-
Ministrja e Drejtësisë në Serbi: Nuk do të heqim kurrë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së
Ministrja serbe e Drejtësisë beson se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër, siç shprehet ajo, “kriminelëve të luftës”.
11 Gusht 2020, 13:34 -
Kosovë, 14 viktima dhe 172 raste të reja me COVID-19! Kurti letër ambasadave të huaja: Na ndihmoni
Bilanc tragjik i Covid-19 në Kosovë, shënohen 14 viktima 24 orët e fundit, duke e cuar në 341 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ish/kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në Kosovë, rreth situatës me Covid-19 që ta ndihmojnë vendin, pasi, sipas tij, në shtator do të ketë katastrofë humanitare.
10 Gusht 2020, 19:35 -
15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë! Ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, 88 raste të reja, 6 viktima
156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,862. Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut shënohen 6 viktima dhe 88 raste të reja me covid-19.
5 Gusht 2020, 16:20 -
Po vinte me pushime, luftëtari i UÇK-së ndalohet në Morinë pas urdhrit serb! Policia shqiptare e mohoi! Ministrja e Kosovës: Fola me Cakajn, u lirua
Ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati u ndalua ditën e sotme teksa po vinte me familjen për pushime në Shqipëri. Policia shqiptare e mohoi lajmin. Por përgënjeshtrimin e policisë së Shqipërisë e hodhi poshtë ministrja e Jashtme e Kosovës që deklaroi se pasi mësoi rastin telefonoi homologun e saj Gent Cakaj. Meliza Haradinaj-Stbulla u shpreh se Gent Cakaj veproi shpejt dhe sqaroi që Kastrati u ndalua për verifikim dhe lirua, ndryshe nga sa deklaroi drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit shqiptar.
2 Gusht 2020, 12:49 -
Rëndohet gjendja në Kosovë, 10 të vdekur dhe 224 raste të reja me COVID-19
224 raste të reja të infektuarish me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe 10 persona kanë vdekur në Kosovë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani njoftoi se këto shifra dolën pas 434 testimeve.
1 Gusht 2020, 16:44 -
Kosova ashpërson masat! Qytetarët që vijnë nga vende me risk të lartë, detyrohen të bëjnë tamponin, ndryshe karantinë për 7 ditë
Sipas mediave kosovare, nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duhet të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.
27 Korrik 2020, 22:40