-
'Monument kulture', e projektuar nga Maks Velo, nis shembja e Ish-ambienteve të ATSH në Tiranë! Godina u dëmtuan nga tërmeti! Veliaj: Do bëhet më e fortë
7 katëshi i parë në Tiranë, ideuar nga arkitekti i ndjerë Maks Velo, ka nisur të shembet pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Ish-godina e ATSH-sëështë fituar me tender nga 2 kompani si pjesë e programit të rindërtimit. Sipas kushteve të tenderimit, godina e re duhej të kishte përfunduar që në gusht, por vetëm ditën e djeshme nisën të hiqen tullat e para nga godina historike e ’76-ës.
9 Dhjetor 2021, 12:13 -
Bashkia e Tiranës nis dëgjesat për buxhetin 2022, Veliaj takim me të rinjtë: Do kemi fondet më të madh ndonjëherë për rininë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në takimin me të rinj nga gjimnaze të ndryshme të kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se këtë vit Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, bashkia do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë për të rinjtë.
7 Dhjetor 2021, 14:50 -
Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim
Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.
7 Dhjetor 2021, 13:52 -
Festa e Hanukkah ndez festivalin e dritave në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: 2022 një vit fantastik bashkëpunimi mes Tiranës dhe Izraelit
Festivali i Dritave, apo siç njihet ndryshe nga komuniteti hebraik, festa e Hanukkah, u kremtua simbolikisht këtë vit në Bashkinë e Tiranës, përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Komuniteti Hebre
6 Dhjetor 2021, 14:28 -
Bashkia jep lajmin e mirë për familjet e reja, hapen aplikimet për kreditë e buta
Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese
4 Dhjetor 2021, 11:24 -
Sociale
Ndizen dritat e pemës, Veliaj: Vitin tjetër dyfishojmë hapësirën e Kalasë së Tiranës
Hapësira e Kalasë, qendrës historike të qytetit të Tiranës, do dyfishohet vitin e ardhshëm. Lajmin u dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pikërisht nga atmosfera festive e ndezjes së dritave të pemës së Vitit të Ri në zonën e Kalasë.
2 Dhjetor 2021, 19:53 -
Kronikë
Shembja e pallateve të dëmtuar në Kombinat, Gjykata Administrative i jep të drejtë bashkisë
Gjykata çmon se vendimi i Këshillit Bashkiak Nr. 111 i marrë më datë 28.09.2020 për miratimin e prishjes së detyruar nuk bie në kundërshtim me VKM nr. 887, datë 24.12.2019 duke rrëzuar në këtë mënyrë edhe pretendimet e PD-së dhe të LSI-së të cilat tentuan bllokimin e projektit të rindërtimit duke organizuar protesta të vazhdueshme me anëtarët e tyre.
27 Nëntor 2021, 16:24 -
Kronikë
77-vjetori i çlirimit të Tiranës, bashkia ceremoni te ‘Ushtari i Panjohur’: Të çojmë përpara procesin e transformimit të Shqipërisë
77 vjet më parë në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu çliruan kryeqytetin nga pushtuesit nazistë, pas 19 ditë luftime të ashpra.
17 Nëntor 2021, 14:33 - Pa kategori
-
Sociale
Bashkia Tiranë: Kush janë protestuesit te ‘5 maji’ që protestojnë për pronat e të tjerëve! Kush preket nga projekti, dëmshpërblehet 100% me po aq metra katrorë sa ka aktualisht
Ka disa ditë që një grup banorësh në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë, ku do të ndërtohet një nga lagjet e reja për strehimin e mijëra familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, po protestojnë me pretendimin se Bashkia e Tiranës nuk i ka informuar dhe se ata do të mbeten në rrugë.
3 Nëntor 2021, 12:36 -
Sociale
Protesta te ‘5 Maji’ në Tiranë, Veliaj: Do marrin banesë edhe banorët në proces legalizimi! Disa media duan të vendosin gjoba
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi sot për herë të parë se banorët e lagjes '5 maji' në Tiranë ku do ndërtohet lagja e re dhe që janë në proces legalizimi do marrin shtëpi aq metra katror sa do iu shembet.
