-
Emrat/ 43 krerët e drejtësisë së re që do marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyra, ligji për privilegjet shkon në Kuvend
Njerëzit e drejtësisë së re barazohen me krerët e shtetit sa i takon privilegjeve pas largimit nga detyra, qeveria dërgon për miratim në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit të ’96 për pensionet shtetërore suplementare të funksionarëve
15 Dhjetor 2020, 16:29 -
Pa kaluar as 24 orë/ Drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve voton Altin Binajn, emrin e dërguar nga KED
Pa kaluar orë nga mbërritja në Kuvendin e Shqipërisë nga KED të emrit të Altin Binajt për të plotësuar vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve ka kaluar sot në mëngjes për në seanc ë plenare.
15 Dhjetor 2020, 12:08 -
Pasi e ktheu në Kuvend, Meta: Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19
Pak ditë pas kthimit të buxhetit 2021 në Kuvend për shqyrtim, Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një reagimi në rrjete sociale ka dhënë disa argumente të këtij kthimi.
12 Dhjetor 2020, 17:28 -
Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, bëhet konstituimi dhe përcaktimi i relatorëve
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
10 Dhjetor 2020, 11:26 -
Komisioni për raportin e Dick Marty, Stojku: Faktet që do mbledhim mund t'i çojmë në Hagë! Dosja përfundon në mars, të dhënat vetëm për territorin shqiptar
Sot Kuvendi votoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty, pjesë e të cilit është edhe deputeti Edmond Stojku. I ftuar në studion e Report Tv, Stojku tha se ajo se çfarë do të bëjë ky komision i përbërë nga 9 persona është mbledhja e fakteve dhe jo hetimi duke shtuar se çdo proces është mbyllur, por do të bëhet vetëm një dosier.
3 Dhjetor 2020, 18:02 -
Balla: Meta për turpin e tij mban peng ligjin për buxhetin, po pengon vaksinën anti COVID! Natën takohet me ish-efektivë të inkriminuar, ditën bën të shqetësuarin për Policinë (VIDEO)
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend sot akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bën politike me dekretit duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.
3 Dhjetor 2020, 12:38 -
Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty
Kuvendi pritet që sot të votojë përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n. Ndërkohë ditën e djeshme Report Tv ka zbardhur dhe emrat që do përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision.
3 Dhjetor 2020, 08:04 -
Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit/ Mazhoranca: Komentet e Metës, teori konspirative! Murrizi voton pro
Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për Policinë e Shtetit”.
1 Dhjetor 2020, 12:05 -
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED çon për dy javë tre emrat në Presidencë dhe Kuvend
Një tjetër hap hidhet në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Report Tv mëson se pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi ka marrë vendimin për të dërguar brenda dy javësh në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.
30 Nëntor 2020, 11:33 -
Piciri në Report Tv: Do bëj fushatë kundër partive të mëdha, por s'do kandidoj! PD gaboi, pushteti s'merret me revolucion! Partitë e vogla të bashkohen
Deputeti i opozitës në Kuvend, i dalë nga lista e PD-së në 2017, Erion Piciri tha se PD gaboi me djegien e mandateve por e ka kuptuar gabimin se pushteti nuk merret me revolucion. I pyetur se do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Piciri tha jo, por që do të bëjë fushatë kundër partive të mëdha dhe estabilishmentit politik.Në lidhje me krijimin e partive të vogla, Piciri tha se kanë shans vetëm nëse bashkohen.
27 Nëntor 2020, 19:39 -
Dhuna në familje / Gramoz Ruçi, letër krerëve të institucioneve ligjzbatuese: Nuk është bërë sa duhet për të dënuar dhunuesit
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkon që të zbatohen me përpikëri dispozitat e Kodit Penal dhe të mos ketë asnjë tolerim kur bëhet fjalë për të akuzuarit për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.
27 Nëntor 2020, 09:45 -
Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, ka shtretër! Testet e shpejta brenda dhjetorit! Pas debateve, përjashtohet Piciri
Një tjetër fatkeqësi që ka zaptuar vendin "zbehu" diskutimet në Kuvend për përkujtimin e ngjarjes së rëndë të një viti më parë, tërmetin e 26 nëntorit që mori 51 jetë dhe la në "qiell të hapur" mijëra familje.
26 Nëntor 2020, 09:31 -
Nesër Kuvend! Komiteti Teknik lejon zhvillimin e seancave plenare, shkurtohen në 3 orë (Kalendari)
Komiteti Teknik ka përjashtuar Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbillimit të më shumë se 10 personave në ambient ta hapur dhe të mbyllura me qëllim frenimin e përhapjes së COVID.
25 Nëntor 2020, 12:01 -
Kuvendi nuk i jep SPAK krimet zgjedhore, shtyhen votimet! Ministria e Drejtësisë kundër që Prokurori të raportojë në KQZ
Sot Komisioni i Ligjeve shtyu miratimin e një tjetër ligji pjesë e dakordësisë së 5 qershorit, i cili i detyron prokurorin e përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK të informojë KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Kundër këtyre ndryshime doli Ministria e Drejtësisë me argumentin se cenohet Reforma në Drejtësi.
24 Nëntor 2020, 16:57 -
Ndalohet grumbullimi më shumë se 10 veta/ Parlamenti mblidhet të enjten! Opozita interpelancë me Ramën dhe Manastirliun
Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 veta në ambient ta hapur dhe të mbyllur, Report Tv mëson se Kuvendi ka planifikuar të zhvillojë seancën plenare ditën e enjte.
24 Nëntor 2020, 13:28 -
Kuvendi zhvilloi takimin e radhës të Rrjetit Kombëtar për Edukimin Ligjor të Publikut
Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e zëvendeskryetares Vasilika Hysi zhvilloi takimin e radhës së Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut, të ngritur nën kujdesin dhe drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
21 Nëntor 2020, 13:49 -
Ndryshimet ligjore/ Armët e fuqishme që nuk mund të mbahen më as me leje, lejohen vetëm ato të shkurtra dhe jo automatike
Ndryshimet ligjore të propozuara zgjerojnë kategorinë e armëve të zjarrit dhe municioneve që nuk mund të mbahen më as me autorizim me përjashtim të policisë dhe ushtrisë.
18 Nëntor 2020, 15:53