-
Soreca merr 'Çelësin e Tiranës' në mbyllje të detyrës: Kryeqyteti, motori i zhvillimit të vendit! Veliaj: Gati të presim refugjatë nga Ukraina
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot “Çelësin e Tiranës” kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili pas 4 viteve shërbim në vendin tonë, do të marrë një pozicion të ri të në Bruksel.
23 Mars 2022, 14:41 -
Fituan 3 medalje në Turqi, Veliaj pret atletët Luiza Gega e Izmir Smajlaj: Investojmë në sport, që të rinjtë të ndjekin modelin tuaj
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, dy kampionët që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre sportive, kanë sjellë edhe 3 medalje të tjera për Shqipërinë nga Kampionati Ballkanik i Atletikës në Stamboll.
20 Mars 2022, 11:51 -
Tirana Kryeqytet Evropian i Rinisë, hapet në Muzeun Kombëtar ekspozita unike 'Ne jemi heronjtë tanë' (FOTO)
Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” sjell në Shqipëri ekspozitën e parë “Street Art” në Tiranë me titull “Ne jemi heronjtë tanë”.
18 Mars 2022, 23:02 -
Shkolla 'Musine Kokalari', 3 vjet 'peng' i rindërtimit, nxënësit bojkotojnë orët: Mjaft më mësim me turne
Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” në Kombinat që prej nëntorit 2019 zhvillojnë mësimin me turne në një tjetër shkollë. Zgjatja dhe tejkalimi i afateve për rindërtimin e saj, ka krijuar pakënaqësi të shumta tek nxënësit, të cilët sot bojkotuan mësimin.
17 Mars 2022, 22:30 -
‘Jo më në burg për 1 cigare hashash’, marrëveshje mes Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, Manja: Trajtim në qendrat multifunksionale
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur sot një marrëveshje për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se nuk duhet të mbushen burgjet me të rinj që kapen me një cigare hashash, por ata duhet ndihmohen.
17 Mars 2022, 10:06 -
Shoqata e Transportit kërkoi rritjen e çmimit të biletave, Bashkia Tiranës: Nis disbursimi i subvencionit për transportin publik, do përfitojnë 1 milionë euro
Bashkia e Tiranës ka nisur disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet. Për muajin Janar 2022, shoqatat e transportit marrin në total 120 mijë euro, ndërkohë që pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Shuma totale e subvencionit e miratuar nga Bashkia e Tiranës si paketë ndihmë për operatorët e transportit publik është 1 milionë euro.
9 Mars 2022, 18:29 -
Miratohet në Këshill Bashkiak, Tirana me rrugë 'Ukraina e Lirë', ngjitur me ambasadën ruse! Veliaj: Kryeqyteti gati të presë refugjatë! Mediat botërore jehonë lajmit
Këshilli Bashkiak ka votuar në mënyrë unanime emërtimin e rrugës Ukraina e Lirë, pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se 1300 familje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatë ukrainas.
7 Mars 2022, 16:10 -
Nis për herë të parë në Tiranë ‘Fem Fest’, një festival për gruan shqiptare! Veliaj: Arsimimi i grave dhe vajzave, kauza më e denjë
“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.
6 Mars 2022, 15:59 -
Një rrugë pranë selive të ambasadës së Ukrainës, Ruse dhe asaj Serbe në Tiranë merr emrin ‘Ukraina e Lirë’, Veliaj: Një mesazh se s’mund të rrimë duarkryq
Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
5 Mars 2022, 12:52 -
Shqiptarët solidarizohen me ndihma për ukrainasit, Bashkia Tiranë e Kryqi i Kuq në mbështetje të Ukrainës
Në kryeqytet ka nisur një fushatë sensibilizuese nga Kryqi i Kuq dhe Bashkia e Tiranës për grumbullimin e ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas që po përballet prej ditësh me agresionin rus. Përveç organizimeve për mbledhjen e kontributeve, kanë qenë të shumtë qytetarët që individualisht kanë ofruar ndihma monetare, ushqime apo edhe veshje.
3 Mars 2022, 19:31 -
Pse ka rëndësi fitorja e Veliajt kundër Dukës
Beteja ligjore dhe e drejtë e Erion Veliajt duket se ia vlejti. Jo thjesht pse i prishi qetësinë 20 vjeçare njeriut që uzurpon futbollin shqiptar, as pse ndihmoi në shtyrjen e zgjedhjeve për Presidentin e ri, porse pikërisht kryebashkiaku i Tiranës, në cilësinë e aksionerit të KF Tiranës, futi në binarët e ligjshmërisë garën për kryetar të SHRF Tiranë, e cila u manipulua keqas nga Duka dhe njerëzit e tij, me delegatë të zgjedhur prej tij nga Shijaku.
