-
335 mijë euro të Ministrisë së Kulturës shkrihen në Brezovicë, të përfshirë motra dhe dhëndri i zv.ministres Osmani
Kryeministri Kurti u bë sensacion në fillimin e këtij viti, kur e pamë teksa shijonte teleferikun në bukuritë e Brezovicës. Në karrigen e teleferikut, ishte një prej bashkëpunëtoreve të tij të afërta, Daulina Osmani, që mban postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kurti po merrte pjesë në përfundimin e një projekti të Ministrisë së Kulturës. Ky projekt sportiv me destinacion Brezovicën, i kishte kushtuar Ministrisë 335 mijë euro.
11 Qershor 2022, 15:14 -
Vjosa nuk përfaqëson veten, por Kosovën, Shqipëria nuk është armike
Vjosa nuk përfaqëson veten por Kosovën, Shqipëria nuk Presidentja nuk e perfaqeson vec veten e saj, ose partine me te cilen ka ba koalicion. Ajo e perfaqeson shtetin e Kosoves. E kjo foto, i bjen me keqperdore poziten qe e ka, e me na turperu secilin qytetar te ketij vendi. Shqiperine nuk e kemi armike.
11 Qershor 2022, 14:46 -
‘Distancë kilometrike’ me Ramën, Vjosa Osmani publikon foto nga Samiti i Selanikut, por ‘pret’ kryeministrin e Shqipërisë! Debate të forta në Prishtinë
Kjo foto e publikuar nga Presidentja e republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga takimi që u zhvillua dje në Selanik mes liderëve të 12 vendeve, ka shkaktuar reagime të shumta. Kjo foto është shkrepur nga darka zyrtare dhe ‘largësia kilometrike’ mes kryetares së shtetit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë Rama është e dukshme.
11 Qershor 2022, 14:05 -
FOTO/ Rama publikon fotot nga darka në Greqi, takimi miqësor me Scholz! Në tryezë pranë Osmanit e Vuçiç
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po mbahet në Selanik të Greqisë.
10 Qershor 2022, 23:05 -
Debat për Ballkanin e Hapur në samitin e Malit të Zi, Abazoviç: Jam pro çdo bashkëpunimi rajonal! Reagon Osmani: Pjesë e nismës edhe Vuçiç, ish-ministër i Milosheviçit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.
30 Maj 2022, 16:07 -
Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak (majtas), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Samitin e 30 majit në Mal të Zi. Pjesëmarrësit e Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, kanë dënuar ashpër pushtimin rus në Ukrainë, dhe kanë thënë se nevojitet kujdes për të shmangur destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
30 Maj 2022, 14:08 -
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë : Mbështesim ‘Ballkanin e Hapur’, i suksesshëm vetëm nëse përfshinë të gjitha vendet
Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po vazhdojnë ecjen përpara me iniciativën “Ballkani i Hapur”. Në këtë nismë ka të ngjarë që të bashkohet edhe Mali i Zi pas ndërrimit të pushtetit në Podgoricë, meqë Kryeministri Dritan Abazoviç në intervistën e tij të fundit ka shprehur pëlqim për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se jo çdo gjë që vjen nga përtej kufirit është e keqe. Derisa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten dy kundërshtueset e vetme.
27 Maj 2022, 16:02 -
'Trafiku i qenieve njerëzore', Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim: Po forcojmë bashkëpunimin! Nevojitet trajnim i policisë, prokuroritë të hetojnë me shpejtësi rastet
“Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”. Kjo ishte tema që bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë e kongresmenë nga SHBA dhe përfaqësues të qeverisë.
25 Maj 2022, 10:07 -
Meta përshëndet manifestimin e përvjetorit të 110-vjetorit të Kuvendit historik të Junikut: Sfidat e mëdha duhet t’i përballojmë të bashkuar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në manifestimin përkujtimor të 110-vjetorit të Kuvendit historik të Junikut. Fillimisht Presidenti Meta, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani bënë homazhe dhe vendosën një kurorë me lule në shtatoren e Edmond Hoxhës, luftëtarit të paharruar të UÇK-së dhe Dëshmorit të Atdheut, rënë heroikisht në luftë për çlirimin e Kosovës.
23 Maj 2022, 15:42 -
Bota
Bota nderon ish-sekretaren Madeleine Albright, Biden: Ndryshoi rrjedhën e historisë, ndihmoi në ndaljen e gjenocidit në Ballkan! Të pranishëm Kurti e Osmani
"Ajo bëri ndryshimin e rrjedhës së historisë", "trashëgimia e saj po vazhdon të nderohet në Kosovë, Bosnjë dhe vende të tjera", ishin disa prej fjalëve dedikuar nga liderë amerikanë për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars.
27 Prill 2022, 20:14 -
23 vite nga masakra në Mejë, Osmani: Familjarët ende në pritje të të zhdukurve, të ndëshkohen autorët! Hovenier: Të garantojmë drejtësinë
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve, e cila përkon me datën e Masakrës së Mejës, ku tha se kjo ditë është përkujtim, pritje dhe ankth për familjet shqiptare në Kosovë.
27 Prill 2022, 11:07 -
Osmani në CNN: Vuçiçi di si të bëj propagandë, krijoi përvojë si ministër i Millosheviçit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për një intervistë në CNN, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë dhe pozicionin e Serbisë përballë kësaj ngjarjeje. Presidentja ka thënë se Kosova do të qëndrojë si vend i pavarur, sovran dhe demokratik, pavarësisht se Serbia vijon ta shoh si një shtet të përkohshëm.
14 Prill 2022, 21:14