-
Portali online për fermerët, Ponari: Gati në fillim të vjeshtës, i informon për kulturat që do prodhojnë e çmimet e shitjes
Nga shtatori, prodhuesit shqiptarë do të kenë akses në një portal të posaçëm. Në një intervistë për “Report Tv”, Holta Ponari, këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se portali do të informojë fermerët shqiptarë lidhur me kulturat që duhet të prodhojnë dhe çmimet me të cilat mund të tregtohen. Qëllimi kryesor i portalit, është të forcojë pozitat e fermerit në treg.
11 Korrik 2022, 12:18 -
Veliaj takon drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë, rrit vlerën e pronës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të cilët tha se janë “aleatët e Tiranës në ditë të vështira”. Veliaj theksoi disa investime që Bashkia e Tiranës po kryen në bashkëpunim me BERZH-in. Ai dha lajmin e mirë për kthimin e zonës së Bregut të Lumit në një park linear, si vijim i projektit të Pyllit Orbital.
24 Qershor 2022, 14:13 -
Nëse lufta zgjat, çmimet e larta do të ulin konsumin në Shqipëri! Banka Botërore: Inflacioni do jetë 5%, pritet shtrenjtim i drithërave dhe energjisë
Konflikti i armatosur në Ukrainë do të japë efekte edhe në ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Pas FMN, BERZH, KE dhe Institutit të Vjenës, në raportin e publikuar sot Banka Botërore thotë se pasiguria në lidhje me luftën do ngadalësojë ekonominë e Shqipërisë. Rritja ekonomike për këtë vit sipas raportit do të zbresë në 3.2%, nga 8.5% që ishte rritja në vitin e kaluar
4 Maj 2022, 12:12 -
Raporti i BERZH: Shqipëria e para në rajon për qeverisjen digjitale, lë pas vendet e BE! Rama: Me 30 prill mbyllim të gjitha sportelet, i japim një shqelm korrupsionit
Shqipëria merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale. Vlerësimi ka ardhur në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2021-2022.
20 Prill 2022, 10:17 -
Veliaj pret Presidenten e BERZH-it, në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, me të cilën diskutoi mbi nismat për qytetet e gjelbrta dhe investimin e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë të pijshëm.
15 Prill 2022, 18:45 -
Çmimet e energjisë dhe naftës do frenojnë rritjen ekonomike! BERZH: Lufta në Ukrainë, goditi tregjet si në 1970
Nafta dhe energjia konsiderohen rreziqet kryesore për frenimin e rritjes ekonomike të vendit. Kriza e shkaktuar prej luftës sipas BERZH do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës është trefishuar, ndërsa çmimi i energjisë është pesëfishuar.
3 Prill 2022, 22:14 -
Sociale
BERZH, BE dhe Ambasada e Austrisë dhurojnë 180 pemë, Veliaj: Programi për financimin e ekonomisë së gjelbër, kontributi më i mirë për Tiranën
180 pemë të llojit frashër iu shtuan Tiranës, dhuratë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkimi Evropian dhe Austria, në kuadër të Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor. Pemët janë gjithashtu shpërblim i BERZH-it për 18 institucionet financiare partnere më aktive dhe për 32 prodhues dhe tregtarë të teknologjive efiçente ndaj energjisë, për kontributin e tyre në suksesin e programit GEFF, kontribut simbolik edhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike
18 Nëntor 2021, 14:55 -
Ekonomi
Rritja ekonomike në rajon sipas BERZH; Mali i Zi e para, Shqipëria e dyta dhe Kosova e treta
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Malin e Zi do të shkoje deri në 12.3%, kurse në Maqedoninë e Veriut 4%.
9 Nëntor 2021, 07:33 -
Ekonomi
Perspektiva ekonomike, BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë 8%
Teksa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Instituti i Vjenës, kanë rishikuar në rritje pritshmëritë për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipëri, vlerësimi i fundit vjen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
4 Nëntor 2021, 12:44 -
Ekonomi
KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës, një masterplan dhe vileta në Dajt dhe portin e Rodonit
Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.
