-
Dhuna ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi prej 4 ditësh në intubim! Gjykata lë në burg organizatorin dhe 1 nga autorët! Prokuroria zbut akuzën! 3 agresorë ende në kërkim
Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg ndaj Dritan Nanos të dyshuar si organizator të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, edhe pse ai mohoi të ketë lidhje. Dhëndri i tij Dorian Alia, i arrestuari i vetëm nga grupi i dhunuesve, tha se sulmi nuk ishte i organizuar, por se avokati i doli rastësisht para dhe e goditi për ta paralajmëruar të tërhiqte padinë kundër vjehrrit të tij për pronën te kullat e Ulajt te Liqeni.
1 Qershor 2024, 08:40 -
Kreshnik Spahiu: A ka Shqipëria më shumë kriminelë apo të çmendur?
Atentati tregoi që jo vetëm qeveria apo shoqëria ka degraduar por edhe opozita politike. Ata vrapuan të keq-përdorin atentatin duke krijuar alibi se gjoja krimi u krye nga Edi Rama. Vrapoi në spital vajza ish-kryeministrit për ta quajtur atentat politik. Zyrtarisht opozita vazhdon ta quaj Ramën atentator për këtë çështje duke lehtsuar atentatorët me hipotezat e tyre.
31 Maj 2024, 16:39 -
Meta dhe Manja vizitojnë në Spitalin e Traumës avokat Sokol Mëngjesin
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht në mes të Tiranës
31 Maj 2024, 16:30 -
Dhuna ndaj avokatit për konfliktin te kullat te Liqeni, asnjë gjurmë nga 3 autorët
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e rënduar dhe pa ndryshime, e orët në vijim pritet të jenë vendimtare. Polica ka shtuar kontrollet për 3 autorët në kërkim, por deri më tani pa rezultat. Hetuesit e kanë të provuar që dhuna ndaj Mëngjesit ka qenë e planifikuar dhe organizuar nga Dritan Nano
31 Maj 2024, 13:50 -
Dhuna ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi tre ditë në intubim! Asnjë gjurmë nga 3 autorët në kërkim! Verifikohet sistemi TIMS
Nga verifikimi i TIMS rezulton se 3 prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Mëngjesi ndodhen në Shqipëri. Nga 4 autorët, 1 u vetëdorëzua. I ndaluar edhe Dritan Nano, i dyshuari si porositës i sulmit në ish-bllok për një gjyq prone te kullat e Liqenit.
31 Maj 2024, 10:30 -
Sulmi ndaj avokat Mëngjesit, Saimir Vishaj: Është vrasje në tentativë, jo dhunim! Sefa: Autorët dënohen minimalisht me 30 vite burg
Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë, në koma, dhe 72 orët në vijim janë vendimtare për të parë se si do të reagojë. Mjekët thanë se në momentet e para avokati ishte koshient, por më tej humbi vetëdijen e përfundoi në intubim
30 Maj 2024, 21:36 -
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Arbër Hoxha: Avokatët të merren në mbrojtje! Eksperti: Të krijohet një xhandarmëri kombëtare
Në ‘Përballje’, avokatët Joni Leka dhe Arbër Hoxha, së bashku me ekspertin Fatjon Softa diskutuan mbi shkaqet dhe pasojat e goditjes së avokat Mëngjesit në mes të bllokut.
30 Maj 2024, 15:00 -
Dëshmia e fortë në duart e hetuesve! Gjithçka dihet deri më tani për sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Mëngjesi!
Më dëshminë që i ka marrë personit të vetëdorëzuar pas sulmit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi, policia ka krijuar edhe më shumë bindjen se organizator i dhunës është Dritan Nano, një nga 8 trashëgimtarët e një prone te kullat pranë Digës së Liqenit. 58-vjeçari nuk shleu detyrimet ndaj Mëngjesi, dhe sulmi vjen si paralajmërim që avokati të tërhiqej nga padia kundër tij për të marrë çka i takonte
30 Maj 2024, 14:22 -
Sulm ndaj avokatit Mëngjesi, Balla në Kuvend: Berisha blof, siç e bëri me vrasjen e Azem Hajdarit, e përdorni politikisht
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i kërkoi demokratëve të rithemelimit të distancoheshin nga deklaratat e Sali Berishës i cili bëri të njëjtin reagim si në 1998 kur u vra Azem Hajdari. Pa pritur hetimet akuzoi si urdhërues Fatos Nanon.
30 Maj 2024, 14:07 -
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në gjendje kome! Mjeku: 72 orë vendimtare! Autori i vetëdorëzuar e pranon: Donim t'i jepnim mesazh, na e kërkoi Dritan Nano për miqësi! 3 në kërkim
Gjëndja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi mbetet e rëndë, ndërsa policia vijon kërkimet për arrestimin e 3 autorëve të dhunimit barbar. Policia ka në dorë dëshminë e të vetëdorëzuarit Dorian Alia.
30 Maj 2024, 09:11 -
Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Beqiri: 80% e klientëve që ua fiton gjyqin nuk paguajnë më! Meçe: Shqiptarët të heqin dorë nga vetëgjyqësia
Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm për shkak të detyrës mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut
29 Maj 2024, 21:45 -
Mero Baze: Berisha në kërkim të të 'flijuarve' për të
Sokol Mëngjesi është një avokat i njohur, nga më të mirët në vend. Kjo kuptohet dhe nga klientët që ka, siç është Sali Berisha, Klodian Zoto, një biznesmen turk kontrovers etj. Ai është gjerësisht i respektuar në komunitetin e avokatëve dhe di të ruajë një profil serioz në publik
29 Maj 2024, 20:11 -
Mentor Kikia: Skandali i PD-së, ose kështu është kur PR e një partie e mbulon kryetari i saj
Sulmi kriminal ndaj avokatit dhe pedagogut Sokol Mëngjesi u zbardh. Sipas policisë, ai kishte lidhje me profesionin e tij. Katër të rinj morën pjesë në sulm dhe njëri ishte porositës. Njëri nga agresorët dhe porositësi janë në qeli, deri në këtë orë kur po shkruhet ky reagim
29 Maj 2024, 20:10 -
Sulmi ndaj avokatit, Plator Nesturi: Sokol Mëngjesi edhe avokat i Mërtirit e Zotos, akuzat e Berishës s’kanë sens
Akuzat e Rithemelimit të Berishës se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
29 Maj 2024, 19:28 -
Sulmi i avokatit! Rithemelimi gjen ‘urdhëruesin’, Balla i përgjigjet me ‘katin e 8’
Rithemelimi i dha tone politike dhunuesve të Sokol Mëngjesit, duke thënë se i urdhëroi Rama. Në përgjigje ministri Balla i quan gënjeshtra dhe helm të hedhur nga Berisha si viktizim politik i një të korruptuari
29 Maj 2024, 17:29 -
Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, Berisha e Rithemelimi: Me urdhër nga Rama! Balla përgjigjet: Kati i 8, kazan me helm
Avokati Sokol Mëngjesi, i njohur nga publiku si mbrojtësi i Sali Berishës në aferën “Partizani”, u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po linte fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.
29 Maj 2024, 15:00 -
Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof
Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe pas disa orësh në spital gjendja e tij u përkeqësua. Policia zbardhi ngjarjen, teksa prangosi organizatorin dhe po kërkon 3 autorë, ndërsa më herët njëri u dorëzua. Dhuna ndaj avokatit ishte për shkak të detyrës, ndërsa zbardhja e ngjarjes nxori blof edhe Rithemelimin e Berishës që foli për dhunë të urdhëruar nga Rama
29 Maj 2024, 09:54