-
Lorenc Vangjeli: Lufta e Tiranës, asgjë nuk është ashtu siç duket: Miq të rremë, aleatë me 'armikun'
Bashkia e Tiranës është fusha kryesore e betejës së ardhshme politike. Ajo është një ndeshje politike, ndonëse kushtetuta e ligji zgjedhor i konsideron ato si zgjedhje administrative e vendore. Nga njëra anë është dyshja Rama e Veliaj, me PS-në në sfond dhe me gjasë edhe dy parti aleate dhe nga ana tjetër, ndodhet çifti i ribashkuar Berisha e Meta, nën siglën e PL-së, PD-së së perçare, Bashën në divorc dhe portretin e kandidatit të përbashkët në sfond.
3 Nëntor 2022, 15:42 -
‘Do përfundojnë si Musolini dhe dashnorja e tij’, Vangjeli për deklaratën e Metës: Ja kur ishte krisja e parë e tij me Ramën! Kryeministri e trajtoi Bashën si 'zonjushë besnike'
Një deklaratë disi e nervozuar dhe e ashpër njëkohësisht ishte ajo e Metës ditën e djeshme në konferencë për mediat ku tha se Rama dhe Basha do përfundojnë si Musolini dhe e dashura e tij Klareta, pas Luftës së Dytë Botërore.
27 Tetor 2022, 19:33 -
Bashkimi për vendoret/ Patozi në Kontrast: Berisha e Meta s’bëjnë as gjysmën e opozitës, s’janë frymëzues! Hallexhinj, duan të bëjnë jurinë e së djathtës
‘Dy Hallexhinj që kërkojnë të shpëtojnë njëri-tjetrin’. Ky ishte konkluzioni i arritur i ish deputetit demokrat, Astrit Patozi për marrëveshjen e sotme në një tokë neutrale të ish kreut të qeverisë Berisha dhe ish kreut të shtetit Meta
27 Tetor 2022, 19:21 -
Lorenc Vangjeli: Kush është deputeti i bllokuar me shirit nga policia dhe kamxhiku për shejtanët
Një pallat në Tiranë u bllokua me shirit të verdhë: Ndal, mos kalo, policia! Si një skenë krimi. Më pas një deputet, kapërceu dilemën e tij për ta përdorur apo jo foltoren e kuvendit për një “çështje personale” dhe tha se policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin privat për arsye politike.
26 Tetor 2022, 10:53 -
Sherr në studio, Noka: Genta Sula skllave e Ramës! Vangjeli: Shërbëtore ekselente e qytetarit
Çështja e dosjes së Ilir Metës dhe sjellja e Autoritetet të dosjeve dhe kryetares së saj ishte tema e një debati të ashpër mes deputetit Flamur Noka dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv. Noka akuzoi drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve si skllave të Ramës, ndërsa Vangjeli tha se ajo është një shërbëtore ekselente e qytetarit.
20 Tetor 2022, 20:16 -
Vdekja e të riut në duart e policisë, Vangjeli: Duhet respekt, dhembjen e ngushëllon vetëm e vërteta! Noka: Vrasja shtetërore, fshehin të vërtetën
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti gjatë mbrëmjes së kaluar teksa ishte shoqëruar nga policia ishte pjesë e debatit sot në ‘Kontrast’ në Report Tv. Gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se politika, edhe në këtë ngjarje, bëri atë që ka bërë gjithmonë, shamatën dhe sherrin e saj. Vangjeli bëri thirrje për zbardhje sa më parë, pasi vetëm përmes së vërtetës ngushëllohet dhembja.
20 Tetor 2022, 19:33 -
Rezoluta Marty/ Vangjeli në Report TV: Ne socialistët konseguentë, Berisha thellon mëkatin
Analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit që socialistët në iopozitë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në qeveri, referuar këtu rastit mbi raportin e Dick Marty-in. Në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se socialistët kanë qenë konseguentë në politikën e tyre, e ndërsa analizoi edhe vendimet e opozitës se sotme, ku tha se në vend që të bëjnë një hap pas, kanë vijuar me “zhurmë dëshpëruese” që i nxjerr edhe më keq.
17 Tetor 2022, 19:57 -
Lorenc Vangjeli: Dilema tunduese, me Dick-un apo Shqipërinë
Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekziston mundësia “edhe, edhe”, por vetëm zgjedhja “ose, ose!”. Ose me Shqipërinë, ose me Dick-un. Nuk mund të ketë edhe me Shqipërinë, edhe Dick-un njëherësh. Sot, vetë senatori Marty, dikur në përpjekje për të hedhur dritë mbi krime të supozuara lufte, ndoshta fsheh një mister edhe më të madh paqeje.
16 Tetor 2022, 14:53 -
Fjalimi i Ramës në KiE, debati në ‘Konstrast’, Këlliçi: Spektakël, vetëm për propagandë! Vangjeli: Dhimbje që politika s'i tejkaloi ‘syzet’ e ideologjisë
Opozita shqiptare, edhe pse ka shprehur të njëjtin qëndrim për raportin e Dick Marty si Qeveria e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Qëndrimin e ka përforcuar në ‘Kontrast’ në Report Tv deputeti Belind Këlliçi.