22 Tetor 2021, 15:23 -
Ekonomi
Depozitohet projektligji/ OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH për dëmet që i shkaktoi pandemia në vitin e kaluar
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Kjo hua nuk po merret për të përballuar krizën globale energjetike por për pasojat që pandemia shkaktoi në vitin e kaluar.
14 Tetor 2021, 12:39 -
Ekonomi
Zv.presidenti i BERZH: Ekonomia shqiptare do rritet 4.5% këtë vit, më e ulët se norma mesatare për Ballkanin Perëndimor
Një valë tjetër pandemike mund të ndikojë rëndë në kushtet e udhëtimit ndërkombëtar dhe kërkesën e jashtme për produktet shqiptare, pasi më shumë se 75% e eksporteve shqiptare janë të destinuara për tregjet e BE-së.
19 Shtator 2021, 02:30 -
Ekonomi
Sezon i suksesshëm/ BERZH: Ekonomia shqiptarfe rimëkëmbet me 4.5%, rritja do të kapërcejë me 1% shifrat e 2019-s
Ekonomia e Shqipërisë këtë vit do të rimëkëmbet me 4.5%, në rast se sezoni veror do të jetë i suksesshëm dhe nuk do të kemi një valë tjetër pandemie. BERZH në raportin e fundit thotë se ekonomia e vendit nuk pësoi recesion të thellë për shkak të masave të marra nga qeveria dhe nga rindërtimi.
30 Qershor 2021, 20:29 -
Ekonomi
Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë dhe Huasë me BERZH, 100 milionë euro për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave
U nënshkrua sot marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për ASD
11 Qershor 2021, 15:35 -
Kronikë
Yuri Kim: BERZH ka investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, SHBA mbështet fuqimisht përmirësimin e qeverisjes dhe konkurencës
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se BERZH ka investuar në Shqipëri 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale. Kim nënvizoi ndër të tjera, se SHBA, mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar konkurrencën e biznesit, qeverisjen, forcimin e diversifikimit të energjisë, si dhe nxitjen e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
13 Prill 2021, 19:01 -
Impiant fotovoltaik lundrues në HEC-in e Vaut të Dejës! Beci: Në bashkëpunim me BERZH po ndërtojmë parkun me kapacitet më të lartë në rajon
Me financim të BERZH në Shqipëri do të ndërtohet një park diellor në liqenin e Vaut të Dejës. Ai do të ketë përmasat më të mëdha në Rajon, ndërsa ndërtimi do të nisë brenda këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i KESH Benet Beci.
5 Mars 2021, 16:34 -
Shqipëria e 9-ta në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave. Një studim i profesorëve Drini Imami dhe Engjëll Shkreli, i financuar nga BERZH, vërteton se arroret (dhe veçanërisht gështenja) përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetet ku bujqësia intensive nuk është e përshtatshme, dhe ku alternativat e punësimit janë të pakta
3 Shkurt 2021, 08:36 -
Banka Europiane e Investimeve 80 mln euro Bashkisë së Tiranës për transformimin e furnizimit me ujë të kryeqytetit
Përmirësimi i bilancit falë menaxhimit të mirë dhe eliminimit të humbjeve, e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një partner të besueshëm për institucionet financiare ndërkombëtare.
21 Dhjetor 2020, 10:29 -
Përballimi i situatës së COVID/ Meta dekreton kredinë 15 mln euro që Shqipëria do marrë nga BERZH: Të veprohet shpejt, Kuvendi e vonoi 11 ditë
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar kredinë 15 mln euro që Shqipëria do të marrë nga BERZH. Bëhet fjalë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, për të cilën Meta ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji
15 Dhjetor 2020, 17:25 -
Komisioni i Ekonomisë miraton dy projektligje të rëndësishme! I jep ‘OK’ ratifikimit të marrëveshjes së huas me BERZH për reagimin ndaj emergjencës COVID
Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e radhës dy projektligje, atë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për programin për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri” si edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”
1 Dhjetor 2020, 16:44