-
S'ndalet 'hemoragjia', deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Vangjel Tavo: Ishte e juaja me kohë! Bledi Çuçi: Sa të paska dhembur
Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha. Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.
24 Janar 2021, 14:22 -
Në pritje të programit të opozitës... LSI prezanton të hënën alternativën e saj! Programi i PD drejt 'dorës së fundit'
Lulzim Basha nuk e ka finalizuar programin që do t’i prezantojë elektoratit të tij, por Lëvizja Socialiste për Integrim zbulon të hënën alternativën me të cilën do të shkojë para votuesve të 25 prillit.
23 Janar 2021, 19:18 -
SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI
Dokumenti i fundit i qeverisë për plotësimin e kushteve integruese zbulon dosjet në duart e SPAK për njerëzit me profil të lartë të drejtësisë, disa sinjale se viti 2021 do jetë i vështirë për të korruptuarit.
23 Janar 2021, 16:12 -
Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.
22 Janar 2021, 21:41 -
Shkrihet dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit, kryetari: Vendimi ynë është i pakthyeshëm, kemi besim vetëm tek Nasip Naço
Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Berati është mbyllur. Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike. Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar "unanimisht" largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.
22 Janar 2021, 12:55 -
Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin
Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.
22 Janar 2021, 11:36 -
Akuzat ndaj drejtoreshës së Tatimeve, kompania publikon faktet dhe nxjerr blof LSI-në: Ja e vërteta e çdo veprimi ligjor! Ibrahimaj : Do ndërmarr të gjitha hapat ligjorë
Ditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim, ka akuzuar drejtoreshën e Tatimeve Delina Ibrahimaj se ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj në lidhje me një kompani. Pas kësaj akuze ka reaguar edhe kompania në fjalë, e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.
22 Janar 2021, 10:24 -
Kryemadhi me strukturat e LSI-së në Tiranë: Të hënën shpalosim programin (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së Tiranë, ku ka bërë me dije se të hënën do të jetë prezantimi i programit jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimeve që LSI do të mbajë. Këtu ka theksuar se në fokus ndër të tjera kanë arsimin cilësor, rininë dhe shëndetin e qytetarëve.
21 Janar 2021, 19:47 -
Anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, KQZ: PD, PS dhe LSI kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet, PSD dorëzim të pjesshëm
KQZ bën me dije se Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Social Demokrate kanë dorëzuar brenda afatit propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së.
21 Janar 2021, 19:28 -
PD dhe LSI po mbledhin firmat për regjistrim në zgjedhje, Dritan Caka për Report Tv: Lëvizje politike, e panevojshme
Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka, gjatë një interviste për Report Tv e cilësoi politike lëvizjen e PD-LSI për të mbledhur firma në mënyrë që të regjistrohen në KQZ. Sipas Cakajt, kjo është e panevojshme pasi dy deputetë, Korab Lita dhe Gjetan Gjetani janë regjistruar në emër të dy partive opozitare.
21 Janar 2021, 15:49 -
Largimet nga LSI, Kërpaçi në Report tv: Ne kemi me vete të rinjtë dhe socialistët e zhgënjyer nga Rama
Gjatë një interviste në Report Tv, Kërpaçi u tregua indiferente kur u pyet në lidhje me largimet e figurave me peshë elektorale nga LSI, duke thënë se kjo parti është e rinisë dhe ndryshimit dhe se për këtë është fokusuar në afrimin e rinisë dhe prurjeve të reja. Ndërsa ajo i shikon si shpresëdhënëse afrimet e socialistëve që janë zhgënjyer nga Rama për t'iu bashkuar LSI-së për 25 prillin.
21 Janar 2021, 14:14 -
Vaksinimi/ Ish-kreu i ISHP dhe kandidati për deputet i LSI, Jakaj: Ku ta di unë se çfarë ka injektuar Rama dhe mjekët
'Ku ta dimë ne se çfarë ka injektuar Rama tek vetja dhe çfarë ka injektuar te disa mjekë? Kush ma vërteton këtë mua?". Ky është dyshimi që ka ngritur në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, i cili aktualisht kandidon për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Besnik Jakaj.
