-
KED mblidhet për herë të parë pas shkarkimit të Dvoranit, nën drejtimin e Vitore Tushës
Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga KLGJ si anëtar i Gjykatë së Lartë dhe rrjedhimisht edhe si kreu i KED, ka bërë që kjo e fundit të thërrasë mbledhjen e parë që do të drejtohet nga Vitore Tusha e cila duke qenë se mbante postin e nënkryetares vendoset automatikisht kryetare në detyrë e KED.
25 Qershor 2020, 19:38 -
Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë opinionin e Komisionit të Venecias për debatin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke fshikulluar të gjitha palët, përfshirë edhe Presidentin që e shpalli si fitore. "Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje", thotë Kim, që shton më tej se "asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor dhe asnjë nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim".
25 Qershor 2020, 18:01 -
Emërimet në 'Kushtetuese'/ Meta: 'Venecia' s'kishte kritika për mua! Dvorani shkaktari i përplasjeve presidencë- Kuvend!
Presidenti Ilir Meta ka analizuar katër pikat më kryesore, siç ai i cilëson nga opinioni i Komisionit të Venecias, për emerimet në Gjykatën Kushtetuese. Për Metën, 'Venecia' konfirmoi që ai kishte të drejtë, dhe se përgjegjës kryesor për ngërçin procedurial ka qenë ish- kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësië, KED, Ardian Dvorani.
22 Qershor 2020, 14:44 -
'Venecia' kërkoi depolitizimin e AMA-s për 'Anti-shpifjen', PD: Rama synon të emërojë atë që i shkruan fjalimet
Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi u shpreh sot se Edi Rama po çon përpara planin për të shndërruar në institucion thellësisht partiak AMA-n dhe Këshillin Mbikëqyrës të Radio Televizionit Shqiptar, duke treguar se plani i tij nuk është media e lirë, por kontrolli i saj, përmes emërimeve politike në këto institucione.
21 Qershor 2020, 12:53 -
'Venecia' i jep fund debatit Kuvend-Presidencë, i jep të drejtë Ilir Metës për emërimet në Kushtetuese
Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku duket se justifikon veprimet e Presidentit Meta dhe i jep të drejtë faktit që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjidh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues.
19 Qershor 2020, 19:38 -
Raporti/ 'Venecia' rrëzon 'Antishpifjen': Ligji ka probleme, nuk është gati për miratim! Rama: Do të adresojmë sugjerimet
Komisioni i Venecias rrëzon paketën e antishpifjes duke theksuar se nevojitet të bëhen ndryshime. Në opinionin përfundimtar thuhet se ligji ka paqartësi dhe rrezikon lirinë e shprehjes. Kryeministri Rama e ka mirëpritur këtë qëndrim duke theksuar se do nisë puna për adresimin e gjithë sugjerimeve bëra.
19 Qershor 2020, 16:38 -
PPE vlerëson 'Zgjedhoren': U plotësuan 2 kushtet për integrimin në BE! Anuloni Anti-Shpifjen
Grupi i Partisë Popullore Europian ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore me konsensus, duke e cilësuar si plotësimin e një prej kushteve të vendosur nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.
9 Qershor 2020, 19:10 -
Publikohet drafti i Venecias: Ligji Anti- Shpifje i paqartë, s'është gati për miratim! Qeveria ta rishikojë
Komisioni i Venecias publikon draft-opinionin për ligjin 'Anti-shpifje'. Në konkluzionet e këtij drafti, thuhet se ligji Anti- Shpifje nuk është gati për miratim pasi ka paqartësi dhe ndikon në lirinë e fjalës
5 Qershor 2020, 17:09 -
Drafti i Venecias për Kushtetuesen/ Presidenca: Meta as nuk rrjedh raporte konfidenciale, as i komenton ato
Presidenca ka zgjedhur që të mos komentojë raporton draftin e Komisionit të Venecias lidhur me debatin mes Presidentit Ilir Meta dhe shumicës socialiste për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
29 Maj 2020, 21:19 -
Zbulohet drafti i 'Venecia'-s për Kushtetuesen: Rregulli i radhës për emërimet duhet të ndryshohet! Rrëzon PS-në për betimet, duhen të ndërhyhet në Kushtetutë
Report Tv siguron draftin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni kërkon ndryshimin e rregullit të radhës për emërimet dhe të hiqet sekuenca. Gjithashtu Venecia rrëzon nismën e PS-së që i heq betimin Presidentit duke kërkuar që të ndërhyhet në Kushtetutë.
29 Maj 2020, 19:29 -
Emërimet në Kushtetuese dhe paketa Antishpifje/ Komisioni i Venecias jep opinionin më 18-19 qershor 2020
Komisioni i Venecias do të dorëzojë më 18-19 qershor 2020 opinionin përfundimtar në lidhje me çështjen e dërguar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për Paketën Anti-shpifje.
26 Maj 2020, 09:32 -
Kriza me qeverinë në Kosovë, 'Venecia' refuzon të shqyrtojë kërkesën e Albin Kurtit: Respektojmë Kushtetuesen
Komisioni i Venecias ka theksuar se nuk do ta shqyrtojë këtë kërkesë meqenëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë është duke e trajtuar kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit të Kosovës për mandatarin e ri.
5 Maj 2020, 18:26 -
Kryeministri Albin Kurti kërkon opinionin e Komisionit të Venecias rreth kompetencave të Presidentit për mandatarin
Në Kosovë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaci në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit
2 Maj 2020, 13:01