2 Mars 2022, 12:19 -
Ministri i Ekonomisë e Rinisë në Pulia të Italisë për Report Tv: Nënshkruam 4 marrëveshje me Bashkinë e Tiranës! Shqipëria ka potencial të madh ekonomik! Këtu për forcim të bashkëpunimit
Viti 2022 për Tiranën do të jetë një vit i mbushur me aktivitet kulturore e artistike në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar ditën e sotme mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit të Pulias. Ministri i Ekonomisë dhe i Rinisë i rajonit të Pulias, Alessandro Delli Noci ka dhënë detaje në Report Tv për Programin ‘Pulia - Shqipëri, Bashkë Për të Ardhmen’.
28 Shkurt 2022, 21:27 -
Një rrugë në Njësinë 14 merr emrin e aktorit Lazër Filipi, Veliaj: Urbanizimi i Tiranës moderne me standard të ri dhe emërtime dinjitoze
Një tjetër rrugë në Tiranë i bashkohet kolanës së emrave të mëdhenj të artit shqiptar. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar emërtimin e një prej rrugëve në Njësinë Administrative Nr. 14 në kryeqytet me emrin e aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë Lazër Filipi.
27 Shkurt 2022, 13:55 -
Drejt Punës
Çelet Panairi i Punës i bizneseve greke në Tiranë, Veliaj: 800 vende të reja pune për të rinjtë
Për dy ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve ekspozohen qindra vende të reja pune, të cilat ofrohen nga bizneset greke në Tiranë. Panairi i Punës “Syn Ergasia” është vizituar ditën e sotme, në ceremoninë e hapjes së tij edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
23 Shkurt 2022, 20:02 -
Protesta tek '5 maji', Alibeaj: PD do të kërkojë hetim për ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë! Policia e Shtetit bëri akte jonjerëzore! Lironi qytetarët
Deputeti i selisë blu thekson se PD dënon sjelljen barbare të Policisë së Shtetit dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të çdo banori të ndaluar nga autoritetet. Sakaq, ai bën me dije se Partia Demokratike do të kërkojë hetim të posaçëm për këdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë çnjerëzore sot mbi banorët e '5majit'.
22 Shkurt 2022, 22:06 -
Shemben 12 shtëpi tek ‘5 Maji’/ Banorët përplasen me policinë, hedhin shashka dhe qëllojnë me gurë në drejtim të efektivëve! Policia hedh gazlotsjellës dhe shoqëron 3 banorë (VIDEO)
Aksioni i IMT-së në zonën e 5 Majit u finalizua me shembjen e 12 banesave por ndërhyrja u shoqërua me përplasje fizike ku 8 policë u plagosën dhe rezistencë të banorëve që nuk kishin firmosur akt marrëveshjen me Bashkinë
22 Shkurt 2022, 06:04 -
Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë pse u rrit nafta, Shoqata e Transportit-qeverisë: Plotësoni 4 kërkesat ose më 1 mars mbyllim punën
Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një letër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë lidhur me marrjen e masave për rritjen e çmimi të naftës, pasi sipas tyre kjo po pengon dhënin e shërbimeve për qytetarët. Ata i kanë dërguar për plotësim qeverisë 4 kërkesa në të kundërt do të ndërpresin shërbimin më 1 Mars 2022
21 Shkurt 2022, 15:07 -
Zbardhet takimi i Erion Veliajt me ekspertët e UEFA-s, çfarë i tha Dukës ballë për ballë
Veliaj fillimisht ka dëgjuar pretendimet e ekspertëve, të cilët kanë vënë në dukje ankesat që kanë marrë nga FSHF-ja për ndërhyrje nga palë të treta. Më pas, Veliaj ka renditur një mori shkeljesh që janë kryer nga funksionarët e FSHF-së dhe u ka paraqitur një raport të plotë për gjithçka që nuk ka funksionuar në procesin e përzgjedhjes së delegatëve.
18 Shkurt 2022, 09:48 -
Koncerti i parë i Filarmonisë së Tiranës, Veliaj: U japim një shans çdo djali e çdo vajze të shkëlqejë e të ecë përpara me meritë
Filarmonia e Tiranës zhvilloi mbrëmjen e djeshme koncertin e saj të parë. Koncerti u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë një program të pasur muzikor për publikun, që përfshinte vepra nga autorët Franc Schubert, Antonio Vivaldi, Fritz Kreisler, Gabriel Faure, Pugani-Kreisler dhe Johannes Brahms.
12 Shkurt 2022, 14:03