas. Në një intervistë për Report Tv, Ngjela u shpreh se ka ardhur koha që SPAK të godasë edhe djathtas, e shtoi se nëse ecën me këtë doktrinë, pra me goditjen e rangjeve të larta të politikës, shumë shpejt ketë edhe në radhët e opozitës që do të bien në rrjetën e SPAK
15 Korrik 2023, 18:06 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, dosja në dorë të gjyqtarit Erion Bani! Burime për Report TV: Në kërkesën e Dumanit dhe emra të tjerë
Gjyqtari Erion Bani po shqyrton kërkesën e SPAK për masën e arrestit dhe kontrollin e banesës ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ish-numri 2 i qeverisë ndodhet në Angli, por nëse gjykata firmos urdhër arrestin, do të kërkohet për 3 javë nga policia shqiptare brenda vendit, për tu shpallur më pas në kërkim ndërkombëtar.
15 Korrik 2023, 14:57 -
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ngjela në ‘Pa Protokoll’: I pafajshmi nuk arratiset! Ish-kryeprokurorja: Opozita po beson në SPAK
Avokati Spartak Ngjela në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se kryeministri Rama nuk mund të dilte kundër SPAK. Ngjela hodhi dyshime në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj, ku tha se një i pafajshëm nuk arratiste, por përballet me drejtësinë
14 Korrik 2023, 22:05 -
Ylli Pata: Edi Rama foli me opozitën apo me të tijët?
Deri në momentin që Edi Rama dha qëndrimin politik të kreut të qeverisë dhe mazhorancën për rastin “Ahmetaj”, është tentuar nga opozita, në të drejtën e saj, që ta sulmojnë aq fort qeverinë sa ta kthejë në të akuzuar, siç është i akuzuar një zyrtar i rëndësishëm i saj
14 Korrik 2023, 20:20