-
Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, Rama për Ahmetajn: Na u vu para një dosje voluminoze, gjykata të thotë fjalën e fundit! PS s'mban mbi shpinë askënd që fryn xhepat nga pushteti
Votimin në Kuvend që miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, kryeministri Rama e konsideroi një vendim të pashmangshëm, nisur nga materiali voluminoz që ishte vënë në dispozicion nga organi i akuzës. Kryeministri Rama në mesazhin e tij, tha se Arben Ahmetaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tij
14 Korrik 2023, 18:22 -
Tigrushi na dh*eu në tas e def nga sytë, iku por sperkati gjithandej me firomë
Perseri çudia u shfaq fuqiplotë në sallen e Kuvendit. “Na hëngert dheri, na hëngert dheri” degjohej një psheretime renkuese nga fundi. Ishte Bujari i Lushnjes që shprehte ankthin e një jave të gjatë. Hallë Ikonomi shperndau hallmë për tu embelsuar pak në mes të atij zeheri.
14 Korrik 2023, 17:15 -
Rithemelimi kërkesë Kuvendit për mocion me debat për inceneratorët: Përveç Ahmetajt, të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë
Vetëm disa orë pas seancës së posaçme në Kuvend ku Arben Ahmetajt iu hoq imuniteti, opozita ka kërkuar sërish që çështja e inceneratorëve të jetë kryefjalë e seancave plenare
14 Korrik 2023, 16:42 -
Analisti lexon mesazhet e koduara të Arben Ahmetajt: Nuk kanë vlerë kërcënimet nga ekzili, të vijë këtu të përballet me drejtësinë
Vetëm pak minuta para se Kuvendi të mblidhej në seancë plenare për të votuar kërkesën e SPAK që do i hapte rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, ish zv/kryeministri publikoi një status në facebook ku ndër të tjera aludoi se një pjesë e pushtetit ka komplotuar me drejtësinë kundër tij
14 Korrik 2023, 15:43 -
Fjala e plotë/ Gazment Bardhi: Koka e aferës së inceneratorëve është Edi Rama! Të dorëzojë Arben Ahmetajn përpara drejtësisë
Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në seancën e posaçme plenare ku u miratua kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj
14 Korrik 2023, 14:46 -
Berisha i merr meritat Bashës: Inceneratorët, jo fitore e ‘Vulës’! Refuzoi për disa muaj të denonconte djegësit, flitet për lidhje me Zoton e Mërtirin
Dosja voluminoze e SPAK për Arben Ahmetajn, ku përmendeshin edhe një sërë zyrtarësh të mazhorancës, e ka futur opozitën e përçarë në një tjetër garë. Ish kryeministri ka marrë indirekt meritat se ka qenë 'e djathta' e vetme që ka denoncuar aferën e inceneratorëve ndërsa zbuloi se për disa muaj me radhë, në kohën e kryesimit nga Basha, ka patur një pauz disa mujore të këtyre denoncimeve nga selia blu.
14 Korrik 2023, 12:57 -
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, sa kohë i duhet SPAK-ut? Avokati jep detaje në Report Tv: Deputet edhe për 6 muaj
Që nga ky moment, SPAK ka rrugën e hapur për të arrestuar si dhe për të kontrolluar banesat e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt. Mirëpo sa kohë i duhet SPAK?
14 Korrik 2023, 11:58 -
SPAK kërkon arrestimin, avokati: Arben Ahmetaj është në Angli, do vijë kur të ketë lirinë! Çfarë ndodh tani me ish-zv.kryeministrin?
Arben Ahmetaj sipas avokatit ndodhet tek vajza e tij në Angli dhe në Shqipëri do të vijë vetëm kur të ketë liri – siç ai theksoi. Por çfarë ndodh me ish-numrin 2 të qeverisë tashmë që Kuvendi i hapi rrugën SPAK-ut për ta arrestuar? Shkrimi në vijim ju njeh me procedurat hap pas hapi.
14 Korrik 2023, 11:48 -
Në Kuvend votohej arrestimi, reagon Arben Ahmetaj: Luigjit XVI iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka konfirmuar së nuk do të vijë në Shqipëri për t’u përballuar me drejtësinë, të paktën për momentin. Ahmetaj ka mohuar akuzat e SPAK ndaj tij, ndërkohë që thotë se e kanë kërcënuar, teksa përmend se dikush i kishte thënë ‘të duan në burg vëlla’.
14 Korrik 2023, 09:39 -
EKSKLUZIVE/ PS i hap rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt: Kërkesa e SPAK nuk ka ndikim politik! Ja raporti për ish zv/kryeministrin
Partia Socialiste i hap rrugë SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.Report TV dhe shqiptarja.com sigurojnë ekskluzivisht dokumentin që përbëhet nga 14 faqe
14 Korrik 2023, 09:26 -
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK! 3 opozitarët që abstenuan! Prokuroia çon në gjykatë kërkesën për prangosjen e ish-ministrit
Kuvendi i ka hapur rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.Surpriza ishin 3 ligjvënësit e opozitës: Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët abstenuan.
14 Korrik 2023, 07:45 -
SPAK kërkon arrestimin e tij, Ahmetaj reagon për herë të parë: Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë! Letrat e mia ishin në favor të interesit publik
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij dhe kontrollin e shtëpisë duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
13 Korrik 2023, 22:52 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, eksperti i sigurisë: Po përgatit terrenin që të shmangë qëndrimin në qeli! Mund të kërkojë strehim politik
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se largimi i ish-ministrit Arben Ahmetaj jashtë vendit, para se Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK për arrestimin e tij, mund të lidhet me faktin se ai po përgatit terrenin që të shmangë qëndrimin në qeli
13 Korrik 2023, 21:01 -
SPAK, politika dhe tallavaja publike
Drejtësia është një nga idealet më të rëndësishme në bashkëkohësinë tonë sociale. Kjo është ajo për të cilën publiku ëndërron dhe përpiqet për të krijuar një mjedis social-politik- ekonomik të drejtë dhe të barabartë. Institucionet e strukturojnë. Veçse, asnjëherë nuk e kemi kuptuar pse dalin politikanët të qeshur nga kuartieri i SPAK-ut!
13 Korrik 2023, 14:51 -
Bardhi debat të ashpër me Felajn: Mbylle gojën moj gore! Gjobaxhie, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës, burri yt ka marrë ryshfet 1.5 mln euro! Deputetja: Palaço
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv kryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj gjatë seancës së sotme plenare. Kryefjalë e seancës së sotme ishte dosja voluminoze për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn.
13 Korrik 2023, 11:15 -
FAKSIMILE/ Pjesë e dosjes së ‘Ahmetaj’? Gjiknuri: Emri im përdoret politikisht, udhëtimet të paguara nga ministria jo nga Zoto! Deputetët socialist: Ç'lidhje kemi ne?
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ka mohuar akuzat e përmendura në dosjen e SPAK se ai ka udhëtuar me Mërtirin e Zoton apo që nga ky i fundit i janë paguar bileta avioni dhe rezervimi hoteli. Edhe deputetët Baftjar Zeqo dhe Fadil Nasufi kanë mohuar përfshirjen
13 Korrik 2023, 09:57 -
Kuvendi ‘Ok’ arrestimit të Ahmetaj, Meçe: Do ta dorëzoj vetë mandatin! Muça: Rama ua ka bërë të qartë, kush del nga rruga, bëhet avokat i vetes
Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, analisti Arben Meçe u shpreh se do të jetë vetë Arben Ahmetaj që do të dorëzoj mandatin pa pritur një qëndrim tjetër
12 Korrik 2023, 22:00