3 Nëntor 2021, 11:41 -
Kronikë
Veliaj i jep Çelësin e Tiranës Prokurorit të Antimafias Francesco Mandoi! Ambasadori Bucci: Dha Kontribut për reformën në drejtësi në Shqipëri
Përmes një aktiviteti të posaçëm Bashkia e Tiranës ka nderuar sot Francesco Mandoin, një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali. Atij i është dorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj 'Çelësin e Tiranës'.
31 Tetor 2021, 12:53 -
Kultura
Mbahet aktiviteti i parë kulturor tek 'Sarajet e Toptanëve'! Veliaj: Nisim shpronësimin për 'Shtëpinë e Libohovitëve'
Pas shpronësimit të pronarëve, në 'Sarajet e Toptanëve' është zhvilluar aktiviteti i parë kulturor, ku u promovua libri i ish-presidentit amerikan Barack Obama, 'Tokë e Premtuar'. Kreu i Bashkisë Tiranë bëri me dije se do të nisë shpronësimi i 'Shtëpisë së Libohovitëve', ose ndryshe siç quhet ndryshe ish-Instituti i Histori-Gjeografisë.
28 Tetor 2021, 22:34 -
Sociale
A ekziston në të vërtetë formulari ku mami-babi bëhen Prindi 1 dhe Prindi 2?
Sipas media sociale në Tiranë, prindërve të fëmijëve në disa kopshte dhe çerdheve publike e private i kanë vënë përballë një pyetësor në formë studimi për sjelljen e fëmijëve, ku emërtimi i nënës dhe babait bëhet Prindi 1 dhe Prindi 2. Një individ, që u mbetet autoriteteve të zbulojnë se kush është dhe çfarë qëllimi ka anketimi, ka folur në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, por ky institucion e mohon të ketë dhënë leje.
28 Tetor 2021, 17:00 -
Sociale
'Nëna' dhe 'babai' u zëvendësuan në formularë në çerdhe private me 'prindi 1 dhe 2'?! Reagon Bashkia Tiranë: Lajm i pavërtetë
Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.
28 Tetor 2021, 12:19 -
Ekonomi
Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’
Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit po zhvillon një takim me shoqatën e Trasnportit. pasi kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.
21 Tetor 2021, 16:28 -
Ekonomi
Kompanitë e transportit kërkojnë 4 mln €, letër Bashkisë së Tiranës: Kompesoni biletat dhe abonetë ose vetëm 20% e urbanëve do dalin në qarkullim
Në një letër dërguar bashkisë së Tiranës në 13 tetor 2021, shoqatat kërkojnë kompesim për çdo biletë në vlerën 30 lekë, pasi sipas tyre kostoja që kanë shoqëritë e transportit për një udhëtar nga 27-28 lekë që ka qenë ka arritur në 32-33 lekë. Për këtë arsye shoqëritë kërkojnë indeksimin e tarifës së udhëtimit bazuar në situatën aktuale me fitimet dhe humbjet e shoqërive të transportit.
18 Tetor 2021, 23:06 -
Sociale
Unioni i Transportit Publik: Nga sot punojmë me gjysmë kapaciteti të autobusëve! Shkak pasojat ekonomike nga pandemia e rritja e çmimit të naftës, qeveria s'plotësoi kërkesat tona
Unioni i Transportit Publik lajmëron se duke filluar nga sot do të punojë me gjysmë të kapaciteteve të mjeteve urbane. Kjo pasi sipas tyre ato po vuajnë ende pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe rritja e çmimit të naftës i bën ata të pafuqishëm ekonomikisht për të punuar me kapacitete të plota.
18 Tetor 2021, 10:02 -
Sociale
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapojnë në garën 'Fun Run', nesër maratona e Tiranës
Një ditë para Maratonës së Tiranës, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve vrapuan në garën“Fun Run” në bulevardin kryesor të qytetit. Gara nisin në orën 10:00 në Sheshin “Nënë Tereza” dhe vijoi përgjatë gjithë bulevardit gjer në sheshin “Skënderbej” ku u ndanë dhe çmimet për fituesit.
16 Tetor 2021, 13:10 - Sociale