-
BE-ja gjobit kompaninë Meta me gati 800 milionë euro për praktika 'abuzive'
Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace.
14 Nëntor 2024, 16:17 -
Spiropali pret homologun e Maqedonisë së Veriut Gashi: Shqiptarët faktor stabiliteti, respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit Spiropali tha se çështjet bilaterale mes vendeve kandidate dhe anëtare të BE-së nuk duhet të bëhen pengesë në procesin e anëtarësimit.
13 Nëntor 2024, 14:37 -
Alban Daci: Trump dhe Europa!
Në fakt, përtej kërkesës së vazhdueshme jo vetëm të Trump, por edhe nevojës si pasojë e konfliktit në Ukrainë, shumë vende europiane po investojnë në sistemin e sigurisë dhe të mbrojtës, Italia ka menduar të investojë më shumë se 2 miliard euro për të modernizuar mjetet e blinduara dhe jo vetëm e po ashtu edhe Gjermani ka riaktivizuar industrinë e mbrojtës për herë të parë që nga kapitullimi i Hitlerit në Luftën e II Botërore.
13 Nëntor 2024, 14:09 -
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot kryetarin e radhës së OSBE, Ian Borg, njëkohësisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës. Pas takimit mes dy zyrtarëve të të dy vendeve, u dha edhe një konferencë për mediat
13 Nëntor 2024, 10:32 -
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
Ekspertët vlerësuan se një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është krijimi i një mekanizmi të pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit të Sjelljes dhe raportimin e shkeljeve, i cili mund të përfshijë organizata joqeveritare, ekspertë të pavarur, duke forcuar besimin e qytetarëve në sistemin politik.
13 Nëntor 2024, 09:55 -
Çështjet Europiane/ Xhixho: Po prodhojmë analfabetë funksionalë, pensionistët po trajtohen me thërrime, fondet e BE-së po vidhen, asnjë mbështetje për fermerët
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u tregua kritike ndaj buxhetit të vitit 2025 në Komisionin e Çështjeve Europiane, duke vënë në dukje se këto financa nuk ndihmojnë aspak shumë prej fus
12 Nëntor 2024, 10:31 -
Çështjeve Europiane/ Kryenegociatorja Dhuka: Plan për realizimin e grup-kapitujve dhe Drejtësinë, 7 mld për kompensimin e ish-pronarëve! Tabaku: Buxheti s'ka asnjë ndryshim!
Mbledhja e radhës për diskutimin e Buxhetit 2025 te Komisioni për Çështjet Europiane. E pranishme për të shpjeguar buxhetin, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, që foli në lidhje me rekomandimet e KE dhe BE, për hapjen e dy grupkapitujve dhe nëse buxheti i akorduar përkonte për realizimin e tyre sipas afateve. Tabaku kritikon buxhetin: S'ka asnjë ndryshim me vitin e kaluar! Xhixho: Prodhojmë analfabetë, pensionistët trajtohen me thërrime
12 Nëntor 2024, 10:03 -
Korçë/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK dhe integrimin e Shqipërisë
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard,thanë se presin hapjen e grupkapitujve të tjerë të Shqipërisë. Ata nënvizuan se mbështesin punën e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si "të rëndësishme" për procesin në BE dhe vendin.
11 Nëntor 2024, 13:09 -
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori
2024 duket se do të jetë viti më i ngrohtë dhe viti i parë që temperaturat do të arrijnë në mbi 1.5 gradë Celsius më shumë se gjatë periudhës para-industriale, sipas Shërbimit të BE-së për Ndryshimet Klimatike “Copernicus”. Moti u tregua më i ashpër se kurrë, pasi klima më e ngrohtë nxiti modelet ekstreme të motit gjatë gjithë vitit 2024.
10 Nëntor 2024, 20:14 -
Shqipëri, shqetësim në rritje për paditë e institucioneve ndaj gazetarëve
Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtare me qëllim marrjen e masave të nevojshme bazuar në direktivën e BE mbi paditë strategjike kundër pjesmarrjes publike, ose siç quhen ndryshe SLAPP.
10 Nëntor 2024, 19:11 -
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
Draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është detyrues për Kosovën thotë qeveria në Prishtinë, e cila shton se dokumenti non paper nuk do të dërgohet në Kushtetuese pavarësisht insistimit të BE-së dhe vendeve partnerëve.
9 Nëntor 2024, 22:35 -
Borrell mbërrin në Kiev për ta ritheksuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka mbërritur në Kievi të shtunën për një vizitë të paralajmëruar më herët, ku do ta ritheksojë mbështetjen evropiane për Ukrainën, teksa Rusia po i vazhdon sulmet nëpër vend
9 Nëntor 2024, 13:10 -
Pas takimit me Macron, Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Hungari më 7 nëntor. Megjithatë, ai të premten është kthyer optimist nga Budapesti për integrimin evropian të vendit, sidomos pas takimit dypalësh me presidentin e Francës, Emmanuel Macron
9 Nëntor 2024, 09:08 -
Orban si Trump: Ta bëjmë Evropën sërish të madhe
Udhëheqësit e Bashkimit Europian nënshkruan një deklaratë mbi konkurrencën në një samit infomal në Budapest gjatë ditës së sotme. Kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë për shtyp theksoi se qëllimi i përbashkët i deklaratës është ‘ta bëjmë Evropën përsëri të madhe’, sipas sloganit të Trump ‘Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe’.
