-
Vuçiç rizgjidhet president, Osmani: S’ka ndryshim në mentalitetin politik që e udhëheq Serbinë
Presidentja Vjosa Osmani tha se është Serbia që ua ka ndaluar serbëve të Kosovës të drejtën për të votuar. Në një konferencë për media, Osmani tha se Serbia ka bërë propagandë gjatë kësaj kohe për ta paraqitur Kosovën si atë që e kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar.
4 Prill 2022, 17:15 -
Ndërron jetë Albright, Vjosa Osmani: Do ta kujtojmë përjetësisht, përkrahu pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan se është e tronditur nga lajmi për vdekjen e Madeleine Albright, ku e cilëson si mike të madhe të Kosovës.“Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet
23 Mars 2022, 21:00 -
Osmani letër Biden: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri! Vendi ynë i ekspozuar nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një letër dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, se integrimi euro-atlantik i Kosovës është prioritet kyç i sigurisë kombëtare. Letra, e cila është siguruar të enjten, më 17 mars, mban datën e 10 marsit.
17 Mars 2022, 17:42 -
Kurti e Osmani në “The Guardian”, alarmojnë se Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
11 Mars 2022, 22:08 -
Kosovë/ Protestë në mbështetje të Ukrainës, merr pjesë edhe Osmani: Do qëndrojmë të bashkuar, e bindur se do triumfojë demokracia
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë të huaj dhe qytetarë morën pjesë në një protestë në sheshin qendror të Prishtinës, për t’u solidarizuar me Ukrainën, që po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti.
7 Mars 2022, 18:15 -
Lufta në Ukrainë, pas takimit me Erdogan, Vjosa Osmani kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Në një kohë kur Rusia ka shtuar sulmet në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar presidentit të Turqisë Recep Erdogan, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, që të ndihmojë Kosovën për anëtarësim në NATO.
1 Mars 2022, 16:12 -
Presidentja e Kosovës: Nëse Serbia do të na sulmojë, do të përballet me ushtrinë tonë dhe me NATO-n
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës, se do të mbrojnë vendin në rast rreziku nga Serbia.
25 Shkurt 2022, 00:07 -
Presidentja e Kosovës Osmani në Mynih: Shqetësim ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor
Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë. Përveç Presidentes Osmani, në këtë panel kanë diskutuar edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe liderja e opozitës në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya.
19 Shkurt 2022, 22:43 -
Presidenti gjerman uron Kosovën për pavarësinë: Luftimi i korrupsionit faktor në perspektivën e rinisë
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka rikujtuar rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ai i ka dërguar të mërkurën (16 shkurt) një letër urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur me përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës.
16 Shkurt 2022, 14:28 -
Nesër përvjetori i 14-të i pavarësisë së Kosovës, urojnë Biden, Steinmeier dhe mbretëresha Elisabeth! Ja mesazhet që përcollën
Një ditë përpara përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i SHBA Joe Biden dhe ai Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier kanë uruar homologen e tyre, Vjosa Osmani.
16 Shkurt 2022, 09:06 -
Më 17 shkurt Pavarësia e Kosovës, Biden letër Osmanit: Në 14 vite keni bërë përparim të jashtëzakonshëm
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka shkruar një letër urimi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Presidentes, Vjosa Osmani. Në letër Biden thotë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 14 viteve dhe e ka falënderuar Osmanin që e ka ndarë Medaljen Presidenciale post-mortem për djalin e tij, Beau.
15 Shkurt 2022, 19:32