-
Shtyhet për nesër në 12:30 seanca në KPA për Elisabeta Imerajn! Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmim në detyrë: Ankimimi i ONM erdhi nga denoncime të rremë, një prej denoncuesve nuk ekziston
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, mbrohet sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga Komisioneri Publik. Në seancën e sotme pritet që Imeraj të parashtrojë mbrojtjen e saj.
30 Mars 2022, 11:48 -
‘Njoha një person buzë detit dhe më dha makinën', rrëfimi i pazakontë i prokurorit Emror Kasaj, pronën 300 mijë € e deklaroi 5 mln lekë, nuk bën përshtypje shkarkimi
Prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj befasoi vëzhguesin ndërkombëtar dhe Komisionin e Vetingut me rrëfimin e tij mbi paradokset e pasurisë, krijonte miqësi me dëshmitarët, Shkëlqim Fushës i mori 140 mijë euro huan pasi e kishte marrë në pyetje.
21 Mars 2022, 17:32 -
Prokurori Emror Kasaj 'harron' pasuritë, drejt shkarkimit nga KPK! ILDKPI: S’justifikon burimet
Prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj doli para komisionit të vetingut, ku u përball me një sërë pretendimesh se ka fshehur pasuritë, ka bërë deklarime të rreme si dhe nuk ka burime për justifikimin e tyre. Përveç probleme me pasurinë, Kasaj njihet edhe për disa episode vendimmarrjesh në kundërshtim me ligjin.
17 Mars 2022, 19:14 -
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin Hysen Keta
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kryeprokurorin e Përmetit, Hysen Keta. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj.
17 Mars 2022, 18:13 -
‘Kam marrë 150 mijë euro’ / Prokurori kontrovers Emror Kasaj nesër para Vettingut, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj
Prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj do të njihet nesër me rezultatet e verifikimit dyvjeçar, i lakuar për përplasje me mediat dhe vendimmarrje të diskutueshme.
16 Mars 2022, 17:05 -
Gjyqtari i dosjeve të bujshme Sokol Tona përjashtohet nga drejtësia, çështjet nga 'Durrës-Kukës', 'Gërdeci' tek Konstandin Xhuvani! Iu shmang Vetingut
Gjyqtari i Tiranës Sokol Tona, bashkëshort i këngëtares Manjola Nallbani, paraqiti dorëheqjen duke evituar përballjen me Komisionin e Vetingut.
3 Mars 2022, 18:00 -
Rrëzuan kokat e drejtësisë, kallëzohen në SPAK dy komisionerët e Vetingut Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa për të dhëna të rreme, informalitet dhe shmangie taksash
Katër njerëz të Vetingut në SPAK për mosjustifikim të pasurisë dhe paraqitje të të dhënave të rreme kur aplikuan për t’u zgjedhur, pas pezullimit të Ardian Hajdarit janë kallëzuar edhe Brunilda Bekteshi, Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa.
21 Shkurt 2022, 17:45 -
Shërbimet sekrete dhe ONM ‘fundosin’ prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, përdori 7 vite makinën bosit të prostitucionit dhe nuk tregoi, i mbylli një dosje, shkarkohet nga detyra
DSIK-ja dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbulojnë lidhjen e prokurores së Shkodrës Edlira Cufi me pronarin e biznesit të shitjeve të makinave në Shkodër A. H., i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe shitje droge. Prokuroja i mbylli një dosje për trafik makinash dhe mori një makinë në përdorim për 7 vite. Këtë raport e fshehu para Vetingut. Cufi udhëtime dhe telefonata me njerëz të tjerë të proceduar.
17 Shkurt 2022, 19:26 -
Pse Basha duhej të distancohej nga qëndrimi i parë për mandatin e vetingut
Ndoshta ngaqë nuk është mësuar të marrë vendime korrekte apo në mënyrë të pavarur, Lulëzim Basha… ka një talent të çuditshëm për të marrë vendimet e duhura në mënyrë të gabuar. Kjo ndodhi me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar.
14 Shkurt 2022, 11:49 -
'Treni' i ngadaltë i Vettingut, pengesat, arritjet dhe një bilanc
Procesi i Vetingut u konceptua si një ndërhyrje kalimtare dhe emergjente. Kështu në ligj u parashikuan dy nivele verifikimi, shkalla e parë (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) dhe shkalla e dytë (Kolegji i Apelimit), vendimet të cilës janë përfundimtare. Për rrjedhojë afati i mandatit të organeve të Vetingut u parashikua nga ligjvënësit që në ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut 2016.
