-
Pse Berisha nuk ‘preket’ dhe pse identifikohet me shtetin!
Atë që di të menaxhojë më shumë ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha është manipulimi i turmës së tij ose narracioni për të ashtuquajturën rikthimin e tij, si nevojë për PD-në. Për publikun, që ndoshta e ka harruar, kjo lojë është njëjtësuar me simbolikën e shtetit. Në një nga emisionet më të ndjekura për publikun, Berisha nuk pranonte të niste po të mos kishte flamurin kombëtar pranë vetes, sepse edhe i ikur e përfaqësonte sipas tij institucionin.
9 Maj 2022, 18:58 -
A po e përdorin hendekun gjinor Rama, Berisha dhe Meta në populizmin e tyre!
Procesi për konsultimet e presidentit dhe mënyra lineare dhe e qetë sesi po e zhvillon atë e Majta ka nxjerrë në pah një identikit të tij, që lidhej edhe me gjininë. Në fakt, kjo ka qenë retorika e fillimit të socialistëve, pasi pak më vonë kryeministri Rama ka kaluar në përshkrime të tjera.
6 Maj 2022, 08:39 -
Ben Andoni: Berisha, është e keqja më e pakët në PD
Nëse do të vazhdojmë të merremi me mënyrën sesi drejton Sali Berisha, sesi organizon “Rithemelimin”, si organizoi Foltoret, si e materializoi Kuvendin e 30 Prillit, thjesht jemi pjesë të propagandës indirekte që i shërben ish-liderit historik dhe mëtuesit kryesor për kryetar në vitin 2022.
2 Maj 2022, 16:09 -
1 vit nga 25 prilli/ Andoni: Jemi popull pa memorie! Politika po e zhvendos vëmendjen te presidenti i ri! Ngjela: Mazhoranca në apati se s’ka opozitë
Një vit pasi mori mandatin e tretë qeveria përmbushi pjesërisht disa premtime, pa mundur të realizojë të tjerat. Për analistin Ben Andoni, shqiptarët harrojnë shpejt dhe nuk kërkojnë llogari, ndërsa avokat Spartak Ngjela thotë se mungesa e opozitës i lë dorë të lirë mazhorancës.
25 Prill 2022, 16:26 -
A mund ta kthejë Rama, populizmin e tij në vlerë për pushtet!?
Ajo që i atribuohet dhe e identifikon më së shumti Demokracinë e sotme është mundësia e shprehjes së lirë. Por, në dekadat e para të shekullit XXI, studiuesit, pas kësaj lirie të pamatë duken pak të tkurrur në mendim sa i përket atributeve që ka marrë kjo lloj lirie.
22 Prill 2022, 21:55 -
Ben Andoni: Drejtësia s’po vepron, po lejon Berishën që të përkeqësojë mjedisin politik në vend! E ka futur PD-në një qorrsokak
Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës, organet e drejtësisë, jo vetëm nuk po ndihmojnë mjedisin toksik politik tek ne, por po e lënë jashtë procesit, duke e përkeqësuar, thotë opinionisti Ben Andoni
12 Prill 2022, 19:11 -
Paradokset tona/ 'Krenari' të jesh i Djathtë, 'Belbëzim' të jesh i Majtë!
Paçka se ideologjia mirëfilli është shumë e paperceptueshme prej shumë njerëzve, qoftë të thjeshtë por edhe ata që merren intensivisht me politikë, ka një krenari të pashpjeguar, ashtu si edhe jo pak cinizëm në shprehjen e shumë syreshëve, kur përmendin kahun e tyre politik.
8 Prill 2022, 20:11 -
Presidenti Vuçiç e vendosi në fron Autoritarizmin, Rama po i afrohet?!
Nëse do të kuptoje dhe të zbërtheje të gjithë paradoksin serb të zgjedhjeve mund ta kuptoje nga një element i thjeshtë. Kishte pesë kandidatë të së Djathtës dhe dy që shkonin dhe pak përtej vijës ideologjike të së Djathtës. Tek këta dy të fundi ishin edhe mëtuesit kryesorë të postit të presidentit: Vuçiç dhe Ponos.
