-
Vaksina anti-COVID, Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Pfizer
Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar më 28 janar, Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë marrëveshjen Pfizer për vaksinën anti-COVID. Kryeministri Edi Rama në fillim të vitit 2021 deklaroi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga vaksina nga kompania Pfizer.
13 Janar 2021, 15:23 -
Presidenti Ilir Meta kthen ligjin 'Për taksat kombëtare': I shkakton një dëm buxhetit të shtetit prej 500 mln lekësh
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim ligjin 'Për taksat kombëtare'. Në argumentet e dhëna, kreu i shtetit shprehet se ky ligj pritet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh.
13 Janar 2021, 10:42 -
U shërua nga COVID/ Deputeti Përmeti: Në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën, nëse do isha kuruar në Shqipëri këtë intervistë nuk do ta bënim dot (VIDEO)
Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, daljen e tij të parë publike pas shërimit nga COVID-19 e bëri në një intervistë për Report Tv pasditen e sotme. Duke treguar mbi situatën që kaloi Përmeti thotë se gjendja ka qenë shumë e keqe dhe në rrezik për jetën. Deputeti u shpreh se për kurimin e tij ka kontribuar familja e tij vetëm dhe asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve.
5 Janar 2021, 18:11 -
Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, miraton me nga 94 vota Olta Xhaçkën ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin te 'Mbrojtja'! Betohen te Meta
Ndryshimet e reja në qeveri, ku Olta Xhaçka u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, sjellin mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit e cila ka nisur në orën 17:00.
4 Janar 2021, 08:36 -
Report Tv zbardh draftin/ Dekriminalizimi të përfshijë edhe dënimet e marra në vendet e Ballkanit dhe disa vende jashtë BE-së
Në parlament është dorëzuar një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin ku kërkohet që të shtohen edhe vende të Ballkanit në listën e dënimeve për vepra penale që i ndalojnë kandidimin në politikë të interesuarve. Ndryshimi pritet të votohet para zgjedhjeve të 25 prillit.
3 Janar 2021, 13:59 -
Çështjet e nxehta të sesionit të ri parlamentar, nga burgu për memet, ‘izolimi’ i Metës, deri te amnistia fiskale
50 projektligje pritet të shqyrtohen dhe miratohen në sesionin e ri dhe të fundit të kësaj legjislature parlamentare, ndryshime në kodet Penal, Ajror, Detar dhe Rrugor, kërkohet edhe ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit para zgjedhjeve
2 Janar 2021, 16:29 -
Xhaçka te Ministria e Jashtme dhe Peleshi te 'Mbrojtja'/ Rama kërkon mbledhjen e Kuvendit, të hënën në seancë të jashtëzakonshme për votimin e ministrave të rinj
Ndryshimet e reja në qeveri ku Olta Xhaçka u dekretuar nga Presidenti Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ka sjellë mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
2 Janar 2021, 11:37 -
Dyshimet për financimin e partive/Balla për Report Tv: Që në shtator nis puna për ligjin e ri! Duhet transparencë, nga 120 parti në zgjedhje marrin pjesë vetëm 30
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se objektivi më i rëndësishëm i Parlamentit që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë bërja e dy ligjeve të reja një për financimin e partive dhe një tjetër për partitë politike.
26 Dhjetor 2020, 14:00 -
'Brenda këtij sesioni, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale', Ruçi realizon premtimin në ditën e fundit të sesionit parlamentar
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka një arsye të jetë i kënaqur në mbyllje të këtij sesioni parlamentar. Suksesi politik madje me rëndësi kombëtare e strategjike i Gramoz Ruçit si kryeparlamentar në këtë sesion është bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese.
23 Dhjetor 2020, 20:16 -
Nga presioni 8-mujor i Yuri Kim tek pakti i fundit KED-Kuvend, prapaskenat e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese brenda 2020
Të gjitha mesazhet e ambasadores amerikane në 8 muaj për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe KED darkordësi paraprake për anëtarin Sokol Binaj, tashmë funksionimi i gjykatës në dorën e Ilir Metës, i cili duhet të emërojë anëtarin e gjashtë
23 Dhjetor 2020, 16:35 -
Ndryshon ligji/ Ja kur garda do të përdorë armën dhe forcën fizike, ndalohet të qëlluarit në ajër dhe hapja zjarr mbi turmat si në 21 Janar 2011
Drafti për Gardën e Republikës kufizon më tej përdorimin e armëve të zjarrit nga gardistët, në rast tubimesh të dhunshme do qëllohen në pjesët e poshtme të turpit vetëm personat e armatosur që rrezikojnë jetën e të tjerëve.
