-
Hoti i përgjigjet Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke
Edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vuçiç ku tha se nuk do të njohi Kosovën deri në vitin 2022. “Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke”, ka thënë Hoti përmes një statusi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook.
19 Dhjetor 2020, 16:55 -
Bisedimet BE- Mbretëri e Bashkuar/ Nuk ka optimizëm për marrëveshje post-BREXIT
Akoma nuk ka një marrëveshje mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian ofruan variantet e tyre jo shumë optimiste të enjten mbi statusin e bisedimeve tregtare pas Brexit-it, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga një ndarje që pritet të jetë kaotike.
18 Dhjetor 2020, 13:33 -
Një vit pas nënshkrimit, çfarë ka arritur Mini-Shengeni Ballkanit
Ka kaluar një vit që kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai shqiptar Edi Rama dhe Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç u mblodhën në Tiranë për të zyrtarizuar një nga nismat më kontradiktore të rajonit, atë të Mini Shengenit.
18 Dhjetor 2020, 13:02 -
22,800 shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në 2019, të tretit më të refuzuarit
Vendet e Bashkimit Europian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët. Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 rreth 717,600 shtetas jo të BE-se u refuzuan të hyjnë në shtetet anëtare nga kufijtë e tyre të jashtëm. Numri i refuzimeve u rrit me 58% përgjatë vitit të kaluar.
18 Dhjetor 2020, 07:35 -
Presidenti maqedonas mban fjalimin e fundivitit: Faktori politik shqiptar ka pasur një sjellje tepër korrekte ndaj përpjekjeve për ta ruajtur e ngritur identitetin
Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski e mbajti sot fjalimin e fundvitit para deputetëve të parlamentit, ku foli për një sërë çështjesh një prej tyre ishte sfida që kaloi vendi, siç ishte anëtarësimi në NATO në pranverë të këtij viti, përpjekjet për përparimin drejt Bashkimit Evropian dhe problemet që në këtë rrugë i nxori Bullgaria fqinje.
16 Dhjetor 2020, 23:08 -
Von der Leyen: Ditët e ardhshme vendimtare për BE dhe Britaninë e Madhe
Nuk është ende e sigurt nëse do të ketë marrëveshje post-brexit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, por ditët e fundit ka pasur një progres të ndjeshëm në bisedime, është shprehur kështu Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
16 Dhjetor 2020, 12:34 -
Presidentja e KE-së: Evropianët e parë do të vaksinohen përpara fundit te vitit 2020
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një statusi në rrjetin e saj social twitter ka lajmëruar se Agjencia Evropiane e Barnave do të mbajë një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve.
15 Dhjetor 2020, 16:50 -
Pse po i duhet BE-së kaq shumë kohë për të aprovuar vaksinën?
Britani, Kanadaja dhe SHBA janë 3 vendet e para të cilat kanë aprovuar dhe kanë nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer, kjo situatë po rrit presionin e Agjensisë Evropiane të Barnave për miratimin e tij në Evropë, pasi ende asnjë shtet Evropian nuk e ka aporovuar atë pavarësisht situatës epidemiologjike.
15 Dhjetor 2020, 14:53 -
10 vite nga liberalizimi i vizave/ Soreca: I lumtur që kemi kontribuar në këtë ngjarje historike! Meta: Koha të bëjmë të mundur integrimin në BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka përkujtuar dhjetë vjetorin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me zonën Shengen.
15 Dhjetor 2020, 13:33 -
Prezantohet draf raporti/ Mosmbajtja e konferencës Ndërqeveritare do të ishte padrejtësi për Shqipërinë
Ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian është prezantuar draft- raporti për Shqipërinë. Europarlamentarja Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në PE, ka nënvizuar rëndësinë e reformave në vend, jo vetëm për BE, por për shqiptarët. Eurodeputetët bënë thirrje për vazhdimin e reformave dhe hapjen e menjëhershme të negociatave, pasi shqiptarët e meritojnë.
10 Dhjetor 2020, 11:25 -
Johnson drejt Brukselit për të negociuar lidhjet me BE-në pas Brexit
Pak ditë para përfundimit të afatit për arritjen e një marrëveshje Post- Brexit kryeministri britanik do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të diskutojë personalisht me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.
9 Dhjetor 2020, 10:26