4 Prill 2022, 21:24 -
A po shkon e Djathta drejt radikalëve dhe nevoja e protestave?!
Ditët e protestave në Shqipëri po tregojnë realisht se njerëzit kanë nevojë të shkarkohen për rritjen e pafre të çmimeve, por ashtu edhe për përballjen e qeverisë Rama. Argumenti i drejtë i tij se: si vend i NATO-s, Shqipëria nuk mund të protestonte për pasojat e luftës, nuk e justifikon megjithatë përballjen para njerëzve dhe sidomos cinizmin e qeverisë së tij.
21 Mars 2022, 08:05 -
Lufta në Ukrainë, Ben Andoni në 'Repolitix': Asgjë s'do jetë njësoj, Kosova është para një vështirësie të madhe! Hajdari: BE do ta imponojë Serbinë që ta njohë si shtet i pavarur
Pas luftës në Ukrainë, asgjë nuk do të jetë njësoj dhe ky është emëruesi i përbashkët i të gjithë analistëve të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Analisti Ben Andoni, thotë se është momenti që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen, pasi sipas tij Prishtina zyrtare mund të jetë pjesë shkëmbimi interesash në tentativat për një zgjidhje me Serbinë.
16 Mars 2022, 23:01 -
Çajkovski për Putinin si kanaçia kundër komunizmit
Më 4 Mars të vitit 1877 u shfaq për herë të parë në Teatrin Bolshoi në Moskë baleti “Liqeni i Mjellmave” me muzikën e Çajkovskit. Po në këtë ditë, por gati 150 vite më vonë, i gjithë stafi i kanalit televiziv “TV Rain (Dozhd)” në Rusi dha dorëheqjen mu në transmetimin e drejtpërdrejtë duke thirrur “Jo luftë”.
7 Mars 2022, 22:56 -
Si ndikoi Kosova për metamorfozën e Rusisë nga anëtarësimi te NATO tek agresioni i Ukrainës?!
Për të parë kaosin e qëndrimeve në Ballkan mjafton të shikosh dhe të kuptosh ngrefosjen e fundit të shumë individëve dhe qeverive, të cilat direkt apo indirekt po përkrahin invazionin e tmerrshëm të Putinit mbi Ukrainë.
3 Mars 2022, 17:28 -
Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin
Ka të ngjarë që pyetja nëse do të krenohen më serbët në Ballkan me Rusinë të ketë përgjigje vetëm nga zhvillimet e fundit të invazionit, të cilat do të ndodhin me Ukrainën. Por pasja e armëve bërthamore gati për përdorim, kërkesat e vazhdueshme të Serbisë dhe kërcënimi i vazhdueshëm i saj, si edhe oreksi i pakursyer i Rusisë të mos ndalen kaq thjeshtë.
28 Shkurt 2022, 18:32 -
Pse ne shqiptarët i vlerësojmë pak të zgjedhurit tanë dhe një kompilim nga Ivan Krastev
Pse demokracia liberale po ç’flluskon në kohën tonë? A nuk e deshëm vallë vetë ne dhe në vitin 1990 të gjithë thërrisnim me një zë “Liri, Demokraci”? Pse shuhen aq shpejt premtimet e të zgjedhurve tanë të pushtetit lokal dhe atij qendror dhe ne sërish i votojmë?
23 Shkurt 2022, 17:12 -
Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arnimi i Kushtetutës
“Pasoja juridike” e munguar: Kjo ishte kamerdarja që shpëtoi sipas specialistëve të së Drejtës Kushtetuese, presidentin e vendit, Meta. Që do të thotë, thirrjet e tij të çartura të na kishin hedhur në luftë me njëri-tjetrin dhe vendi të digjej e të ngulfatej prej sfurqeve të artikuluara prej tij, atëherë do e meritonte shkarkimin.
18 Shkurt 2022, 18:47