-
Kuvendi rezolutë me 16 pika për nisjen negociatave: Do plotësojmë të gjitha kushtet nga lufta ndaj korrupsionit tek ligji i ri për mediat
Zbulohet projektrezoluta që do miratohet nga Kuvendi për nisjen e bisedimeve. Do nisë një fushatë lobuese për informimin e vendeve të BE për kushtet e plotësuara. Kërkesë qeverisë për thellimin e reformave
25 Shtator 2020, 17:13 -
Kuvendi hap aplikimet për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Kuvendi i Shqipërisë hap ditën e sotme (23 shtator) aplikimet për një vend vakant për anëtar në "Gjykatën Kushtetuese". Kjo është me qëllim plotësimin e "vakancës së parakohshme" të krijuar për shkak mbarimit të mandatit të gjykatësit Fatos Lulo.
23 Shtator 2020, 16:43 -
Topalli thirrje për protesta: Frymëzohuni nga Bjellorusia! Vendi s'është gati për zgjedhjet e ardhshme
Kur ka refuzuar të përfshihet edhe një herë në garën politike, brënda Partisë, por edhe në zgjedhjet e ardhshme, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaron se vendi nuk është gati për të shkuar në votime.
7 Shtator 2020, 17:45 -
Kuvendi në seancë plenare, nis sesioni i ri, Ruçi: 'Kushtetuesja' më 1 janar të fillojë punën
Në fjalën e tij, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 1 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ai gjithashtu sot ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhur në Washington nën ndikimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump.
7 Shtator 2020, 17:11 -
Kuvendi nis sesionin pas pushimeve, të hënën deputetët në seancë! KQZ-ja e re dhe ndryshimet në Kod sfidat e radhës
Të hënën pasdite do zhvillohet seanca e parë plenare për këtë sesion politik. Puna e Kuvendit pritet të nisë intensivisht pasi një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me reformën zgjedhore do duhet të marrin miratim. Një tjetër përgjegjësi e Kuvendit është dhe riformatimi i KQZ sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
5 Shtator 2020, 14:40 -
U mbajtën rrogën për COVID, deputetët padisin Kuvendin, Murrizi e Roshi kundër vendimit të Ruçit
Ju kërkua të kontribuonin me gjysmën e pagës për të përballuar pandeminë covid 19, dy deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi nga opozita parlamentare padisin në gjykatë kuvendin. Ata kërkojnë kthimin e pagës për muajt mars, prill dhe maj. Po ashtu ata i kërkojnë gjykatës të detyrojë kuvendin ti shkruaj atyre në librezën e punës pagën dhe sigurimet shoqërore të plota.
24 Gusht 2020, 17:26 -
Përplasjet Rama-Meta kthyen mbi 30 ligje në Kuvend! As pandemia s'e ndali presidentin
Përplasjet e shumta presidencë mazhorancë kanë kthyer një numër të lartë ligjesh në Kuvend për shqyrtim. Në dy sesionet e fundit parlamentare janë kthyer 37 ligje, nga ku PS ka pranuar vetëm një, atë për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
21 Gusht 2020, 18:45 -
Hyn në fuqi ligji/ Nga sot legalizimet e ndërtimeve pa leje edhe pa paguar taksë infrastrukture
Qytetarët nga sot do të mund të marrin lejen e legalizimit edhe pa e paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. Kështu përcakton nisma ligjore e qeverisë e miratuar pa shumë zhurmë në parlament. Kjo taksë e vendosur në 2018 si detyrim sipas qeverisë ka dëmtuar procesin e legalizimit. Por nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se janë mbi 5 mijë legalizime të bëra në shkelje pa e paguar taksën edhe kur ishte detyrim ligjor.
21 Gusht 2020, 16:33 -
Misteri/ 64 projektligjet që u tërhoqën nga Kuvendi, nga drafti për ‘disiplinimin’ e Metës tek nisma anti-KÇK në drejtësi
Gjatë 7 viteve qeveria dhe deputetët depozituan dhe më pas tërhoqën nga Kuvendi 64 projektligje, shumica e drafteve të tërhequra janë propozuar nga deputetët, ‘ngrin’ edhe ligji që i jep policisë kompetencën e prokurorisë për përgjimet
12 Gusht 2020, 20:54 -
Kushtetuta ‘i lidh duart’ Metës për listat e hapura! Ligji ia ndalon që ta rikthejë për rishqyrtim
Konkretisht, neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare.
6 Gusht 2020, 15:08 -
Ekskluzive/ Ja sa para dha secili deputet për përballimin e krizës covid-19, ligjvënësit që dhuruan pagën e plotë dhe ata që kontribuuan më shumë
Lista e plotë me 112 deputetë që dhuruan gjysmën e pagës gjatë muajve mars, prill dhe maj për zbutjen e krizës së shkarkuar nga koronavirusi, Erion Piciri dhe Gramoz Ruçi kontribuuan më shumë
24 Qershor 2020, 16:51 -
Ekskluzive/ 60% e pagës 'ngec' në dekretin e gjyqtarëve, SPAK 2 kërkesa Kuvendit: Duam shtesën! Kreun e BKH-së e keni lënë pa rrogë
Prokurorët e SPAK prej 6 muajsh nuk marrin shtesën e pagës 60% për vështirësinë e punës, mbi të cilën kanë zgjedhur këtë detyrë. Shkak është bërë përfshirja e tyre në të njëjtin ligj me betimin e gjyqtarëve kushtetues, të cilin presidenti Meta e ka kthyer pas në Kuvend. Dekreti ka mbetur në Parlament, pa u marrë ende në shqyrtim, edhe pse SPAK i ka dërguar 2 shkresa Kuvendit, ndër të cilat kërkon që të caktohet edhe paga e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
22 Qershor 2020, 17:09 -
'Do ta nxjerr lakuriq'/Maliqi: Letrat u hapën, kam video kundër Ramës! E di ai dhelprën me dy koka (VIDEO)
Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi, i është rikthyer çështjes së 21 janarit, ku e cilëson kryeministrin Edi Rama si skenarit i saj, teksa nuk i ka kursyer akuzat nga kreut të qeverisë për shumë çështje.
19 Qershor 2020, 10:23