-
Zgjedhjet 2025/ Socialistët mblidhen sërish të premten, për herë të parë ‘retreat’ për grupin parlamentar! Në takim edhe Rama
Për herë të parë, PS do të zhvillojë një takim retreat të grupit parlamentar. Ligjvënësit socialistë do të mblidhen të premten në Elbasan, ndërsa i pranishëm do jetë edhe kryeministri Edi Rama.
10 Shtator 2024, 10:27 -
Rama: Po bëjmë çmos të rrisim pensionet, bonusi i fundvitit do të jetë më i lartë! Deri në 2030 dua 1 milionë votues për PS
Kryetari i PS, Edi Rama prezantoi platformën e ‘Deputeti që duam’, ku PS kërkon në 2030 PS të arrijë 1 milion votues nga mbi 700 mijë që ka sot. Rama tha se po punohet për të rritur pensionet dhe bonusi i fundvitit këtë herë do jetë më i lartë.
9 Shtator 2024, 18:37 -
Zgjedhjet 2025/ PS e PD gati, drejtuesit që do përballen në 12 qarqet e vendit! Rama ia beson Diasporën Taulant Ballës, demokratët pa drejtues
Për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dy partitë më të mëdha në vend, PS e PD kanë nisur të bëhen gati. Secila prej tyre e ka gati listën me drejtuesit politikë në qarqe çka do të nxisë mes tyre një përballje sa personale aq edhe për t’i sjellë fitoren partisë nën siglën e së cilës do të garojnë.
9 Shtator 2024, 18:11 -
Të lodhur apo..
Edi Rama nga Asamblea e Partisë Socialiste, tha se “PD është një parti e lodhur, e rraskapitur, që nuk do të marrë në 2025, më shumë deputetë se mori në vitin e mbrapshtë 1997, shënojeni këtë”. Të ketë bërë shaka, të ketë bërë provokim ndaj ish-liderit historik dhe grupimit të tij, për ti nxitur për më shumë “revansh”, apo tha të vërtetën. Një të vërtetë që Edi Rama ka 12 vjet që e shikon nga pozicioni i tij, i kryetarit të socialistëve.
9 Shtator 2024, 11:28 -
Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh 1 orë Kryesinë e re të PS, ndahet puna për 3 drejtuesit e Tiranës! Hasani e Kuko në ndihmë të Ballës për takimet me diasporën
Në mbledhjen e parë me Kryesinë e re të PS, Rama ka dhënë porositë për zgjedhjet 2025. Ndërsa ka kërkuar menjëherë angazhimet në terren është ndarë puna edhe mes tre drejtuesve të Tiranës, Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut. Ndërkohë, Igli Hasani dhe Romina Kuko do të angazhohen për takimet me diasporën.
9 Shtator 2024, 10:15 -
12 drejtuesit politik të PS, Andoni në Report Tv: Me kandidimin në lista të hapura, Rama i dha një mësim opozitës
PS caktoi në Asamblenë e zhvilluar ditën e sotme, emrat e drejtuesve të qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme 2025.
8 Shtator 2024, 14:17 -
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
Rama ndryshon drejtuesit politikë të PS! Delegon në Tiranë tre drejtues politikë, Veliaj, Spiropali dhe Manastirliu. Ikën Klosi, Gjiknuri, Çela. Balla pa asnjë qark, përgjegjës për Diasporën. Listës i bashkohet Gonxhe në Dibër, Mazniku në Elbasan, Beci në Shkodër, Sako në Durrës, Demo në Berat. Konfirmohen Manja në Lezhë, Majko në Kukës, Peleshi në Korçë dhe Kumbaro në Gjirokastër.
8 Shtator 2024, 12:22 -
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
Me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare PS ndezi sot motorët për zgjedhjet parlamentare 2025. Kryeministri qartësoi se në listën e sigurtë do të jenë deputetwt vetwm me njw mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së. Gjiknuri pa qark, caktohet sekretar Organizativ për zgjedhjet. Bushati, Beqaj, Xhaçka, Kodheli e Subashi ikin nga kryesia.