13 Tetor 2022, 19:34 -
Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Këlliçi ‘shuan zërat’ në Kontrast: Nuk e aspiroj! Për fitoren në zgjedhje do bashkohemi me çdokënd
‘Një pakt me djallin kundër Metës’- kështu e cilësonte dikur Berisha mposhtjen e Ilir Metës, një deklaratë të cilën analisti Lorenc Vangjeli e solli si paranezë përballë deputetit të Rithemelimit, Belind Këlliçi në emisionin Kontrast
13 Tetor 2022, 19:23 -
Lorenc Vangjeli: Kur ke fasule në tryezë, nuk ke pse ankohesh për zhurmat të nesërmen
Nëse një amvisë ka vetëm fasule dhe qepë në dollapin e saj të ushqimeve është e pamundur t’i kërkohet asaj që të servirë në tryezë, fjala vjen, një delikatesë në trendin e sotëm të kulinarisë së Tiranës si sushit. Afërmendsh që amvisa nuk do të jetë përgjegjëse për therjet e stomakut në mbrëmje dhe gurgullimat e zhurmshme gjatë të nesërmes.
11 Tetor 2022, 22:05 -
Vangjeli në Report Tv: S’do ishte çudi që Berisha t'i kërkonte votën Bashës! ‘Vendoret’, përgatitje e Metës për zgjedhjet parlamentare
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur i bindur se në zgjedhjet vendore të 2023, synimi i Ilir Metës nuk ëhstë fitimi i një Bashkie, por e konsideron një sprovë e Partisë së Lirisë për t’u ringritur dhe për të qenë gati në zgjedhjet parlamentare te 2025.
10 Tetor 2022, 20:18 -
Pse u takua Rama 'kokë më kokë' me Begajn? E zbulon Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Diskutuan për kreun e ri të SHISH, 3 kushtet që duhet të plotësojë
Fati i drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili aktualisht ka në krye nënkryetarin, ka qenë arsyeja e takimit të Kryeministrit Rama sot me Presidentin Begaj në Presidencë.
3 Tetor 2022, 18:41 -
Publikim të dhënave të publikuara nga hakerat? Vangjeli në 'Kontrast': Jemi në luftë, të sillemi si në situatë! Bushka: Informacioni ka dalë nga armiq
A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik.Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkusht duhet të jetë si në një situatë lufte.
3 Tetor 2022, 18:30 -
Lorenc Vangjeli: Kur Luli pret të rivijë si fitues nga rihumbja e Berishës
Pak më shumë se një gjysëm shekulli më parë, trojka e mrekullueshme e ekranit të filmit, i paharrueshmi Rikard Ljarja, i madhi Timo Flloko dhe dekani Demir Hyskja, shkëlqenin në filmin Kur zbardhi një ditë.
3 Tetor 2022, 16:26 -
Vangjeli në Report Tv: Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës
Sot, për analistin Lorenc Vangjeli, Ilir Meta nuk është më një boksier i peshave të rënda që është vënë të luajë muzikë klasike me doreza boksi. Rrethanat kanë ndryshuar, e për rrjedhojë Vanegjli thotë se edhe roli i Metës, tani më është krej i ndyshëm.
29 Shtator 2022, 20:00 -
Opinion
Vangjeli: Nën maskat e policëve që arrestuan Doktorin, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senatorium e gjetkë nëpër Shqipëri, duhet të kalosh fillimisht një postobllok. Merr një biletë parkingu që kushton njëqind lekë në dy orët e para dhe pastaj kjo shumë shtohet me njëqind lekë për çdo orë të tepërt qëndrimi në ambientet e spitalit.
26 Shtator 2022, 16:19 -
Lajme nga emisionet
Hetimet për aferën me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Së shpejti do ketë të arrestuar
Shumë shpejt do të ketë arrestime për aferën e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani. Ky ishte paralajmërimi që bëri analisti Lorenc Vangjeli në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Pavarësisht kësaj, thotë se nuk do të preket Sali Berisha, i cili së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi priten të thirren për të dëshmuar në SPAK.
22 Shtator 2022, 19:05 -
Lorenc Vangjeli: Dy standartet e Doktorit për SHBA, refuzon Blinken, por e bind një burim anonim shërbimesh
Në jurisprudencë ka një aksiomë që e quan të munguar, drejtësinë e vonuar. Por në Shqipëri, për shkak të traditës jashtëzakonisht të keqe të sistemit gjyqësor në raport me pushtetet e tjera, duhet shtuar pa mëdyshje se drejtësia e vonuar është më e mirë se drejtësia e munguar.
21 Shtator 2022, 10:34 -
Lorenc Vangjeli: Hakmarrja e Sokol Olldashit me Berishën, Metën dhe Bashën
Ka një emër që vjen nga e shkuara që i bën bashkë në të sotmen të tre, Berishën, Metën e Bashën. Ai është Sokol Olldashi. Bestytnia që pranon se mallkimi i të vdekurit shuhet vetëm kur i kërkohet falje në varr, mund të marrë shpjegim edhe nëse vetëm vijëzohet rrugëtimi i çuditshëm i vetë Lulzim Bashës në politikë.
18 Shtator 2022, 10:13