-
Ahmetaj në arrati për inceneratorët, Kuvendi i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse, por vijon të gëzojë mandatin
Pas miratimit të autorizimit për arrestimin e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, administrata e parlamentit i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse deputetit dhe ish zv.kryeministrit.
24 Gusht 2023, 12:18 -
Berisha vijon shqetësimin për Ahmetajn: SPAK lëshoi urdhër arrest edhe pse kundërshtoi 5 herë procedurën e inceneratorit! Veliaj përgjegjësi kryesor
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të shqetësohet për Arben Ahmetajn, i cili tashmë është në arrati për çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, teksa hodhi akuza për kryebashkiakun Erion Veliaj, Berisha thotë se SPAK lëshoi urdhër arrest për Ahmetajn pavarësisht se sipas tij kishte kundërshtuar 5 herë procedurën e inceneratorit.
14 Gusht 2023, 12:38 -
Berisha tregon nga i erdhi shqetësimi për Ahmetajn: ‘Qytetari dixhital’ më tha se e kanë kërcënuar! Ish-ministri të më shkruajë në telefonin tim
Sali Berisha mohon komunikimin e drejtpërdrejtë me Arben Ahmetajn e arratisur e në kërkim ndërkombëtar. Shqetësimin e tij të ngritur publikisht një ditë më parë thotë se e ka marrë nga qytetari digjital, të cilit i referohet shpesh me informacione të pavërtetuara. Ish-zëvëndës kryeministrit, i bën ftesë t’i shkruajë në telefon
4 Gusht 2023, 12:44 -
Berisha i shqetësuar për Arben Ahmetaj: Është kërcënuar me jetë, drejtësia ta marrë në mbrojtje
Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë i shqetësuar për fatin e Arben Ahmetajt të shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke aluduar se është kërcënuar dhe i rrezikohet jeta. Por Berisha nuk sqaron se nga vjen ky shqetësim duke ngritur pikëpyetjen nëse ka komunikuar personalisht me ish ministrin në arrati.
3 Gusht 2023, 12:47 -
Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, Vangjeli: Altin Dumani e ka shkruar emrin në histori
SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn. Nisur nga goditjet që SPAK ka bërë në krahun e socialistëve, analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një diferencë mes dy kampeve në PS dhe PD.
24 Korrik 2023, 18:06 -
Urdhërarresti për ish zv kryeministrin, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn! I nis kërkesë Interpolit
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pasi nuk u gjet brenda vendit. Dosja i është përcjellë Interpolit, pasi policia njoftoi prokurorinë se i kërkuari nuk është gjetur brenda vendit. Ndërkaq gjyqi për incineratorin e Fierit u shty për në shtator me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë për të përgatitur mbrojtjen
24 Korrik 2023, 11:01 -
Mero Baze: Sulmet alogjike kundër drejtësisë si frikë nga e vërteta
Gjithë interpretimi që një pjesë e opozitës po përpiqet t’i bëjë fushatës agresive të SPAK kundër zyrtarëve të lartë në pushtet, bazohet në një shtyllë kryesore. Sipas tyre kjo është një betejë e Edi Ramës për të spastruar të vetët, dhe jo një betejë e drejtësisë, kryesisht SPAK
21 Korrik 2023, 19:30 -
Dosja, biznesmeni Sokol Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive, si iu ‘ble’ apartamenti Albina Mançkës
Pronari i “Frigo food” Albania Sokol Meqemeja evidentohet në dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetaj si pjesëmarrës në transaksionet me të cilat ish-zv.kryeministri ka fshehur origjinën e disa prej pasurive të tij. Sipas prokurorisë, biznesmeni i ka dhënë 140 mijë euro Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve.
21 Korrik 2023, 15:29 -
Nisin kërkimet brenda vendit për Arben Ahmetajn, kontrolle banesash në Tiranë e Durrës! SPAK kërkoi lokalizmin, policia s`ka kthyer përgjigje
Urdhër arresti i firmosur nga gjykata ndaj Arben Ahmetajt ka vënë në lëvizje policinë e cila po zhvillon kërkime për ish-zv.kryeministrin brenda vendit. Të dhënat i janë përcjellë edhe policisë kufitare, ndërsa prokuroria ka kërkuar informacion nga policia për vendndodhjen e të kërkuarit, por ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare
21 Korrik 2023, 12:11 -
GJKKO firmos kërkesën, SPAK i dorëzon policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn! Ish-ministri pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar
Policia e shtetit ka nisur kërkimet për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Shpërndarja e urdhër arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë.
20 Korrik 2023, 18:43 -
Inceneratori i Elbasanit, avokati kërkon pafajësi për Klodian Zoton: Iu bë gjyq publik, s`besoj te procesi i drejtë! S’ka imponuar asnjë ministër
Avokati i Klodian Zotos, biznesmenit të shpallur në kërkim për incineratorët, tha në gjykatë se nuk beson tek procesi i rregullt ndaj klientit të tij. Ardian Leka tha se Zoto ka ofruar vetëm konsulencë si avokat ndërkohë që prej vitesh po i bëhet gjyq publik. Nga ana tjetër avokati theksoi se vendimet për inceneratorët janë miratuar nga qeveria dhe jo nga ministra të përveçëm
20 Korrik 2023, 13:05 -
'S'ka ndodhur më parë që numri dy i qeverisë të arratiset, Meta për Ahmetajn: Çdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se është e padëgjuar më parë që numri dy i qeverisë të arratiset. Në një konferencë me gazetarët, teksa komentoi çështjen e Arben Ahmetajt, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin, Meta shprehet se çdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë
20 Korrik 2023, 11:19 -
Dosja ‘Ahmetaj’/ Kadilli për Report Tv: Rama të mbajë përgjegjësi politike, të japë dorëheqjen
Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli thotë se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për çështjen e Arben Ahmetajt. I ftuar në Report Tv, Kadilli thotë se ai që merr përgjegjësi politike duhet të japë dorëheqjen dhe duke theksuar se përgjegjësia mbetet e kryeministrit Rama.
19 Korrik 2023, 17:24