-
Jo më shumë se 10 persona në një ambient/ Masat e reja anulojnë zhvillimin e seancave parlamentare
Masat e reja anti-COVID kanë prekur edhe seancat plenare. Kështu mësohet se nuk do të ketë parlament ditën e enjte, kjo pasi dalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në një ambient.
18 Nëntor 2020, 13:36 -
Sot Kuvend/ Votohet me 84 vota buxheti 2021, Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë! Mos merrni ilaçe pa recetë! Paguam kaparin për të marrë vaksinën anti-COVID
Kuvendi është mbledhur sot në seancë, ku prioritet është miratimi nen për nen i buxhetit për vitin 2021. Fokusi kryesor është përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike. Ministri Lleshaj i thirrur në interpelancë tha se krimi në vend është ulur dhe janë goditur 30 grupe kriminale. Diskutohet ligji për partitë politike.
16 Nëntor 2020, 07:33 -
Nesër miratohet buxheti, fokusi për 2021 do jetë përballimi i COVID-19! Në interpelancë Lleshaj
Seanca e së hënës do të jetë e dedikuar për buxhetin e vitit 2021, pasi do të miratohet nen për nen. Të ardhurat e buxhetit e kaluan vlerës 479 miliardë lekë pas miratimit të fondeve shtesë në Komisionin e ekonomisë që kanë të bëjnë me rritjen e buxhetit për shëndetësinë por edhe fondet që do të mundësojnë pagesën mujore të naftëtarëve.
15 Nëntor 2020, 14:47 -
Ndryshon ligji / Personat që nuk mund të pajisen kurrë me armë, përfshihen të rinjtë, të moshuarit, të dënuarit deri tek burrat dhunues
Kuvendi ndryshon ligjin për forcimin e kontrollit mbi armët e zjarrit, kritere të rrepta dhe kufizim të rrethit të personave, kush është mbi 70 vjeç dhe nën 25 vjeç nuk mund të mbajë armë me leje, ndalohet përfundimisht leja për mbajtje të armëve të ftohta
13 Nëntor 2020, 15:52 -
Pas 'Gjendjes Civile', presidenti Meta rikthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë: Ka nivel të lartë anti-kushtetutshmërie! I bën thirrje SPAK për hetim
Pas ligjit për gjendjen Civile presidenti Ilir Meta, një ditë më pas kthen për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Metrologjinë.
9 Nëntor 2020, 10:23 -
Përloti Kuvendin me fjalimin e saj 3 vite më parë/ Fermerja Gerta Loku i bashkohet Rudina Hajdarit, vendos të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)
Gerta Loku vajza fermere nga Mirdita, e cila 3 vite më parë përloti Kuvendin me fjalimin e saj, ka vendosur që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
1 Nëntor 2020, 15:48 -
Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e veçantë, projektligji 'Për buxhetin e vitit 2021' shqyrtohet në 16 nëntor
Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, miratoi kalendarin e veçantë të rishikuar të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”, miratuar me vendimin nr. 27, datë 21.10.2020 të Konferencës së Kryetarëve.
29 Tetor 2020, 09:51 -
Debate në Kuvend/ Gjoni: Ç’lloj kimikatesh po përgatisni për shqiptarët? Manastirliu: Informohu para se të flasësh! Hysi: Respekt për ministren; Valteri: Mos hani atë që s'thuhet
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta në Kuvend, protagonist kanë qenë deputetët të opozitës së re, Ralf Gjoni dhe Muslim Murrizi që kanë replikuar ashpër me ministrat Ogerta Manastirliu dhe Sandër Leshaj.
29 Tetor 2020, 07:59 -
Një ditë para votimin të Kodit Zgjedhor, Meta s'heq dorë të 'bindë' Kuvendin: Ka ende kohë për reflektim
Duke qenë se ditën e nesërme do të votohen sërish nderyshimet në Kod Zgjedhor, presidenti Ilir Meta nuk ka hequr dorë nga tentativat e tij për të "bindur" Kuvendin të mos e bëjë një gjë të tillë.
28 Tetor 2020, 19:25 -
Mbahet Forumi kundër Anti-semitizmit/ Pompeo: Shqipëria mike e SHBA! Rama: U bëmë 'shtëpi' për hebrenjtë, në Vlorë muze në nderim të tyre
Në Forumin Ballkanik kundër Anti-semitizmit të zhvilluar nga Shqipëria, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh se toleranca në mbrojtje të hebrenjve reflektohet edhe në këtë Kuvend.
28 Tetor 2020, 11:54 -
Kuvendi do rivotojë në 29 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bie skenari bllokues i PD dhe Metës
Zbulohet plani i shumicës parlamentare për rrëzimin e dekretit të Metës dhe rivotimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor brenda muajt tetor, PD dhe Presidenca fusin në lojë ‘Venecian’ për të bllokuar.
24 Tetor 2020, 16:14 -
Meta kthen ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Kuvendi nuk ka legjitimitet për Reforma Kushtetuese! I drejtohet 'Venecias' me kërkesën e Bashës
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, presidenti Ilir Meta kthen në kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në mbështetje të këtij vendimi, kreu i shtetit liston 14 argumente kryesore, e ndërsa nëpërmjet një dokumenti 81 faqësh, Meta ka bërë një analizë të thellë të situatës politike në vend që nis që në vitin 2017 duke bërë fajtore qeverinë për klimën e acaruar politike.
23 Tetor 2020, 12:07 -
Gjonaj: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë! Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim! 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë për shkak të degradimit. Ajo vlerësoi se sistemi 41-BIS ka shkëputur lidhjet e të burgosurve me krimin. Ndërsa bëri të ditur se ka kërkuar hetime për grevën në burgun e Peqinit.
22 Tetor 2020, 10:10 -
Kuvendi miraton 3 pr/ligje dhe 2 pr/vendime! Dritë jeshile për disiplinimin e ndërtimeve të reja, Gjonaj: Parashikohen gjoba, burg dhe konfiskime për shkelësit!
Kuvendi ka miratuar 2 projektligje që synojnë rritjen e sigurisë të punimeve, si dhe të ndalojnë përfundimisht ndërtimet pa leje. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se ligjet ngarkojnë me përgjegjësi penale ndërtuesit, dhe saktësohet sigurimi 10 vjeçar i objekteve.
7 Tetor 2020, 19:38 -
Mbyllet dëgjesa për kandidatët në KQZ e re/ Batuta në mbledhje/ Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit
Para komisionit të posaçëm për KQZ-në e re dolën një sërë emrat të njohur që synojnë poste të rëndësishme në institucionin e riformatuar. Mes tyre ish-zëvendës ministri dhe ministri i Drejtësisë tashmë ekspert zgjedhor Ilir Rusmaili, gjithashtu dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Rikthimin në KQZ kërkojnë dhe ish-kryetari Klement Zguri, ish-kryetarja Lefterie Lleshi dhe Kristaq Kume.
30 Shtator 2020, 19:50