13 Shkurt 2022, 09:11 -
Votimi i 'Vettingut', Balluku mungesa e vetme nga PS, 3 deputetët që 'tradhtuan' Bashën dhe 'përçarja' e vogël e LSI! Kush janë 14 mbështetësit e Berishës që ikën nga salla
118 deputetë, 73 të Partisë Socialiste, 41 të Partisë Demokratike, 3 të socialdemokratëve dhe 1 'rebel' i LSI dhanë votën pro dje për të zgjatur afatet e shkallës së parë të procesit të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.
11 Shkurt 2022, 14:52 -
Ylli Pata: Zgjatja e vettingut fut në qoshe Berishën e Metën
Menjëherë sapo Lulzim Basha dje shpalli se do të votojë zgjatjen e vettingut, shpërtheu një ortek shumë i ashpër në mediat pranë Berishës e Metës. Në vetë të parë dollën në “mejdan” emra të njohur në media prej vitesh si përkrahës të opozitës, të cilët goditën pa mëshirë kreun e PD-së. Madje, edhe familjarë të Sali Berishës, si i biri i tij nuk përdorën asnjë fre në gjuhën e mllefit ndaj Bashës.
11 Shkurt 2022, 11:55 -
Mero Baze: Berisha nuk gjeti dot asnjë deputet kundër SHBA
Votimi i sotëm në Kuvend për zgjatjen e mandatit kohor të institucioneve të VetTingut, ishte një bilanc shpartallues për Sali Berishën dhe grupin e vet. I pasigurt tek mbështetësit e vet, pasi disa prej tyre duket se kishin dhënë fjalën që do ta votonin, ai i largoi ata nga parlamenti, edhe pse votimi është i hapur dhe me nënshkrime të çdo deputeti.
10 Shkurt 2022, 20:13 -
Basha votë 'pro' shtyrjes së afateve të Vettingut! Në këmbim do marrë 'Territorialen' dhe 'Zgjedhoren'! Sot Kuvendi voton ngritjen e 2 Komisioneve për reformat
Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.
10 Shkurt 2022, 09:52 -
Me 118 vota pro miratohen ndryshimet kushtetuese, zgjaten afatet e vettingut! LSI abstenon, grupi i Berishës nuk voton! Miratohen edhe komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore
Në seancën e Kuvendit pas diskutimeve është votuar shtyrja e afateve të vettingut. Me 118 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatine Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. Në seancë ku nuk kanë munguar debatet
10 Shkurt 2022, 07:25 -
Një ditë para seancës për zgjatjen e afateve të vettingut, Ambasadorja Kim takon nënkryetarin e Kuvendit, a do ta japë opozita votën pro?
Një ditë para seancës në Kuvend ku do të hidhen në votimet propozimet e maxhorancës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e afateve të vettingut, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkajn.
9 Shkurt 2022, 18:40 -
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Mbështesim zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut
Ambasadori Vincenzo Del Monaco është shprehur se ka pasur progres i jashtëzakonshëm i Reformës në Drejtësi, prandaj ka deklaruar se mbështet zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut.
9 Shkurt 2022, 10:20 -
Ç’po ndodh me anëtarët e Vettingut? Dy komisionerë nën hetim për pasurinë, një i dënuar dhe i shkarkuar për falsifikim
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj anëtares së Vetingut Brunilda Bekteshi, kërkon vijimin e hetimeve, është kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
8 Shkurt 2022, 20:11 -
Të enjten ndryshimet kushtetuese në seancë plenare, SHBA-BE thirrje deputetëve: Votoni zgjatjen e afateve të vettingut, s'është çështje partiake
Delegacioni i BE në Shqipëri e ambasada e SHBA deklaratë për zgjatjen e afateve të vettigut. Teksa nënvizojnë se reforma në drejtësi po jep rezultate ata kërkojnë që të votohet zgjatja e afateve të vettingut, ndryshime kushtetuese këto të propozuara nga mazhoranca. Kujtojmë se votimi është parashikuar të bëhet ditën e enjte në seancë plenare.
8 Shkurt 2022, 17:17