23 Dhjetor 2020, 13:38 -
Deputetë dhe ish-deputetë, të majtë dhe të djathtë, të gjithë në kujtim të Marko Bellos, i cili humbi jetën prej COVID
Ditë e para të dhjetorit COVID-19 mori jetën ish deputetit Marko Bello, i cili ndërroi jetë në në Turqi, atje edhe ku po kurohej. Bello ishte një prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike shqiptare dhe i respektuar nga të gjithë.
23 Dhjetor 2020, 10:39 -
Kuvendi mbyll sesionin/Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI! Ruçi porosit: Respektoni masat anti-COVID! Balla: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket
Këtë të mërkurë, 23 dhjetor, Kuvendi mbajti seancën e fundit plenare për vitin 2020. Kuvendi ka mbyllur ditën e sotme punimet për kët sesion parlamentar për tu rikthyer më 18 janar. Teksa dha njoftimin kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk harroi që të apelonte qytetarët që të respektojnë protokollin anti-covid. Kuvendi mori sot një sërë vendimesh të rëndësishme.
23 Dhjetor 2020, 10:16 -
Betohet Altin Binaj, anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese! KED i çon nesër Presidentit emrat për vakancën e 6!Kim dhe Soreca njëzëri: Bërja funksionale deri në fund të vitit, brenda mundësive
Është betuar para pak minutave Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar. Me betimin në Presidencë Binaj merr kështu zyrtarisht detyrën e gjyqtarit në Kushtetuese.
22 Dhjetor 2020, 13:01 -
Blofi i Vjosa Osmanit / Ja 15 rezolutat e miratuara nga PS në Kuvend për dënimin e gjenocidit serb, Berisha luftonte kundër UÇK, Meta ‘fshihej’
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi miratimin e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, vizita e saj po përdoret për luftë politike nga PD-LSI, por Kuvendi i Shqipërisë gjatë periudhës 1998-2001 ka miratuar 15 rezoluta dhe deklarata duke dënuar krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.
19 Dhjetor 2020, 17:15 -
Kuvendi zgjodhi Altin Binajn si anëtarin e 5 të Gjykatës Kushtetuese, OSBE: Hap i rëndësishëm, në pritje të emërimeve të tjera deri sa të jetë në funksion të plotë
Prezenca në Tiranë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për të emëruar Altin Binajn si gjyqtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese.
18 Dhjetor 2020, 10:24 -
'Kushtetuesja' drejt funksionimit/ Miratohet me 96 vota pro Altin Binaj si anëtari i 5-të, mbetet vetëm plotësimi i vakancës së Metës! Kim: Lajm i madh, KED të veprojë shpejt
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë! Binaj bëhet kështu anëtari i pestë i këtij institucioni kyç. Tashmë me plotësimin e vakancës së Presidentit të Republikës arrihet kuorumi dhe për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese.
17 Dhjetor 2020, 14:39 -
Vjosa Osmani në Kuvend: Jemi populli më paqedashës, të ecim bashkë! Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj (VIDEO)
Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherazi edhe kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Shqipëri mbajti një fjalë në Kuvendi pas një takimi të zhvilluar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në fjalën e saj, ajo vuri theksin në bashkëpunimin mes 2 vendeve për gjenocidin serb gjatë luftës së Kosovës.
17 Dhjetor 2020, 12:40 -
Kuvend/ Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021 dhe për metrologjinë! I hapet rruga krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare një sërë çështjesh të rëndësishme duke filluar nga dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021, votimin për emërimin e gjyqtarit Altin Binaj për anëtar në Gjykatën Kushtetuese dhe miratimin e ministrave të brendshëm dhe atë të bujqësisë
17 Dhjetor 2020, 09:16