8 Shtator 2024, 07:04 -
'Mbrojti Berishën 'non grata' tek kanceleritë e huaja!' Flamur Noka zbulon pse Agron Gjekmarkaj u emërua drejtues qarku në Lezhë pa u pyetur anëtarësia
Zbulohen favoret që deputeti demokrat ka bërë për Sali Berishën, i cili përveç 2 'nongratave' të SHBA e Britanisë, kryetari i PD-së po hetohen nga SPAK . Edi Paloka "shkel syrin"
7 Shtator 2024, 00:45 -
12 emrat që trazuan PD-në, Bejko në Report Tv: Berisha tregoi se ka qenë bashkëdrejtues me Bashën, u premtoi besnikëve të vet primare! Mundësitë për një fitore në 2025 janë zero
Politikani Roland Bejko, u shpreh se me këtë listë Berisha tregoi se nuk ka qenë i larguar kurrë nga Partia Demokratike dhe se ka qenë bashkëdrejtues me Lulzim Bashën.
6 Shtator 2024, 18:18 -
12 drejtuesit e Berishës ngjallin pakënaqësi! Harxhi: Turp që s'ka asnjë grua! Spaho gënjehet nga Noka
Pa surpriza, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u caktuan 12 drejtuesit politikë në qarqe. Lista dominohet nga të besuarit e Sali Berishës, i cili u shpreh se nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.
5 Shtator 2024, 14:17 -
Plas tek demokratët/ Anëtarësia e zhgënjyer me listën e Berishës për drejtuesit e qarqeve! Ish kreu i PD në Lezhë: S'u pyetëm për Gjekmarkajn, pazare për interesa personale
Ish-kreu i PD në Lezhë Paulin Marku në një intervistë për Report Tv thotë se vendimi për emërimin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku ka ngjallur pakënaqësi në shumicën e grup seksioneve të Lezhës, të cilat përbëhen nga demokratë që e mbështetën Berishën kur nisi nismën e foltores kundër Bashës.
5 Shtator 2024, 13:31 -
‘Plas’ në PD/ 'Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku', Edit Harxhi përplaset me Bardhin: S’keni bërë aksion për të liruar Berishën
Përplasje në mbledhjen e Kryesisë së PD. Berisha ‘blindon’ listën e drejtuesve të qarqeve me besnikët e tij, por lë jashtë gratë. Edith Harxhi kritika: Turp! Akuzon edhe Bardhin se s’kanë bërë aksion për lirimin e Berishës.
5 Shtator 2024, 12:46 -
Namir Lapardhaja: Pasi e shkatërruan PD me justifikimin ‘Basha shiti zgjedhjet’, tani po bëjnë gati humbjen me motivin ‘Rama do na vjedh zgjedhjet’
Situata ku e ka futur Sali Berisha atë që ka ngelur nga Partia Demokratike i ka tejkaluar nuancat tragjike dhe përditë e më shumë po shpërfaqet për njerëzit në formën e një shfaqje komike.
5 Shtator 2024, 12:36 -
Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës
Pa surpriza, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë caktuar 12 drejtuesit politikë në qarqe. Këlliçi në Tiranë, Gaz Bardhi në Fier, spostohet Luan Baçi Lista dominohet nga të besuarit e Sali Berishës, i cili u shpreh se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Bojkoti nuk është opsion tha Berisha, i cili e sheh zgjidhjen te qeveria teknike!
4 Shtator 2024, 11:30 -
Sondazhi i Zaloshnjës: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD! Për kë votojnë emigrantët
Nga rreth 1.95 milionë zgjedhës që jetojnë brenda vendit, më rezultoise rreth 1.45 milionë janë të vendosur të votojnë qysh sot për partitë aktuale. Plot 51% e këtyre të vendosurve votojnë qysh sot PS-në, 29.3% PD-në, 3.8% partitë e tjera të vjetra, dhe 15.9% partitë e formuara rishtazi.
4 Shtator 2024, 10:47 -
Studio Live/ Korreshi: Parlamenti me Elisën, dasëm e re me muzikë të vjetër! Burimi: Opozita po kërcënon me destabilizim në prag të zgjedhjeve
Debate në Studio Live pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, me deputetët Saimir Korreshi dhe Lavdrim Krashi si dhe me gazetarin Genc Burimi.
3 Shtator 2024, 18:09 -
Vota e diasporës kushton 2.5 milionë euro, qeveria i miraton KQZ-së buxhetin shtesë për zgjedhjet parlamentare të 2025-s
Qeveria do të ti japë 351 milionë lekë shtesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë masat për zgjedhjet e ardhshme. Ministria e Financave thotë se 250 milionë lekë do të përdoren për regjistrimin e zgjedhësve në diasporë e blerjen e pajisjeve të identifikimit elektronik.
3 Shtator 2024, 15:22