21 Janar 2021, 13:45 -
LSI denoncon: Mjekët në Vorë pa doreza e dezinfektantë! Përgënjeshtron me foto Qendra Shëndetësore: Ja gjendja në magazinë, ka stok të produkteve
Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se disa mjekët dhe infermierë të qendrës shëndetësore të Vorës i kanë drejtuar një ankesë Ministrisë së Shëndetësisë se kanë mungesë të mjeteve bazike si doreza dhe dezinfektantë. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i Qendrës Shëndetësore Vorë ku përgënjeshtron denoncimin duke publikuar foto nga stoku i produkteve në magazinë.
21 Janar 2021, 12:42 -
Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit
Ilir Meta kishte të drejtë dy vjet më parë, kur shihte para syve fantazmën e Edi Ramës, bekuar nga Basha e Kryemadhi si tre herë kryeministër. Rama ju rishfaq në triumfin e 2021-shit pikërisht kur PD e LSI kërcenin nën harenë e daulleve duke dezertuar nga përfaqësimi në Kuvend.
20 Janar 2021, 19:04 -
PD e LSI nisin mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në zgjedhje, refuzojnë ‘mëshirën’ e deputetëve të opozitës: Nuk e njohim parlamentin
Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare jashtë parlamenti nisin mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lënia e mandateve i detyron këta parti që para se të garojnë për t’u rifutur në Kuvend, të mbledhin firma të mbështetësve të tyre.
20 Janar 2021, 16:54 -
'Çdo gjë tani është bërë dixhitale'! Kryemadhi: Unë dhe Ilir Meta shkruanim letra dashurie, por tani vetëm me mesazhe (VIDEO)
Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që ka pasur në Fier me qytetarët ka thënë se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit. Në fjalën e saj, teksa ka folur për dixhitalizimin në kohën e sotme, ajo ka treguar dhe se si komunikonte me Ilir Metën, gjatë kohës kur kishin filluar që të njiheshin.
19 Janar 2021, 19:44 -
Caka për Report Tv: Do iki nga LSI kur të bëhet si Rilindja e sotme! S'kam bërë debat me Metën në Presidencë! Rrjedhjet? Nuk na dëmtojnë fare!
Largimin nga LSI-ja drejt PS-së, ish- deputetja Silva Caka shprehet se as nuk e ka parë si mundësi. Në intervistën për Report Tv, për gazetaren Danjela Malokut, Caka shtoi se do të largohet nga LSI-ja vetëm kur ajo të bëhet si Rilindja e sotme, sipas së cilës ka shkatërruar vendin.
19 Janar 2021, 14:18 -
Largimi i Naços e Kokës/ Kryemadhi te '5 pyetjet': Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së shkon te bizneset personale! Marrim 34 mandate! Rama na ka frikë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është treguar e ashpër me të larguarit nga LSI-ja, mes tyre edhe 2 figurave kryesore si Nasip Naço dhe Lefter Koka. E ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Kryemadhi nuk ka nguruar edhe t'i sulmojë të larguarit, edhe pse me akuzën e bërë në drejtim të tyre, ka sulmuar në mënyrë indirekte vetë partinë e saj.
18 Janar 2021, 21:19 -
Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët
Presidenti Ilir Meta ka nisur fushatën elektorale sikur të ishte kryetari de jure i LSI. Sot ka bërë takimin e radhës në Selenicë dhe duket se nuk ka drojë të flasë as për LSI, as për rrjedhjet e anëtarësisë, as për të bërë interpretime politike para fushatës elektorale, dhe as për të qenë më i kujdesshëm kur bën thirrje për përmbysje politike.
18 Janar 2021, 19:24 -
Raporti sekret/Shërbimet informative dosje të zezë për ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha, babai i kandidatit për deputet të LSI-së
Monika Kryemadhi sfidon ultimatumin e Yuri Kim për kandidatë të pastër në zgjedhje, shpall kandidat të LSI-së në njësinë nr. 2 në Tiranë djalin e ish-kryeprokurorit që ia mbathi nga drejtësia sapo Vetingu i çoi dosjen e pasurisë, i kallëzuar në Prokurori, DSIK raport për lidhjet e tij me njerëz të trafiqeve të drogës në Spanjë.
18 Janar 2021, 18:45