8 Nëntor 2024, 22:09 -
Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri, Meloni: BE interesim të jashtëzakonshëm për paktin me Ramën! Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel
Kryeministria italiane thotë se dërgimi i azilkërkuesve afrikanë drejt Shqipërisë do të vijojë më tej, ndërkohë që edhe në Bruksel “kanë shprehur habi për qëndrimin e gjyqësorit për të kundërshtuar listën e shteteve të sigurta”. Meloni: Ajo që ndodh në Itali me emigracionin e paligjshëm, prek edhe shtetet e tjera!
8 Nëntor 2024, 18:29 -
'Nuk do lejojmë askënd të cënojë kufijtë e Europës', Viktor Orban: Jam i vetmi kryeministër nga 2015 që i kam shpëtuar valëve migratore
Kryeministri hungarez Orban në konferencën e përbashkët me Ramën foli edhe për krizën migratore në kufijtë e Europës. Ai theksoi se është i vetmi kryeministër në Europë që i ka shpëtuar valëve migratore që kur ajo nisi në vitin 2015. &a
7 Nëntor 2024, 18:38 -
'Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në', Rama në konferencë me Orban: Mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë do jetë e suksesshme
Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e Komunitetit Politik Europian. Në një konferencë me Viktor Orban, kryeministri Rama tha se mbledhja do të jetë e suksesshme po aq sa në Budapest."Ka qenë një ditë e veçantë, sepse ky është një krye mjaft
7 Nëntor 2024, 18:31 -
Rama nga Budapesti: Shqipëria e ka vendin në BE, synojmë anëtarësimin brenda kësaj dekade
Kryeministri Rama mbajti një konferencë për shtyp me homologun Viktor Orban. Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, Rama tha nga Budapesti se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shprehet optimist se Shqipëria do anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade. <
7 Nëntor 2024, 18:23 -
'Europa duhet të marri përgjegjësi për paqen e saj', Viktor Orban në konferencë me Ramën: Nuk duhet të presim amerikanët!
Kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e përbashkët me Ramën në Budapest në Komunitetin Politik Europian u shpreh se Europa nuk duhet të presi SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen.
7 Nëntor 2024, 18:16 -
Kandidatja për komisionere e Zgjerimit në BE: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi mund të mbyllen deri në vitin 2027
Kandidatja për komisionare të Zgjerimit të BE-së, sllovenia Marta Kos, ka thënë të enjten se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mundësi t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok deri në vitin 2026 dhe 2027, përkatësisht.
7 Nëntor 2024, 15:04 -
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
Zyrtarët perëndimorë të sigurisë dyshojnë që agjentë të zbulimit rus ishin pas një plani për të vendosur pako me lëndë ndezëse në aeroplanët e transportit të mallrave drejt Shteteve të Bashkuara, përfshirë një aeroplan që u përfshi nga zjarri në Gjermani dhe një tjetër që u ndez në një depo mallrash në Angli.
5 Nëntor 2024, 22:18 -
PD thyen përkohësisht 'mosbindjen civile' në Parlament! Bardhi: Rama frikacak! S’do lëmë të kalojë buxheti ‘Balluku’! Replikon me Gonzaton: Kërkoji kryeministrit të bëjë detyrën
Partia Demokratike do t’i kthehet komisioneve parlamentare për projekt-buxhetin e 2025. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi njoftoi vendimin për të ndërprerë përkohësisht mos-bindjen civile duke thënë se nuk mund të lejojnë kalimin e një buxheti që i shërben vetëm një grushti njerëzish. Replikë pati edhe me ambasadorin e BE Gonzaton, që sipas Bardhit, njëjtë si PD-së, duhet t’i kërkojë edhe Ramës të bëjë punën e tij
5 Nëntor 2024, 11:32 -
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
Qeveria lançoi strategjinë ndërsektoriale kundër korrupsionit, një dokument që synon luftën kapilare ndaj këtij fenomeni, në koordinim me të gjithë institucionet, e që buron nga detyrat për integrimin evropian. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha se SPAK po ndëshkon, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në parandalimin e korrupsionit
4 Nëntor 2024, 22:33 -
BE dhe Seuli dënojnë përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën ruse në Ukrainë
Bashkimi Evropian (BE) dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar “fuqishëm” furnizimin e Rusisë me armë dhe forca speciale nga Koreja e Veriut, për ta ndihmuar Kremlinin në “luftën e tij të jashtëligjshme” kundër Ukrainës.
4 Nëntor 2024, 19:55 -
Zgjedhjet në SHBA/ A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin në rast krize marrëdhëniesh?
Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e Europës. Në rast se do të rizgjidhet, ai do ta dobësonte BE-në e me të edhe NATO-n. Kush mund të ndërmjetësojë midis Trumpit dhe Europës?
4 Nëntor 2024, 09:22 -
Orban paralajmëron: Nëse Trump fiton zgjedhjet në Amerikë, Evropa duhet të rimendojë ndihmën për Ukrainën
“Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe unë jo vetëm që besoj, por po shoh edhe shifrat në atë drejtim.. nëse ndodh ajo që presim dhe Amerika do të jetë pro-paqes, atëherë Evropa nuk mund të jetë pro-luftës”, ka thënë Orban
3 Nëntor 2024, 16:04