-
Dosja e SPAK për Ahmetajn, Report Tv zbardh 6 akuzat: Në 4 vite përfitoi 500 mijë € nga Zoto e Mërtiri për vila e udhëtime duke përfshirë banesën në Hamallaj
Report Tv zbardh dosjen e SPAK që iu drejtua Kuvendit me kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt, i cili dyshohet se ka kryer korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sipas dosjes, ish ministri në 4 vite ka përfituar nga të akuzuarit e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri rreth 500 mijë euro.
10 Korrik 2023, 17:43 -
Vangjeli zbulon detaje për dosjen e Ahmetajt: Dy vilat janë pikat kyçe e SPAK, s’i justifikon dot! Mbrojtja e tij pretendon se njëra i përket një zviceranie
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zvicerane
10 Korrik 2023, 14:33 -
Kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt, Ngjela për Report TV: Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do të kalojë djathtas
“SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës” komenton avokati Spartak Ngjela në një intervistë me skype për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, mesditën e sotme, pak orë pasi u mësua se SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin.
10 Korrik 2023, 13:44 -
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, hapat që priten! Nga ‘tryeza’ e Nikollës te seanca plenare, ç’ndodh me ish-zv.kryeministrin?
Tani që kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj ndodhet në Kuvend, të martën në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Procedurat deri në miratim janë të qarta. Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak punën e SPAK por çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për hapat në vijim.
10 Korrik 2023, 13:38 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë
Kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike e konsideroi lajm të mirë por të vonuar. Përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit PD i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të mos vonojë autorizimin, ndërsa Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Ahmetaj të tregoi se firmën për inceneratorët ia imponoi Rama.
10 Korrik 2023, 13:20 -
SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
Korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, janë akuzat me të cilat SPAK iu drejtua Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Për 6 orë ai mohoi akuzat në prokurori më 22 qershor, por SPAK pretendon se ka prova dhe i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë kërkesën me dyer të mbyllura për të mos cënuar sekretin e dosjes që ka edhe persona të tjerë në hetim.
10 Korrik 2023, 10:36 -
Ish bashkëshortja e Ahmetajt rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestron e vilës në Palasë: E padrejtë, nuk është në pronësi të ish zv. kryeministrit
Ish bashkëshortja e zv kryeministrit Arben Ahmetaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë.
29 Qershor 2023, 13:50 -
Arben Ahmetaj gati 6 orë në SPAK për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, Report Tv zbulon se çfarë u tha ish ministri prokurorëve
Report TV mëson detaje nga dëshmia e ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dje në SPAK. Mësohet se ka sqaruar për prokuroren Enkeleda Millonai pozicionin e tij për incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Sipas Ahmetajt Zoto nuk ka patur vilë në Hamallaj që tia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka patuar asnjë rol vendimmarrës për inceneratoret.
23 Qershor 2023, 11:27 -
VIDEO/ Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK, merret në pyetje si person nën hetim! Ish-ministri: Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja
Për herë të parë, ish-ministri Arben Ahmetaj u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u pyet për rreth 6 orë nga oficerët e BKH-së. Ahmetaj u pyet si person nën hetim, në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK ndaj Ahmetajt për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
22 Qershor 2023, 11:58 -
Hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetajn, thirret në SPAK ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta
Ish deputeti socialist Vladimir Kosta është parë sot pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku sipas burimeve është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj
2 Qershor 2023, 11:01 -
Kontrolli i vilës në Hamallaj, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arben Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish sot ish-zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.
11 Maj 2023, 14:15 -
Nga Artan Gjokaj te Gerian Kuke dhe Elda Dinaj, njerëzit që kamufluan 2 vilat e Arben Ahmetajt, lidhjet dhe alibitë që u rrëzuan nga hetimet e SPAK-ut
Artan Gjokaj dhe Gerian të besuar të Ahmetajt, e pjesë e kamuflimit të vilës në Hamallaj që Klodian Zoto i dhuroi ish ministrit. Elda Dinaj jeton jashtë vendit dhe dyshohet se nuk ka asnjë lidhje me vilën tjetër të sekuestruar në Palasë.
26 Prill 2023, 14:43 -
Apeli i GJKKO rrëzon Ahmetajn, mbetet sekuestro e vilave të ish-gruas dhe bashkëjetueses së ish zv. Kryeministrit në Hamallaj dhe në Palasë
Vilat në pronësi të bashkëjtueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe ajo e ish-bashkëshortes së tij në Palasë do të mbeten të sekuestruara.Vendimi është marrë Apeli i GJKKO që ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
26 Prill 2023, 12:54 -
Kontrolli i vilës në Hamallaj, Arben Ahmetaj rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Ish-ministri Arben Ahmetaj ka bërë rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë vendimin për kontrollin e vilës në Hamallaj. Kërkesa është regjistruar një ditë më parë, ndërkohë relator i çështjes është Medi Bici. Pasi humbi 'betejën' me Apelin e GJKKO, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.
20 Prill 2023, 10:27 -
Sekuestrimi i vilës në Hamallaj, seanca për kërkesën e Ahmetaj në 26 prill
Gjyqtari Dhimitër Lara do të shqyrtojë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kërkesën e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros së vilës në Hamallaj. Seanca e radhës do të mbahet në 26 prill në orën 11:00. arben ahm
14 Prill 2023, 10:03 -
Sekuestrimi i vilës në Hamallaj, hidhet shorti në Apelin e GJKKO, gjyqtari Dhimitër Lara do shqyrtojë ankimin e Ahmetajt
Në Gjykatën e Apelit të GJKKO është hedhur shorti për ankimimin e Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës në Hamallaj të Durrësit. Dhimitër Lara është gjyqtari që do të marrë në shqyrtim ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit.
13 Prill 2023, 08:34 -
Ish-këshilltari i Ahmetajt (Artan Gjokaj) i implikuar në mbulimin e vilës në Hamallaj që SPAK e sekuestroi si aset korruptiv, si kaluan 130 mijë euro tek Erjola Hoxha
Manovrat për të justifikuar vilën që SPAK dyshon se Klodian Zoto i dhuroi Arben Ahmetajt. Ish këshilltari Artan Gjokaj i bleu një apartament 130 mijë euro në Hamallaj prindërve të Erjola Hoxhës. Ata i dhuruan paratë Hoxhës për mbulimin e vilës të deklaruar 220 mijë euro. Artan Gjokaj njeriu që mban paratë dhe bizneset e Ahmetajt?! Disa fakte dhe lidhje të forta klienteliste
5 Prill 2023, 09:08 -
SPAK sekuestroi vilat në Palasë e Hamallaj të bashkëjetueses dhe ish gruas, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Apelin e GJKKO! Ja argumentet (Dosja e PLOTË)
Pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues, Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë. Report Tv mëson se, ish-zv.kryeministri i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive për dy vilat, njëra në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe tjetra në pronësi të ish-gruas.
3 Prill 2023, 11:00 -
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.
29 Mars 2023, 11:13