-
Veliaj pret Shqiprim Arifin: Tirana do advokojë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihmë financiare për projektet atje
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, me të cilin diskutoi çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Kryebashkiaku theksoi se Tirana do të jetë gjithmonë një derë e hapur për secilin prej tyre.
10 Shtator 2022, 15:32 -
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Arifi: 30 vite të diskriminuar nga serbët! Na duhet mbështetje nga qeveria shqiptare
Gjatë një interviste me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Arifit thotë se situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 viteve.
9 Shtator 2022, 16:49 -
Shaip Kamberi, zëri i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë
“Fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për palën shqiptare, veçanërisht për ato parti që mbrojnë idenë e parlamentarizmit dhe e konsiderojnë atë vendimtare në përpjekjet e shqiptarëve për të drejtat e tyre”. Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shaip Kamberi, përfaqësues i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, listë që fitoi një mandat në Kuvendin serb pasi disa herë u përsëritën zgjedhjet në Tërnocin e Madh, në jug të Serbinë.
5 Korrik 2022, 18:46 -
Lugina e Preshevës diskutohet në Washington
Lugina e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare. Evropa si e tërë mund të arrijë paqe dhe stabilitet afatgjatë vetëm kur shqiptarët etnikë në tokat e tyre autoktone në Luginë të Preshevës ndjehen të lirë, të barabartë, dhe ndajnë një vizion demokratik
12 Qershor 2022, 21:08 -
Deklarata e Vuçiç për Kosovën, Kryetari i Komunës së Preshevës në Report Tv: Kemi 3 dekada që diskriminohemi
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet e Bashkuara që ta vendosin çështjen e komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në agjendën e OKB.
6 Qershor 2022, 20:15 -
Qeveria e Kosovës merr vendimin, 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim u mor pas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
1 Qershor 2022, 16:07 -
‘I vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb’, Presidenti Meta thirrje shqiptarëve në Tërnoç: Votoni masivisht Shaip Kamberin
Ditën e nesërme, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve, për të qenë pjesë e parlamentit serb.
26 Maj 2022, 18:48 -
Votuesit ‘joekzistentë’ të Luginës
Teuta Fazliu, një pjesë të madhe të jetës së saj e ka kaluar në qytetin e saj të vendlindjes, Bujanoc të Serbisë. Viteve të fundit është shpërngulur në Kosovë, por atje ende jeton familja e saj, në pronën familjare. Megjithatë, Teutës, autoritet serbe në vitin 2020 ia pasivizuan adresën
5 Prill 2022, 07:36 -
Politikë
Rama: Të përdorim diplomacinë, shqiptarët në Preshevë harrohen, serbët në Kosovë më të përkëdhelurit! Tensionet në veri të zgjidhen me dialog, ‘boomerang' nëse ndodh si me tarifën 100%
Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një bisede me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rama foli shkurtimisht për rolin e politikës, ndërsa theksoi se pa të Kosova sot nuk do të ishte sovrane.
27 Shtator 2021, 17:22 -
Metoda për spastrim etnik ose plani i Beogradit për t’i bërë pakicë shqiptarët e Bujanocit
Në komunën e Bujanocit shqiptarët përbëjnë mbi 50 për qind të popullsisë, rrjedhimisht ata kanë edhe pushtetin, përfshirë edhe kryetarin e komunës. Pasi në Medvegjë pushteti i Aleksandar Vuçiqit prej vitesh është duke ua marrë të drejtat civile shqiptarëve, përfshirë edhe shtetësinë dhe të drejtën për votë, tash një projekt i tillë ka nisur të zbatohet në Bujanoc.
3 Shkurt 2021, 09:58 -
Fshirja e adresave në Luginën e Preshevës, Cakaj: Shqetësimin e kemi paraqitur te institucionet ndërkombëtare, të rrisim ndjeshmërinë mbi këtë çështje
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim në Kopenhagen, në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilin ka paraqitur shqetësimet, çështjet dhe problemet që paraprakisht janë diskutuar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
17 Dhjetor 2020, 15:51 -
Cakaj dhe Hoti bashkë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Në një takim ditën e sotme mes ministrit të punëve të jashtme Gent Cakaj dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, u diskutua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
4 Dhjetor 2020, 14:48 -
Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Cakaj bisedon me Sekretaren e Përgjithshme të KE: Të trajtohet me prioritet
Ministri i punëve të jashtme Gent Cakaj në një video telefonat të zhvilluar me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Pejčinović Burić diskutuan për procesin e fshirjes së adresave shqiptare në Luginën e Preshevës.
3 Dhjetor 2020, 12:58 -
Serbia i refuzoi titullin, shqiptarët: Gent Cakaj mbetet ”Qytetar Nderi” për ne
Refuzimi i titullit “ Qytetar Nderi” për ministrin në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, nga ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq ka nxitur reagimin e shqiptarëve në Serbi.
27 Nëntor 2020, 12:39 -
Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ Cakaj dhe Haradinaj-Stublla thirrje institucioneve: Veproni për ta parandaluar këtë proces
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
22 Nëntor 2020, 19:18 -
Zgjedhjet në Serbi, 45.5 % e qytetarëve hodhën votën e tyre! Exit Poll-et nxjerrin fitues Vuçiç me 180 mandate! Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlament
Sipas Exit Poll-ve të para partia e presidentit aktual Aleksandër Vuçiç (SNS) ka fituar 63.4 % të votave apo 180 mandate, partitë shqiptare të Luginës së Preshevës të bashkuara në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare” kanë marrë 4 mandate, ndërsa partia SPS e Ivica Daçiç ka marrë 30 mandate.
21 Qershor 2020, 21:45